Hoti: Vendimi i SHBA-së është “zile alarmi” për Kosovën, Osmani s'e mbrojti Kushtetutën nga sulmet e Kurtit

13 Shtator 2025, 19:25Rajoni TEMA
Hoti: Vendimi i SHBA-së është “zile alarmi” për

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të ndërprerë Dialogun Strategjik me Kosovën, duke e quajtur atë një goditje të rëndë me pasoja afatgjata, nëse nuk ndryshon kursi politik në vend.

“Goditja që mori dje shteti i Kosovës nga ndërprerja e dialogut strategjik Kosovë-SHBA do të ketë pasoja afatgjata nëse nuk ndryshon kursi i zhvillimeve politike. Të mos harrojmë se jemi edhe nën masa financiare të BE-së për më shumë se dy vjet.”

Ai kritikoi Presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se vendimi i ShBA-së do të ishte i shmangshëm nëse ajo do të kishte përmbushur detyrimin kushtetues për të mbrojtur Kushtetutën, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, institucionet e drejtësisë, gazetarët, bizneset dhe komunitetet pa dallim nga presioni i deputetit Albin Kurti dhe Vetëvendosjes.

“Ky vendim i SHBA-së do të ishte i shmangshëm sikur Presidentja Osmani ta kishte përmbushur detyrimin e saj kushtetues, duke marrë përgjegjësinë për të mbrojtur Kushtetutën dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, institucionet gjyqësore e prokuroriale, gazetarët, bizneset dhe komunitetet pa dallim nga sulmet dhe presioni i Kurtit dhe Vetëvendosjes. Në vend të kryerjes së obligimit të saj kushtetues, Osmani në vazhdimësi zgjidhte heshtjen ose radhitej pas Kurtit”, - shtoi Hoti.

Sipas Hotit, vendimi i Uashingtonit është një “zile e re alarmi” për ata që mbajnë përgjegjësi politike dhe institucionale, të cilët, sipas tij, “vitet e fundit Kurti i ka tërhequr zvarrë drejt narratives së tij populiste popullizmit të mbrapshtë që solli këtë vendim të SHBA-së”.

“Ky vendim i SHBA-së është zile e re alarmi për ata që bartin përgjegjësi institucionale apo politike, shumë prej të cilëve viteve të fundit Kurti i ka tërhequr zvarrë drejt narratives së tij të popullizmit të mbrapshtë që solli këtë vendim të SHBA-së.

Zilja ra sërish dhe shumë fuqishëm. Nesër, kur mund të bëhet vonë, askush nuk mund të thotë se nuk u zgjua ngase nuk i ra kush ziles. Zilja kishte rënë edhe në fillim të vitit 2020. Atëherë, LDK-ja zgjodhi partneritetin me SHBA-në para ruajtjes së pozitave qeveritare.”

6 Komente

  1. E
    Europian

    Per momentin, nuk ka KOSOVE pa ALBIN! Do te pendoheni shpejt per kete loje te piste anti ALBIN. Marsho albin! USA do te te mbroje, sido qe tja kene shitur situaten trumpit! Dallaverexhinjte e territoreve do te shuhen!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Abu Aqif Al Kosovi

      Kosova eshte shteti me i zhvilluar ne ballkan, me ushtrine me te forte, popullaten me inteligjente.

      Përgjigjjuni
      1. q
        qerimi

        Abu fondmentalisti ishalla nuk ta lexon Netanjahu kete emen ,e na kendej kufinit Shqipetar thojna: Te hypte vetja ne qejf.Tash po te shikjojm ndonje dite ne informacionin e lajmeve ,me byth perpjet.

        Përgjigjjuni
    2. p
      populli

      Hoti me gjithe respektin per Ju na kendej kena nji shprehi: "Fshati digjet e kurva krihet".

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vala

        Momenti eshte I veshtire, por I merituar se punuat kaq vjet per ta sjelle. Dhente zoti mos ndodhte qe te ktheheni atje ku ishit, por veshtire ti shpetoni me qelbesiren Kurtovic qe vute ne keye. Dhe mire tu behet, se e meritoni plotesisht.

        Përgjigjjuni
        1. v
          vend i nemur

          Hoti, vazhduesi i denje i poltikanit te madh dr Ibrahim Rugoves.Fatkeqesisht i lindur ne zooparkun kosovar, ku bejne ligjin al-bin dhe osman.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje