Sherr masiv në Greqi, plagosen 3 të rinj shqiptarë! Njëri prej tyre goditet me kaçavidë në bark dhe kofshë

25 Janar 2025, 12:23Rajoni TEMA
Sherr masiv në Greqi, plagosen 3 të rinj shqiptarë! Njëri

Një sherr masiv ka ndodhur në rrugën “Pefkon 92” në Metamorfosi të Athinës në Greqi, ku si pasojë një 19-vjeçar shqiptar është dërguar në spitalin e Kryqit të Kuq me kaçavidë në bark dhe tre plagë në kofshë.

Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Dy bashkëkombës të tjerë të moshës 17 dhe 19 vjeç kanë plagë të lehta. Autoritetet policore kanë arrestuar 7 të dyshuar, mes të cilëve katër të rritur dhe tre të mitur.

Burime bëjnë me dije se grupe njerëzish nga Kifisia dhe Filadelfia ishin takuar në një moment të caktuar.

20 personat e përfshirë u ndanë në grupe dhe nisën të godisnin njëri-tjetrin. Sipas të njëjtave informacione, një dëshmitare okulare që ka parë se çfarë po ndodhte, u ka thënë djemve se kishte lajmëruar policinë por sërish nisën sulme më të rënda, si sulmi me kaçavidë.

Autorët janë larguar me një makinë të zezë dhe sipas vlerësimeve të para të autoriteteve duket se bëhet fjalë për një konflikt territoresh dhe mund të lidhet edhe me një ngjarje të ndodhur në Marousi.

3 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Fajn e ka Berisha! Shqiptart jan kom i dhunshm dhe barbar!lol

    Përgjigjjuni
    1. N
      NJE SHQIPTAR NGA JUGU I VENDIT

      Kalec spiuni eshte rekord i injorances ne krye te malokerise !

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pjeter Mustakuqi

        Jam puro nga jugu, problem?

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje