
Krijimi i një fronti europian dhe heqja e kufijve mes shqiptarëve, mbetet një nga objektivat kryesor i BDI-së në Maqedoninë e Veriut.
Lideri i kësaj force, Ali Ahmeti së bashku me kryeministrin e parë shqiptar, Talat Xhaferi zhvilluan një takim të premten në Kumanovë. Qytet ky ku rreth 30% e banorëve janë shqiptarë dhe që në zgjedhjet pasardhëse që do të mbahen pas 100 ditësh vota e tyre do të ketë një faktor të madh në formimin e qeverisë së re. Por për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kjo fushatë elektorale ka një rol të madh pasi synojnë që të drejtojnë qeverinë.
“Të bashkohen shqiptarët në Maqedoni. Të mbajnë mandat të fuqishëm. Sepse mandatet të japin edhe forcë. Mandatet të bëjnë të rëndësishëm si në tavolinë ashtu dhe në politikë. Prandaj ne nuk heqim dorë. I thërrasim të gjithë partitë politike të vegjël të mëdhenj. Kështu që hapësirë dhe vend ka për të gjithë. Të ushqejmë vllazërinë, bashkimin, sepse vetëm bashkë arrijmë tek objektivi”– tha Ali Ahmenti, kryetar i BDI.
Bashkëpunimi dhe me maqedonasit, për Ali Ahmetin, do të jetë kyç në këtë objektiv, të cilët po ashtu i sheh si aleatë.
“As nuk pendohem që kam qenë kundër ndarjes së Maqedonisë në vitin 2001 kur mua mu vendos përpara nga institucionet e shteti për ndarje. Dhe nuk pendohem. Sepse zgjodhëm rrugën më të drejtë edhe për shqiptarët edhe për maqedonasit, sepse çdo ndarje do të pasonte me tragjedi për të dy kombet. Nuk gjykuam me mendjen e forcës, por atë të arsyes. Jo qiraxhinj në shtëpinë tonë”– tha Ali Ahmeti.
Por teksa BDI ka nisur përgatitjet për fushatë dhe përmbushjen e detyrave në qeveri, partitë shqiptare vijojnë të jenë të përçara mes tyre. Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët Arben Taravari vendosi që t’i bashkohet opozitës shqiptare për zgjedhjet që do të mbahen në pranverë. Ky veprim ka nxitur debate brenda kësaj force pasi bashkëpunëtorët e tij kanë dalë kundër. Ish-kryetari i ASH-së, Ziadin Sela theksoi në rrjetet sociale se nuk ishte njoftuar për këtë vendim pasi deri më tani s’ka pasur asnjë ofertë koalicioni nga partitë e tjera politike.
Kend e quane “maqedonas” o debil Ali Ahmeti. Aty ja shqiptar maqedonas dhe sllavosevernjak. Sllavosevernjaket nuk kane asnjelidhje me maqedonasit. Debil, injorant e tradhetar.
Burre me te zotin se Ali Ahmeti, nuk ka nxjerre kurre Shqiptaret e Maqedonise. Me ardhjen e tij, Shqiptaret kane pushtet, kane Kryetar Kuvendi, kane Ministra, dhe sot kane Kryeminister Shqiptar. Le te zihen midis tyre ne Kosove, Maqedonia i ka bashkuar forcat e Shqiptareve.
Z. Ahmeti, ftesa apo thirja juaj për bashkimin e të gjitha partive shqipëtare është shumë e rëndësishme dhe e drejtë për të ardhmen, për të mos qenë, siç thoni ju, "qeraxhinj në shtëpinë tuaj".Por, me keqardhje ju them, se ju në të njëjtën kohë, e pranoni të qënit "qeraxhi" kur shqiptoni:- shqipëtarë të Maqedonisë dhe maqedonas( për sllavët). Treva e Maqedonisë, siç na thotë historia, është banuar që në fillesë nga shqiptarët dhe paraardhësit e tyre. Sllavët janë të ardhur në atë tokë. Në ardhje aty kanë gjetur shqipëtarët. Duke i quajtur sllavët: - jo sllavë të Maqedonisë por maqedonas dhe shqipëtarët shqipëtarë të maqedonisë ju pranoni autoktoninë e sllavëve dhe jo të shqipëtarve. Pra i bie që shqipëtarët të jenë qeraxhi dhe jo sllavët. Ky lloj emërtimi i gabuar, përdoret rëndom nga ne shipëtarët. Ky përdorim i raportit banues - qeraxhi duhet korigjuar patjetër sepse është mendësi e gabuar. E pavërtetë. Jo historike.
Timo, mund te besh teori sa te duash me lojera fjalesh. Fakti eshte qe Shqiptaret ne Maqedoni perfaqesojne diku tek 25-30% e popullsise te rregjistruar. Endrrat per nje Maqedoni Shqiptare shikojini ne shtepine tuaj, jo ne kurriz te shqiptareve.
Kur ke punë me teneqexhi, si ky Koco Xoxi, e me tregtarë duhani...
Or Amet Qamet ! Nga tia nis nuk e di. Ta zëmë bajrakun tënd shtyllë. Shqiptarër duhet të kenë me vete gjithmonë gërshërë, pe, gjilpërë. Kudo që duan ta valojnë bajrakun, e masin ventilatorin, përmasat e bajrakut do i presin në parametrat e 20% të SLUZBENA DRZAVNA ZASTAVA. Gjuha: Lexo ligjet rreth përdorimit të gjuhës: i pandehuri, pala etj, duhet të flas makedonski jazik, vo (sluzbena) sudskata postapkata. Ako pala ne znae makedonskata, moze da zboruva vo jazikoto sto go zboruvaat vise od 20% od grupacijata na etnickata...kaq, për deneska dvojazicno Edhe një shembull poshtërimi, të marrim gjykatën, shtëpinë e drejtësisë së diskriminimit. Po të dorëzoni një shkresë, plotësim padie , ankimim etj, të shkruar vetëm në gjuhën shqipe, nuk ta evidentojnë ngase teksti duheshka të shoqërohet me një tekst edhe na makedonski që i bie se me shkresën në gjuhën e "dytë zyrtare" e fshin prapanicën rehat...me shkronja të arta me ngjyrë të zezë...