
Ministri i Imigracionit dhe Azilit, Makis Voridis, si dhe zëvendësministrat e Punëve të Jashtme, Tasos Hatzivassiliou, të Zhvillimit Rural, Dionysis Stamenitis, dhe të Qeverisjes Dixhitale, Christos Boukoros, kanë paraqitur dorëheqjen nga postet ministrore.
Largimet e tyre nga detyra vijnë pas skandalit me fondet e keqmenaxhuara të BE-së për fermerët grekë, të trajtuara gjatë 6 viteve të fundit si subvencione të paligjshme. Dorëheqjet e tyre u pranuan menjëherë nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Sekretari i Përgjithshëm i Zhvillimit Rural, Giorgos Stratakos, gjithashtu dha dorëheqjen nga pozicioni i tij.
Personat që do të zëvendësojnë anëtarët e dorëhequr të qeverisë do të caktohen nga kryeministri gjatë fundjavës, kur ai do të ndodhet në Hania, dhe njoftimet përkatëse pritet të bëhen pas mbledhjes së kabinetit të hënën në mëngjes, raportohet në media.
Pjesë nga transmetimi i dosjes voluminoze të çështjes së OPEKEPE-së, të publikuara nga mediat greke, përmbajnë indikacione për përfshirjen e politikanëve dhe ministrave përkatës në këtë çështje famëkeqe. Sipas dosjes së çështjes së Prokurorëve Evropianë, ish-presidenti i OPEKEPE-së, Grigoris Varras, e kishte informuar dy herë ministrin Makis Voridis, me anë të letrave, në lidhje me parregullsitë në sistemin e ndihmës financiare.
Dy figura kyçe, Dimitris Melas dhe Athanasia Reppa (aktualisht në gjyq për raste individuale të OPEKEPE-së), u përpoqën të bllokonin auditimet nga grupi i Varras. Prokurorët Evropianë theksojnë se rezultati i kësaj mosmarrëveshjeje të brendshme ishte "dorëheqja" e Varras, e kërkuar nga ministri i atëhershëm Makis Voridis.
Për më tepër, kjo tregon përpjekjen sistematike të Greqisë, përmes personave të përfshirë, për të ndryshuar artificialisht shpërndarjen hapësinore dhe zonat e deklaruara, me qëllim shmangien e kontrolleve nga mekanizmat evropianë të mbikëqyrjes.
Hetimi i Zyrës së Prokurorit Publik Evropian ka të bëjë, ndër të tjera, me akuzat se gjatë periudhës 2019–2022, një numër i konsiderueshëm individësh janë paraqitur në mënyrë të rreme si fermerë të rinj, duke u prezantuar si pronarë ose qiramarrës të tokave të mëdha bujqësore/blegtorale, me qëllim përfitimin e pagesave/subvencioneve nga rezerva kombëtare.
Këto kullota ndodheshin shpesh larg vendbanimit aktual të aplikantëve dhe, në shumicën e rasteve, ishin toka publike të dhëna vetëm për kullotje për personat pa tokë. Në vitet që pasuan, deri në vitin 2024, ata dyshohet se kanë paraqitur deklarata të pasakta për bagëtitë dhe kanë kërkuar ndarjen e kullotës publike përkatëse, me qëllim aktivizimin dhe ruajtjen e të drejtave të pagesës.
Fiks si Frida. Sa mori vesh skandalin dha doreheqjen dhe plotesoi deshiren e Vinit te Netes, shkoi keshilltare ne kryeministri.
Ballkanasit e kane ne ADN vesin e hajdutllikut. Biles ata me te hershmit ne shekuj e kane edhe me te theksuar.
Greqirja, qe kur u shpik nga Katerina ruse, kshtu ka mbijetuar, duke vjedhur e mashtruar.
Arapet e Athines vete.......hajdutllik...mashtrim....parazite....fodullen e injorante..............tmerr
Zili qare te medhenj keta greket.Sa ben ndonje gje qeveria jone ata fap e kopjojne