
Presidenti bullgar Rumen Radev ka lënë të kuptohet se ai mund të thërrasë një referendum për veton e Sofjes për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, duke hedhur poshtë pretendimet se ai do të diskutonte këtë çështje me presidentin francez Emmanuel Macron.
Në bazë të informacioneve jozyrtare, mediat bullgare shkruajnë se Macron ka ftuar në takim Radevin dhe kryeministrin bullgar Kirill Petkov, i cili gjithashtu ka mohuar të ketë marrë ftesën.
Franca këmbëngul për një zgjidhje të shpejtë të mosmarrëveshjes Sofje-Shkup, përpara përfundimit të presidencës së saj të BE në 30 qershor, por ka pak mundësi që Bullgaria të tërheqë veton e saj deri atëherë.
Qëndrimi i Radevit është se vetoja nuk duhet të hiqet derisa Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në Kushtetutën e saj.
“Nuk ka përparim në këtë çështje ndërmjet Sofjes dhe Shkupit, kështu që nuk ka kushte për vizitën time në Paris. E vlerësoj angazhimin e partnerëve tanë evropianë, por dua të shoh rezultate reale”, tha Radev, duke shtuar se vendimet përfundimtare nuk i merr Kuvendi, por populli.
Petkov tha më herët se nuk ka përparim në zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes dy vendeve dhe se vetoja duhet të hiqet me vendim të Kuvendit. Sipas ligjit bullgar, presidenti mund të thërrasë vetë një referendum, rezultati i të cilit do të ishte i detyrueshëm për parlamentin nëse plotësohen kërkesat ligjore për pjesëmarrjen.
Sipas sondazheve të opinionit, 70 përqind e bullgarëve janë kundër bërjes së ndonjë lëshimi ndaj maqedonasve. Gjithashtu, në Maqedoninë e Veriut shumica e qytetarëve janë kundër lëshimeve në favor të Bullgarisë.
Ne nje kohe kur ekonomia e shteteve po integrohet ne ate globale, zgjidhja e problemeve kufitare duhet te behet vetem me REFERENDUME.
Bullgaria ka plotesisht te drejte! Pjesa me e madhe e sllaveve te Makedonise se Veriut jane BULLGARE dhe asgje tjeter, ne origjine, ne gjuhe, ne tradite dhe histori. (Nje pjese e sllavomakedonasve jane shqiptaret orthodhokse te sllavizuar). Nje sllavomakedonas dhe nje bullgar flasin normalisht me njeri-tjetrin secili ne gjuhen e tij, pa patur nevoje per perkthyes. Jane njesoj si te flasin mes tyre shqiptaret me kosovaret apo si shqiptaret me shqiptaromakedonasit. Ceshtje dialektore, por e njejta gjuhe. Deshira qesharake e sllaveve te Makedonise qe te vetquhen "makedonas" duhet te perfundoje tashme dhe ata duhet te pranojne realitetin. Sllavet e Makedonise jane bullgare perendimore. Nga ana tjeter te gjithe bullgaret ne Ballkan jane popullsi ardhacake, te vendosur gjate dyndjeve bullgare ne shek VII-te e.s. Bullgaret jane nje popullsi mikse turko-sllave, e gatuar ne brigjet e lumit Vollga, aty ku u perzjene turqit e ardhur nga stepat lindore dhe sllavet e zbritur nga stepat veriore. Prej brigjeve te Vollges bullgaret u nisen dhe kaluan Karpatet e u vendosen ne Ballkan. Bullgaret dikur para 2 shekujsh, filluan te tjerrin nje teori se jane "thrakas" pasardhes te Thrakeve te lashte, por u terhoqen shpejt prej atyre idiotizmave dhe tashme jane te qarte ne vetvete se cfare jane (jane turko-sllave). Ndersa keta bullgaret perendimore (te Makedonise se Veriut dhe te Jugut) ende vazhdojne me teorite qesharake sa jane "makedonas". Keshtuqe presioni qe bullgaret ju bejne shuleve (sllaveve te Makedonise) eshte mese i drejte, qe ata te pranojne perfundimisht se jane bullgare, ashtu si bullgaret e tjere, flasin bullgarisht, thjesht dialektin e perendimit dhe ti lene karagjozlleqet me historine! Pasardhesit e vetem te makedonasve te lashte pellazge, jane shqiptaret e sotem!
pune me m*t dmth. vk hyrjes ne eu. nuk dyshon njeri sidoqofte qe te jete vertet Bullgaria ajo qe bllokon. me mire gjeni partner neper bote se sa te vareni nga EU
Bullgaria ka te drejte.Maqedonet jane populli me ultranacionalist dhe shovenist ne bote.Kojshi ta keshe te strea e shtepise dhe kurre nuk te thote mirdita ose…ne shqipe.Maqedonia shqiptaret ende i trajon si 20% dhe jo si shqiptare.Kosova ende nuk eshte shtet ,kurse shqiperia zot na ruaj…
Po DIN, shtet që ka kryeministër mikun e ultrashovenistëve serbë. Bullgaria ka absolutikisht të drejtë.
Shqiperia eshte shtet ne forcim te vazhdueshem dhe i udhehequr nga njerez patriote dhe me vizion. Vetem njerezit e trashe nga trute nuk e kuptojne kete!
FRANCA - autorja e MARRËVESHJES së OHRIT, ose akti i kapitullimit shqiptar në FYROM.
Pallosh Tyrceliu, Marreveshja e Ohrit eshte fillimi i perparimit shqiptar ne hapesiren gjeografike te Makedonise. Gjithmone ka nje fillim dhe fillimi i perparimit shqiptar eshte pikerisht aty. Ajo marreveshje u organizua nga amerikanet o "patriot" i bythes!