Presidentja, Vjosa Osmani, kryeparlamentari, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, vazhdojnë të jenë liderët më të vlerësuar nga qytetarët e Kosovës për punën e tyre, megjithatë, të tre, që nga koha kur kanë marrë postet e tyre kanë pësuar rënie të konsiderushme.
Sipas gejtjeve të Pulsit Publik, matje kjo që bëhet çdo 6 muaj nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), tre liderët kryesorë të vendit kanë pësuar rënie sa i përket pëlqyeshmërisë së qytetarëve me punën e tyre krahasuar me vitet e kaluara.
SONDAZHI I PROGRAMIT TË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR ZHVILLIM
PËLQYESHMËRIA E PUBLIKUT NDAJ LIDERËVE TË KOSOVËS
VITI 2021 – VJOSA OSMANI – 63.7%
VITI 2024 – VJOSA OSMANI – 56.2%
VITI 2021 – ALBIN KURTI – 59.5%
VITI 2024 – ALBIN KURTI – 48.9%
VITI 2021 – GLAUK KONJUFCA – 59.2%
VITI 2024 – GLAUK KONJUFCA – 52.2%
Në maj të 2021, kur presidentja Osmani sapo ishte zgjedhur në krye të vendit, 63.7 përqind e të anketuarve ishin shprehur të kënaqur me punën e saj. Ndërsa, tani vetëm 56.2 përqind e tyre janë deklaruar të kënaqur.
Kryeparlamentari Konjufca e nisi punen e tij në krye të kuvendit me 59.2 përqind të pëlqyeshmërise nga qytetarët, ndërsa tani ka rënë në 52.2.
Duket se rënien më të madhe e ka pësuar kryeministri Kurti. Në maj të 2021, 59.5 përqind e qytetarëve të anketuar ishin të kënaqur me punën e tij, ndërsa 3 vjet më pas ai ka marrë vetëm 48.9 përqind.
Nga ana tjetër të dhënat e anketës tregojnë se 59.3% e shqiptarëve, 32.4% e serbëve dhe 62.5% e komuniteteve të tjera, besojnë se arritja e marrëveshjes Kosovë – Serbi do të ndikojë pozitivisht në jetën e qytetarëve të Kosovës.
Tre çështjet kryesore më të raportuara nga qytetaret gjatë kësaj ankete ishin varfëria, papunësia dhe rritja e çmimeve.
Vjosa eshte OK, por Mashtruesi Albin Kurti edhe ato Votaqe i ka ,i ka se Kosova ka shume Analfabetizem Funksional, e ka thene vet Albini, Albini Punon kundra Shqiptarise, Saboton Zhvillimin e Kombit Shqiptar dhe eshte Spiun i Grekut, shikoni sa Vizita ka bere ne Greqi dhe ke ka ne Grupin e tij qeverises, Greqi Serbi Albin. Ndaj Vellezer Kosovar hapni Syte.
Ik ore debil.
Hapni syte more injorant odash, qe degjoni akoma ata pleqte qe shurrosin ne breke. Moret veten ne qafe me kete maskara qe quhet Al-bin Laden.