Spahiu: Ata që për një grua e lënë Kosovën 5 muaj pa shtet janë ose idiotë, ose spiunë të Beogradit!

17 Qershor 2025, 09:24Rajoni TEMA
Spahiu: Ata që për një grua e lënë Kosovën 5 muaj

Deklarata e presidentit amerikan për konfliktin Serbi-Kosovë që zgjidhi është pozitive për rajonin, por ajo që të shqetëson në faktorin politik shqiptar dhe veçanërisht në Prishtinë, edhe egoja e tepruar personale për ta lënë Kosovën pa shtet prej 5 muajsh. Dhe kjo tregon se ose janë politikanë idiotë, ose janë spiunë të Beogradit.

Kështu u shpreh juristi Kreshnik Spahiu në ‘Studio Live’, për krizën në Kosovë, e shoqëruar kjo edhe me komentin për deklaratën e shefit të Shtëpisë së Bardhë.

“Deklarata e Trump në pjesën më të madhe është qëndrim pozitiv, deklaratë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, që i vë vulën edhe asaj marrëveshjeje në Shtëpinë e Bardhë, që rrjedhimisht çon te pavarësia përfundimtare e Kosovës. Në atë marrëveshje përfshihet edhe njohja nga Izraeli, por edhe për njohje reciproke nga Serbia, e shtetit të Kosovës gjithashtu.

Sigurisht që Trump e tregon edhe për interesat e tij, sepse SHBA ka edhe interesat e saj. Pra na heq atë frikën se mund të kthehet në konflikt të mundshëm, pra shpreh paqen. Nga ana tjetër, zërat poshtë presidentit amerikan kanë treguar se SHBA-të nuk do kenë më rolin e ndërhyrësit, avokatit. Trump e konsideron të konsoliduar konfliktin Serbi-Kosovë”, theksoi juristi për Report Tv.

Ai iu referua edhe një deklarate të ish-ambasadorit Kristofer Hill, që tashmë shtetet e Ballkanit duhet t’i zgjidhin vetë konfliktet e tyre, që tregon se Amerika tani do qëndrojë më larg. Por ai u shpreh skeptikë, sepse politikanët shqiptarë priren më shumë drejt egos personale dhe konflikteve mes tyre, sesa për t’i zgjidhur ato. Dhe për shembull mori situatën dhe krizën politike në Kosovë.

“Edhe ambasadori në Beograd, Kristofer Hill tha se shtetet e Ballkanit nuk duhet të presin që Amerika t’i zgjidhë konfliktet e tyre, Kosova dhe Serbia tani t’i zgjidhin vetë konfliktet. Por jam pak skeptik për këtë, sepse po të shohësh një tufë politikanësh shqiptarësh, kanë lënë 5 muaj pa shtet një vend, për një grua, një emër, në rastin më të keq kemi të bëjmë ose me politikanë idiotë, ose me spiunë të Beogradit. Është turp për politikanë që e lanë vendin pa drejtues prej 5 muajsh. Edhe vetë Vuçiçi po ta kishte shkruar këtë skenar”, shtoi juristi në analizën e tij.

Ai shprehu edhe habinë se si presidenti apo Gjykata Kushtetuese nuk ndërhynin për ta zgjidhur krizën politike, teksa vuri theksin e sindromit të egos që ka faktori politik shqiptar dhe urrejtja ndaj njëri-tjetrit, që sipas tij, e kalon edhe urrejtjen që kanë serbët ndaj shqiptarëve.

“Habitem se si presidentja dhe Gjykata Kushtetuese nuk ndërhyn, duhet të funksionojnë mjetet kushtetuese. Urrejtja e shqiptarëve ndaj njëri-tjetrit po kalojnë edhe urrejtjen serbe, nuk ka mundësi që kjo urrejtje të kalojë edhe atë të Serbisë. E gjitha kjo vetëm për shkak të egos politike, nuk është vetëm për Albulenën, nuk është për një grua, por është për interes politik, është për ego politike. Madje edhe këtu partia e parë ka 84 vota dhe përsëri ka probleme. Por jo atje kur me 43% jo vetëm nuk je shumicë, por edhe nuk e lëshon, vazhdon dhe e mban”, përfundoi Spahiu analizën e tij për situatën në Prishtinë.

15 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    spahi o RrK"Ata që për një grua e lënë Kosovën 5 muaj pa shtet",do ndrshonte gjë sikur të propozohej një burrë??nuk është problem gruaja mor debil erdoganist,por është problem kokfortësia perj diktatori të thekur,prej erdoganisti si puna tënde!!or hajvan ty,dhe gomerëve si ty nuk ju del shpirti pa e nxjerrë se jeni ndyrësira islamiste!edhe siku albini flokzi të propozonte,të ngulte këmbë si mushkë,për një person të gjinisë mashkullore,edhe sikur ky person të ishte më i pastri,më patrioti,më i miri në tërë botën,prapë do ishte idiotësi!kjo që po bën Al Bin islamisti kalon çdo përfytyrim perëndimor dhe njerzor! mushkësia e tij tregon rrezikun që ai përbë për kosovën dhe për shqiptarët në tërësi!këtë ai e ka treguar tërë kohën,por shumica e shqipove nuk e ka kuptuar!! "premtime alla shqiptare"e quajnë italianët mënyrën si veprohet tek ne!!premto gjëra përrallore,bëj sikur je i fortë me kundërshatarin dhe do ti kesh shqiparët pas "boleve të dashit"!të njëjtën thënje italianët e përdorin dhe për fushatën elektorale dhe veprimet që po bën trampi në amerikë!!rezultatet po i shikojmë!si në kosovë dhe në amerikë!!

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juli

      Ore IDIOT ke ngelur ti. Nuk ndryshon. Ti po përsërit atë që ka thënë Spahiu !!!!!! Spahiu i fut të gjithë në një thes. Kurse ti po i seleksionon

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kreshik, bravo per kurajon tate

        Kreshnik Spahiu ka plotesisht te drejte, e verteta po shihet prej tan atyre qe kane sy me pa e pak menje me gjykue. Ne Beograd thojn se gjysa e antareve te VV ndihen serb, cudi kjo, por jo cudi e modhe.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dardania

          Merruni me Shqiperine sepse Kosova ka bijte dhe bijat e veta qe i dalin zot vendit. Merruni me Shqiperine ku ende ne shume vendbanime njk keni une ne shtepija per te pire w per tu pastruar. Te gjitha zonat rrurale ne Shqiperi jane tmme rruge e me infrastrukturw sikur me qene ne kandahar... Merruni me hajdutet e tokave qe vjedhin e zaptojnw pronat e njeritjetrit, merruni me njerzit e ripjelljes demokratike e socialiste qe kane zaptuar vendin w po sundojne nje popull te twre duke e olaqkitur deri ne palce.

          Përgjigjjuni
        2. Q
          Qerosi

          O gazetar loqe... nje here na ben komentin nje here na shkruan llafet qe thote ai.. E ke artikullin me plan ? Duhet te arrij nje numer germash minimal qe te ta publikojne? VK

          Përgjigjjuni
          1. t
            turceliu ´´gjerman´´

            Ky surrat dhe shpirt bastard turceliu, eshte prezent ne gazeten e bazes, me shume se bazja vet.Rendesi ka kush je dhe qe nuk mund te fshihesh mbas llafeve.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Igli Staka

              Ajo grua për të cilën flet kuislingu nga shba'ja, e ka vleftën 1000 herë më të lartë se ky maloku. Gruaja që duhet dhe do të bëhet kryetare e kuvendit luftoi dhe do të luftoj krimin ekonomik, politik dhe tregëtar të strukturave banditeske në Kosovë. Spahiu dhe spahinjt në Kosovë e kanë "Gruan" therrë në sy, sepse ajo nuk bën kompromise. Ky maloku mund të akuzoj se një grua qënka sherri, por të tilla gra i nevojiten qeverive shqiptare për të u liruar një herë e përgjithmonë nga kumbaria e burrave të korruptuar.

              Përgjigjjuni
              1. y
                yyyy

                Lexoje te gjithin pastaj komento,o kafexhinj te papune.

                Përgjigjjuni
              2. I
                Intelixhenca e KS duhet ti kete ne sy keta !

                Mendimi im i theshte .Jam dakort dhe ka te dreje z. Spahiu me kete Deklarate.... Por do te shtoja qe edhe z. Spahiu te jete i shitur dhe punon per Beogradin ! Le te vleresojne dhe ta Hetojne Intelixhenca e KS ! Ne KS Spinet ordinere qe kane punuar dhe punojne koma per Serbise jane aqe shume saqe KS do vuaj me shekuj....Se keta Spiune Ordinere si ne Teriritorin e KS por dhe jaste ne EU , edhe pasradhesit e tyre niper e sterniper , jane Aktive dhe punojne kundra Qeverise te KS.

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Intelixhenca e KS duhet ti kete ne sy keta !

                  Mendimi im i theshte .Jam dakort dhe ka te dreje z. Spahiu me kete Deklarate.... Por do te shtoja qe edhe z. Spahiu te jete i shitur dhe punon per Beogradin ! Le te vleresojne dhe ta Hetojne Intelixhenca e KS ! Ne KS Spinet ordinere qe kane punuar dhe punojne koma per Serbise jane aqe shume saqe KS do vuaj me shekuj....Se keta Spiune Ordinere si ne Teriritorin e KS por dhe jaste ne EU , edhe pasradhesit e tyre niper e sterniper , jane Aktive dhe punojne kundra Qeverise te KS.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shefki

                    Qe te dyja jane edhe Idiota edhe spiuj te Beligradit Shefki Mexhani SH B A

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fiks

                      Natyrisht, po të jenë spiunë të Beogradit janë edhe idiotë!

                      Përgjigjjuni
                    2. T
                      Teo

                      Kosova ka shtet o Niku. Funksionon per bukuri. Po ti nuk duron dot Albinin. Sepse ti sulmon te gjithe ata qe nuk do shefi jot.

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Jarani

                        Vallaj e kam mbrojt fort Albinin po spo e kuptoj më....

                        Përgjigjjuni
                        1. i
                          ish vv Zdravo Radojqe

                          Spahiu: Ata që për një grua e lënë Kosovën 5 muaj pa shtet janë ose idiotë, ose spiunë të Beogradit! Z. Spahiu shumë e sakët verem do të korrigjoja pakë: sepse me sa duke qartë a kanë të dyja: IDIOTË, DHE SPIUNË të Beogradit!. Këta qe 25 vite kanë mision shkatërrimin kombi shtetit shqiptar në Kosovë. Sikur nuk iu mjaftoj shpifjet, spiunimi e akuzat e rreme për UÇK por që na prishën edhe me miqtë që na ndihmuan për Liri dhe Pavarësi si SHBA - BE dhe na përçan kombin dhe ushqejnë urrejtje ndaj shtetit amë Shqipërisë dhe vendeve demokratike që na përkrahin më zi se Vuçiq i Serbisë. TURPI është i pa fund.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje