"Tërbohet" ministri fashist serb: Shqipërinë e Madhe e krijoi Hitleri

28 Mars 2022, 10:53Rajoni TEMA

"Tërbohet" ministri fashist serb: Shqipërinë e Madhe e

Artikuluesi më i zëshëm i të ashtuquajturës “botë serbe”, Aleksandër Vulin, ka vazhduar me narrativën e tij fashiste gjatë fushatës zgjedhore, teksa ka vijuar të viktimizohet “për serbët e rrezikuar në rajon”.

Vulin tha se misioni i tij politik është “krijimi i botës serbe” dhe “bashkimi i tyre kudo që ata janë”.

“Kurrë nuk ka pasur Serbi të Madhe, ku ka qenë fati të jetë, por Hitleri krijoi Shqipërinë e Madhe. Të gjithë popujt kanë aspirata të natyrshme për t’u bashkuar, vetëm serbët nuk bën”, tha Vulin transmeton “Nova”.

Ai gjithashtu akuzoi liderët rajonal si Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviç dhe Anëtarin kroat të Presidencës së Bosnës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiç, për të cilët tha se “po pështyejnë mbi bukën e Serbisë”.

“Komshiç dhe Gjukanoviç pështyejnë mbi dy kafshata të bukës serbe. Kur kanë nevojë për gjithçka, prej vaksinave kundër koronavirusit dhe bukës, atëherë i drejtohen Serbisë, ndërsa Mali i Zi dhe BeH nuk hynë në Open Balkan sepse, siç thonë, është projekti i Serbisë së Madhe të Vuçiçit”, tha ai.

Ai madje mohoi krimet e luftës dhe pushtimin rus të Ukrainës.

“Të gjithë që urrejnë Rusinë nuk e duan as Serbinë. Gjithçka që u bëjnë fëmijëve rusë, nesër do t’ua bëjnë fëmijëve serbë”, vazhdoi të thotë ky ish-zëdhënës i partisë së gruas së Sllobodan Millosheviçit.

Zheljko Komshiç ditë më parë në një intervistë për “RadioSarajevo” komentoi dekalratat fashiste të Aleksandër Vulin, për të cilin tha se “Vulinin e shoh si dikush që thotë atë që Aleksandër Vuçiç nuk mund ta thotë me gojën e tij”.

5 Komente

  1. R
    Rrofshin ppp

    Paska folur shume por ky nuk eshte artikull per temen Ky artikull rreshton shqiperine krah rusise gjithashtu tema pranon qe bota serbe eshte open vucici i rames Me mire hiqe mere se vulin e rama sot hajne ne te njejten pjate ate te rusise

    Përgjigjjuni
    1. R
      Roberto

      Me vjen keq per mendjen qe ke. Eshte fatkeqesi kur njeriu nuk kupton dhe i transformon gjerat sipas interesit te vet. Per Open Ballkan kane rene dakort te pakten tre anetaret e pare te saj,Shqiperia,Serbia dhe Maqedonia e Veriut ku ftesat ju jane bere edhe shteteve te tjera rrotull duke perfshire edhe Kosoven. Mbeshtetje per Open Ballkan ka patur nga Europa dhe Amerika te cilat sipas meje nuk besoj se duan qe Serbia te diktoje tek keto shtete por qe te gjitha shtetet te bashkepunojne midis tyre per nje ekonomi me te forte. Mos i njehso njerzit me vehten tende apo me ato qe sajojne te tjeret per Ramen. Rama nuk ha ne nje pjate me Rusine dhe kete gje e di i madh e i vogel. Si Rama veshtire se do i vije ketij vendi Kryeminister qe ka fituar simpatine e lidereve botetore qe pothuajse i ka takuar te gjithe ata per te miren e vendit dhe qe askush nuk e ka bere me mire se Ai por te lodhesh kot me njerez si ty nuk ja vlen. Te fala beji Alesander Vulinit dhe pjates tende Ruse.????

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrofshin ppp

        Une komentoj shkrimin ti me komenton mua Ky eshte ballkani rames nga pikpamja serbe Artikuluesi më i zëshëm i të ashtuquajturës “botë serbe”, Aleksandër Vulin, ka vazhduar me narrativën e tij fashiste gjatë fushatës zgjedhore, teksa ka vijuar të viktimizohet “për serbët e rrezikuar në rajon”. "Vulin tha se misioni i tij politik është “krijimi i botës serbe” dhe “bashkimi i tyre kudo që ata janë” Keta jane fjalet e serbise per ballkanin tend spo dal fare jasht shkrimit thjesht po te shkepus deklaraten e ministrit te vucicit Ndersa ti po me bind qe eshte ndryshe kur ai thote qe bota serbe apo open ballkani do bashkoi te gjith serbet ne te njetin shtet O zotri nuk shet njeriu veten per nje vend pune sikur te jete nje prostitute dhe te zezen ta beje te bardhe

        Përgjigjjuni
    2. F
      Fr ce egde

      Ky serbi nuk ka then asgje me shum se historianet e kosoves kur flisnin per xhaferr deven , historianet e kosoves thoshin qe shqiperin e madhe e krijoj nazizmi , tani ose kta jan spiun te serbit meqe mendojn njelloj , ose esht e vertet .

      Përgjigjjuni
      1. R
        Roberto

        Sigurisht qe Kosova ka qene nen sundimin e ish Jugosllavise dhe si kudo edhe ne Kosove ka njerez qe i kane sherbyer rregjimit apo UDB Jugosllave si dje dhe sot e plot te tille ka edhe ne Shqiperi. Jane gjera qe dihen. Jo te gjithe jane pozitive karshi vendit tone edhe pse jane shqiptare. Kjo bote keshtu eshte prandaj duhet kujdes me njerzit qe interesohen pak si shume dhe duan te dine se c'ndodh ne polici,ushtri apo qeveri etj.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje