Thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë

22 Tetor 2025, 20:46Rajoni TEMA
Thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë

Rritja e temperaturave ekstreme gjatë verës po bëhet gjithnjë e më e theksuar në Europë. Sipas të dhënave zyrtare, vera e fundit ka qenë më e nxehta në Spanjë që nga viti 1961, një trend që po përfshin gjithë kontinentin dhe po shkakton pasoja serioze për natyrën.

Një nga vendet më të goditura është Greqia fqinje, ku përveç zjarreve të shumta që kanë shkatërruar ekosistemet lokale, vendi po përballet edhe me një thatësirë të gjatë e të ashpër. Pasojat janë dramatike në liqenin Mornos, rezervuari kryesor që furnizon me ujë kryeqytetin grek, Athinën, shkruan.

Sipas autoriteteve greke, në katër vitet e fundit liqeni ka humbur më shumë se gjysmën e ujit: nga 19,1 kilometra katrorë në vitin 2022 ka zbritur në vetëm 8,7 kilometra katrorë në shtator 2025. Shkaku kryesor është mungesa e reshjeve dhe nxehtësia e zgjatur që ka prekur gjithë rajonin.

Pamjet satelitore të misionit Copernicus Sentinel-2 të Agjencisë Hapësinore Evropiane tregojnë qartë ndryshimin e ujit midis janarit 2022 dhe tetorit 2025, me brigje të zbuluara dhe një peizazh që dëshmon për krizën klimatike që po përkeqësohet çdo vit. 

8 Komente

  1. E
    Edi Mara

    Thahet liqeni, po uje ne çezem kane 24 ore ne dite atje....

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andreas

      Duam partine nuk duam uje!

      Përgjigjjuni
    2. E
      Eftiqia

      prapa diellit. Sna ha malli per pederastet greke

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Nuk mund ta themi kete, sepse nje pjese e mire e popullsise atje jane edhe shqipetaret.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alo

          Shqiptarët e bërë grek?

          Përgjigjjuni
      2. N
        NWO Satanic Cult

        Mashtrimi i rradhes prej globalisteve qe mundohen t'prercjellin narrativen e ngrohjes globale..kuptohet ymer gelbaza ne llogari

        Përgjigjjuni
        1. U
          Umor Isti

          Ramuti e ka bërë që ta japë më koncesion.

          Përgjigjjuni
          1. U
            Undifened

            Kujt po i "rruhet" per arapet e sufllaqeve....

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje