Tragjike në Greqi: U bllokua në makinerinë e xhinseve teksa punonte, humb jetën 25-vjeçarja

7 Tetor 2024, 16:26Rajoni TEMA
Tragjike në Greqi: U bllokua në makinerinë e xhinseve teksa

Një 25-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht në një aksident pune mëngjesin e sotëm në një fabrikë xhinsesh, pranë fshatit Glavki Larisa, mes Larisës dhe Volos.

Sipas informacioneve të mediave greke, e reja dyshohet se ka mbetur e bllokuar në një makineri pak para orës 4 të mëngjesit, ndërsa për ta nxjerrë janë dashur 12 punonjës të zjarrfikëses.

Në vendngjarje ka shkuar ambulanca dhe ka bërë transportimin e saj në spital, por fatkeqësisht vaja e re nuk ka mundur të mbijetojë.

 

1 Komente

  1. B
    Bumbum..bum

    Punohet në ora 4 am?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje