U ndërpre me forcë - Presidenti i Malit të Zi kërkon të rishfaqet filmi në gjuhën shqipe

5 Shtator 2025, 19:47Rajoni TEMA
U ndërpre me forcë - Presidenti i Malit të Zi kërkon të

Kabineti i Presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviç, kërkoi që filmi “Lejleku” i regjisorit kosovar, Isa Qosja, të shfaqet sërish për publikun, pasi shfaqja e tij më 3 shtator u ndërpre me forcë.


Ndërprerja ndodhi për shkak të reagimit të disa qytetarëve, të cilët, mësa dukej, nuk e pranuan faktin që filmi ishte në gjuhën shqipe.

“Presim që policia dhe Zyra e Prokurorit t’i identifikojnë autorët dhe t’i ndjekin penalisht. Është e rëndësishme të mundësohet sërish shfaqja e filmit”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga kabineti i Millatoviç.

Policia e Malit të Zi nuk doli me ndonjë deklaratë zyrtare, por Radios Evropa e Lirë iu tha jozyrtarisht se ajo ende “po mbledh informacione” dhe se “po vepron sipas urdhrave të prokurorit”.

Organizatorët e festivalit Xhada, në të cilin po shfaqej “Lejleku”, konfirmuan se kishte ndodhur një “situatë e pakëndshme” dhe se shfaqja e filmit ishte ndërprerë për arsye sigurie.

Ata nuk deshën të komentonin më shumë për Radion Evropa e Lirë.

Disa parti politike dhe shoqëria civile u bënë thirrje autoriteteve që ta ndëshkojnë urgjentisht këtë lloj sjelljeje të dhunshme dhe të mbrojnë dinjitetin e artistëve, qytetarëve dhe hapësirës publike.

Jasmin Muriq, i cili ishte pjesë e audiencës, e përshkroi rrjedhën e ngjarjes për Radion Evropa e Lirë:

“Pas skenës së parë dhe fjalëve të para të thëna në shqip, disa njerëz u larguan nga shfaqja, duke bërë komente të këqija. Pas 20 minutash, një grup njerëzish që qëndronin aty pranë, filluan të bërtisnin me zë të lartë, duke kërkuar që shfaqja të ndërpritej”.

Ai tha se një prej organizatorëve u kërkoi atyre të heshtnin dhe të lejonin vazhdimin e filmit, por se ata “e kërcënuan dhe e fyen”, e madje i bënë edhe “me shenja të sulmit fizik”.

Sipas Muriqit, situata u qetësua pak, por rreth 15 minuta më vonë, “u shfaq një grup tjetër prej shtatë ose tetë personash, të moshës midis 20 dhe 40 vjeç”.

“Ata kërkuan me agresivitet dhe me zë të lartë që shfaqja e filmit të ndërpritej menjëherë. Ata bërtitën: ‘Ndaleni menjëherë këtë film’, ‘Asnjë film shqip në [lagjen] Zabjello’, ‘Unë jetoj këtu dhe nuk mund të më shfaqni film shqip”, rrëfeu Muriq.

“Organizatorët vepruan menjëherë sipas ‘urdhrit’. Policia që ishte aty pranë, dy makina në fillim dhe në fund të rrugës, nuk reagoi derisa unë isha atje”, tha ai.

Një nga producentët e filmit “Lejleku”, Ivan Gjuroviç, tha për Radion Evropa e Lirë se askush nga institucionet qeveritare kompetente nuk ka kontaktuar pas ndërprerjes së filmit, asnjërin nga ekipi i filmit.

Ai tha se është i befasuar, por nuk i fajëson ata që e shkaktuan incidentin.

“Nuk i fajësoj këta persona. Shoqëria është e helmuar. Me të gjitha informacionet ndaj të cilave ekspozohet, me këtë lloj indoktrinimi, helmimi, asgjë nuk është e habitshme”, tha ai.

Sipas tij, “Lejleku” është një rrëfim për pozitën e grave në zonat e izoluara, përfshirë pjesë të Malit të Zi.

“Në film kanë punuar njerëz nga vende të ndryshme, përfshirë edhe Malin e Zi. Në ekip ka pasur malazezë, serbë dhe shqiptarë. Ky është një rrëfim për ta. Regjisori Isa Qosja ka lindur në fshatin Vuthaj, në kufi me Shqipërinë. Logjike është që filmi të jetë në gjuhën shqipe”, u shpreh Gjuroviç.

Ai e sheh incidentin si një problem më të thellë, sepse “shteti nuk i ka kushtuar aspak kohë ndërtimit të një shoqërie të shëndetshme”.

Sipas tij, shoqëria ndodhet në prag të një krize serioze.

“Kjo nuk ka filluar dje. Shoqëria është e neglizhuar prej kohësh. Lejohet që kushdo të veprojë sipas dëshirës, dhe askush nuk merret seriozisht me luftën kundër këtyre çrregullimeve”, tha Gjuroviç.

Ndërprerja e dhunshme e filmit u dënua nga një pjesë e publikut, sektori joqeveritar, si dhe përfaqësues të jetës politike dhe fetare.

Përveç kërkesës që filmi të përsëritet dhe autorët të identifikohen, Zyra e Presidentit të Malit të Zi tha se ndërprerja e dhunshme e shfaqjes së filmit paraqet diskriminim të rëndë dhe jotolerancë të hapur, “vetëm sepse filmi është xhiruar në gjuhën shqipe”.

“Ky është një alarm se vlerat themelore shoqërore po pësojnë një goditje serioze”, thuhet në deklaratë.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziç, tha se ndërprerja e filmit është “sulm ndaj diversitetit kulturor” të Malit të Zi.

Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ndërprerja e dhunshme e shfaqjes së filmit në gjuhën shqipe nuk është vetëm çështje e komunitetit shqiptar, por çështje e Malit të Zi.

“Ata që janë më përgjegjës për reagimin dhe sigurimin e shfaqjes së filmit, janë: presidenti i shtetit, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit. Fatkeqësisht, reagimi i tyre mungon”, tha Gjeloshaj.

Zëvendëskryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, tha se pret një reagim vendimtar nga institucionet dhe njoftoi se “do të sigurohet personalisht që autoritetet t’i gjejnë organizatorët dhe autorët e kësaj ngjarjeje të neveritshme”.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi, i cili mbështeti financiarisht festivalin Xhada, lëshoi një deklaratë të shkurtër në rrjetin X, duke thënë se “liria e shprehjes artistike është pjesë integrale e lirisë së fjalës dhe një nga vlerat thelbësore demokratike”. (REL)

9 Komente

  1. A
    Ashtu siç nodhi ne Shqiperi pas vitit 1992

    u nderpre filmi Vdekja e Kalit sepse tregoi padashje kush e mori pushtetin ne 1992.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Ardhacaket nuk durojne dot te degjojne gjuhen autoktone, se ndihen inferior.

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Lere ardhacaket ti. Keto gjera nuk jane rastesi. Po ndodhin dhe ne Maqedoni. Keto erdhen qekur Kosovaret filluan te fusin hundet neper shetetet e tjera ku jetonin Shqiptare duke i cuar ne buze gremine.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Iliri

          ti majmun , nuk mund ti ndash shqiptaret ne krahina.. anti shqiptaret sllave po riorganizohen o majmun ose me keq hiene. Pozita e shqiptareve eshte ma e mira..por duhet vazhduar bashkpunimi mes shqiptareve pa asnje dallim krahinor a politik fetar. Shqiperia Natyrale nuk eshte shume e madhe Ta ruajme !

          Përgjigjjuni
          1. .
            .

            Ashtu do doja dhe une te ishte, por Kosovaret jane bere nje dege me vete dhe shume armiqesore ndaj Shqiperise

            Përgjigjjuni
          2. K
            Kosovar QE ta pallit....

            Ewww Ty pa ti pallue rob e robi mos e lashin kosovarte. Te vjen rradha edhe Ty met rras dajak Ka te kalosh permes Malit Zi ka Serbia e kallxoju Ti "joj nemoj jasam nashki kao vi"...Per dryshe ska pshtim veq vonim SE maspari na kosovarte kemi me nis pastrimin e shqipnis NGA Shkodra me rrethinë QE mos me I ardhe era"nashki" per SA te esht toka me xhinde.

            Përgjigjjuni
            1. n
              na mbyten budallenjt

              Meso shqip more kopil serb...

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arber

                More analfabet Kosovistani, në Shqipëri të kemi strehuar kur të shkërdhyen paramilitaret serbe; por në Shqipëri ta shkërdhejmë edhe rracën kur vjen me axhenda serbe e arabe! Nuk do ketë më plehra Kosove si Xhafer Deva dikur ( me ndihmën e nazistëve) në Shqipëri. Këtu nuk është Shkup, ku ju me al-Bin Kurvin gatuat çorba maqedonase dhe ju futët thika pas shpine shqiptarëve të atjeshëm. Me ato pak mend (dhe të thartuara) që paske, mos e mësyj Shqipërinë se të del keq fort hesapi!

                Përgjigjjuni
          3. L
            Labi

            Problem nuk jane ata qe ndaluan filmin por politikat e brendshne ne Shqiperi e ne pak ne Kosove.Po te lexosh komentet me siper kupton dy Shqiptare qe shahen e behen cop me njeri tjetrin,ne mes te Podgorices e ke me shkronja te medha Kosova eshte Serbi,mos te them qe ne Mal te zi dhe ne dusa rruge e ke me shkronja te medha,duket hapur urrehtja kunder Shqiptareve,problemu ne ca bejme,ae dine Shqiptaret e Kosovaret se per 28 nentor shume Shqiptare po me se shumti Shkodran shkojn per festa ne mal te zi,a e dine Shqiptarer se maltrajtimi qe i behet nga policia malazeze shpesh i behet me bashkepunim me policine Shqiptare,kur ti dime mire keto athere mund te flasim dhe per filmin e ndaluar.problemi na fillon me malazezet qe kemi brenda pastaj me ata jashte.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje