
Ish drejtori i Agjencisë serbe të zbulimit, Aleksandar Vulin, është dekoruar nga drejtori i i Shërbimit Federal rus të Sigurisë, Aleksandar Bortnikov, për siç është thënë “profesionalizëm të jashtëzakonshëm dhe kontributin për bashkëpunimin ndërmjet shërbimeve serbe dhe ruse”.
Aleksandar Vulin i cili ishte drejtor i Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion e njohur si BIA deri në nëntor të vitit të kaluar, drejton partinë serbe Lëvizja Socialiste dhe prej kohësh është partner i koalicionit qeverisës të drejtuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
Në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar ai dha dorëheqje, katër muaj pasi u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara, për përfshirje në veprimtari korruptive dhe destabilizuese, që dëmtojnë sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe për ndihmë Moskës në veprimtaritë keqdashëse dhe për lidhje me një tregtar armësh dhe një rrjet të trafikut të drogës.
Pas dorëheqjes ai u emërua senator në Republikën Serbe nga presidenti i atij entiteti në Bosnjë, Milorad Dodik.
Nuk pati ndonjë koment nga autoritete serbë për dekorimin e tij nga Moska, por Lëvizja e Qytetarëve të Lirë, një organizatë politike në Serbi, tha se me dekorimin “iu dha fund dyshimit se i ashtuquajturi neutralitet ushtarak është në fakt vetëm një mbulesë për ndikimin e butë të Rusisë në këto rajone”.
Zyrtari i kësaj lëvizjeje Aris Movsesijan tha se Serbia duhet të distancohet nga "dekorim i Vulinit" nëse "vazhdon rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe krijon politikën e saj të jashtme në atë drejtim".
Aleksandar Vulin, ka shërbyer si ministër i Brendshëm i Serbisë në qeverinë e mëparshme dhe mbante postin e ministrit të Mbrojtjes më herët, para se të bëhej drejtorit Agjencisë serbe të zbulimit në vitin 2022.
Si ministër i Brendshëm i Serbisë, Vulin vizitoi Moskën në muajin gusht të vitit 2022, një vizitë e rrallë nga një zyrtar shtetëror evropian, që nënvizoi refuzimin e Beogradit për t'iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak te agresionit të saj në Ukrainë.
Serbia, e cila kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, prej vitesh po shmanget nga rruga e saj drejt BE-së duke u orientuar drejt aleatit tradicional sllav, Rusisë, si dhe Kinës.
Aleksandar Vulin ka thënë se Serbia duhet të braktisë përpjekjet e saj të anëtarësimit në BE dhe t'i drejtohet Moskës, duke i sulmuar shpesh shtetet fqinje të Serbisë dhe udhëheqësit e tyre dhe duke i quajtur me emra përçmues. Atij i është ndaluar hyrja në Kroaci, anëtare e BE-së.
Ai e ka mbrojtur krijimin e të ashtuquajturës "Bota Serbe" - një kopje e “Botës Ruse”, që do të bashkonte të gjithë serbët në Ballkan nën një flamur të udhëhequr nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
Kur je agjent i nje sherbimi lindor quhesh spiun apo kryespiun si serbi Vulin, ndersa per te njejtat sherbime per Ameriken dhe Perendimin quhesh agjent i sherbimit e derci e verci. Spiun i etiketojne per t'i denigruar ndersa me etiketimin "agjent" i japin vlera, por te dy palet paguhen mire dhe jane rrogetar per kete pune qe bejne ne sherbim te shtetit te tyre. Si perfundim spiunet e vendeve lidore por qe nuk jane me perendimin jane te "keqij" partizane, ndersa agjentet perendimore dhe ata te lindjes si ne Ukraine, Gjeorgji qe jane ne sherbimte Daj Samit jane te "mire" balliste qe luftojne e spiunojne per ideale e atdhe dhe jo per para, shembull tipik eshte Z/Drejtori i FBI dhe shefi i po FBI i New York-ut McGonigal, e kishte futur ne rrjeten e tij maloku nga Tropoja Neza, Ducka djali i tezes i kokekatror Like Floririt e me rradhe, .
Shume shpejt do te dekorohet edhe lexhenda e Vicidolit, djali dhe dhenderri i Serbise, kryetrimi Sali Vuk Karaxhich.