
Një vizitë në Kosovë është në agjendën e Papa Françeskut, ndonëse ende nuk është konfirmuar.
Gjatë vizitës së parë në Lisbonë, në Ditën Botërore të Rinisë, ku u prit me brohorima nga mijëra pjesëmarrës, Papa tregoi në një intervistë për vizat e mundshme në të ardhmen, përfshirë Kosovën dhe Argjentinën.
Në qershor, kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti takoi në Selinë e Shenjtë Papa Françeskun e ftoi që të vizitojë Kosovën.
Ai po ashtu ka paralajmëruar vizita në Argjentinë, si dhe Uruguaj.
Në një intervistë, Papa Françesku zbuloi se ai po konsideron emërimin e një “përfaqësuesi të përhershëm” për të “shërbyer si urë” midis Rusisë dhe Ukrainës, në të njëjtën kohë që ai njoftoi se i dërguari i tij special për të ndërmjetësuar luftën do të udhëtojë në Pekin, duke pasur parasysh se tashmë ka vizituar Kievin, Moskën dhe Uashingtonin.
Pas udhëtimit që po bën aktualisht në Lisbonë, në kuadër të Ditës Botërore të Rinisë, Papa do të udhëtojë në Mongoli midis 31 gushtit dhe 4 shtatorit dhe do të marrë pjesë në Marsejë, Francë, në Takimet mesdhetare, më 22 dhe 23 shtator.
Lini një Përgjigje