LDK: Qeveria Kurti ka shkelur katër herë Kushtetutën

3 Gusht 2023, 16:38Rajoni TEMA

LDK: Qeveria Kurti ka shkelur katër herë Kushtetutën

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se për tri vjet qeverisje partia në pushtet e ka shkelur katër herë Kushtetutën. Sipas LDK-së, shkeljet tregojnë mospërkushtimin e Qeverisë Kurti për shtetin e së drejtës.


“Për tre vjet qeverisje, partia në pushtet ka shkelur 4 herë Kushtetutën, derisa janë edhe disa ligje që janë në pritje të vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Këto shkelje tregojnë më së miri mospërkushtimin e kësaj Qeverie për shtetin e së drejtës”, ka shkruar LDK-ja.

Subjekti partiak thotë se  shkelja e parë e kësaj qeverie ishte kur sipas tyre ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kishte ndërhyrë në kompetencat e Komunës së Kamenicës për reformën në arsim.


Pas kësaj, sipas LDK-së, Ligji për Këshillin Prokurorial i cili u hartua nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu paraqet shkeljen e dyte kushtetuese, ndërsa një tjetër sipas tyre është pezullimi i vendimeve të Komunës së Prishtinës.

Shkelja e katërt, siç pohon LDK-ja është kur Qeveria Kurti ka bërë është shkarkimi i tetë anëtarëve të bordit të RTK-së.

1 Komente

  1. V
    Vezet Rehas

    Kur ka nje Popull Injorant qe e ndjek si te Marre, Ai mund te talli Byrhen sa here tedoje ,jo me Kushtetuten. Idjotet qe e ndjekin ,jane gati ti falin edhe Nanen e Motren ,veç kurti me fitue.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje