Vuçiç: Nuk ka çështje të hapura mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, kemi marrëdhënie vëllazërore

2 Gusht 2023, 17:00Rajoni TEMA

Vuçiç: Nuk ka çështje të hapura mes Serbisë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se nuk ka çështje të hapura midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe se ka marrëdhënie vëllazërore mes dy popujve.

Pas një takimi me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në Manastirin Prohor Pcinski, Vuçiç u shpreh se Serbia nuk kërkon asgjë nga ai vend përveçse të zhvillojë më tej bashkëpunimin, shkruan N1.


“Marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë të jashtëzakonshme. Ne nga Serbia e duam Maqedoninë e Veriut dhe gjuhën maqedonase dhe e kuptojmë shumë mirë.

Nuk e kam problem të them se nuk jemi vetëm miq, por se si kombe kemi marrëdhënie vëllazërore”, theksoi Vuçiç në një konferencë të përbashkët për shtyp me Pendarovskin.


Ai vuri në dukje se tregtia midis të dy vendeve arriti në 1.5 miliard euro në vit

Lini një Përgjigje