Vuçeviç: Nuk ka deeskalim të situatës në Kosovë, mungon vullneti i Prishtinës

3 Gusht 2023, 12:49Rajoni TEMA

Vuçeviç: Nuk ka deeskalim të situatës në

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç ka deklaruar se nuk ka deeskalim të situatës në Kosovë, sepse sipas tij për këtë mungon vullneti i Prishtinës.

Ndër të tjera ai ka theksuar se Serbia nuk ka bërë asgjë për ta përkeqësuar situatën në terren, por ka dërguar mesazhe për të qetësuar situatën dhe për të gjetur një kompromis.

Në një intervistë të dhënë për mediat vendase Vuçeviç ka thënë se serbët në Kosovë kanë qenë shumë tolerant.


“Nuk do të futem në atë kurth dhe shkëmbim të vazhdueshëm tezash që duhet të dy palët, nuk di çfarë të bëj. Nëse dikush ka qenë tolerant dhe më se normal, kanë qenë serbët në Kosovë e Metohi dhe kjo.

Ishte Serbia, nëse dikush dërgonte mesazhe në drejtim të qetësimit të situatës, vullnetit të mirë, kërkimit të kompromisit, atëherë është pala serbe”, ka thënë Vuçeviç. 

1 Komente

  1. i
    ilirian

    Çfarë ke toleruar ti more bashibozuk, që kur flet për tolerance tregon idiotësinë e të menduarit tuaj si më të mirë se shqiptarët ...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje