Vuçic: Ja 5 arsyet pse pas sulmit në veri qëndron Kurti

1 Dhjetor 2024, 13:40Rajoni TEMA
Vuçic: Ja 5 arsyet pse pas sulmit në veri qëndron Kurti

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në konferencën urgjente për shtyp që dha paraditen e sotme, pasi ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se ka inskenuar shpërthimin ne kanalin Ibër-Lepenc, ka zbuluar edhe pesë arsyet që sipas tij e shtynë drejt kësaj ngjarje.

Vuçiç pretendon se janë pesë arsye të forta që qëndrojnë pas shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenicë, e që do t’i konvenonin Kurtit dhe qeverisë në Prishtinë.

Sipas tij, Kurti pas këtij akti donte të fuste ushtrinë në veri, ta shpallte Listën Serbe organizatë terroriste, do të përfitonte pikë në sondazhe para zgjedhjeve, do të dëmtonte rrugën europiane të Serbisë dhe do të vijonte shtypjen e serbëve në veri.

“Do të tregoj pesë arsye pse ndodhi. A e dini se çfarë ndodhi 9 minuta pasi gjoja u njoftua Kurti? Nuk ishte shumë surprizë për të.

1-Pas nëntë minutash, KFOR-it iu drejtua kërkesa për stacionimin e FSK-së në veri të Kosovës.

2-Të mërkurën ka bisedime në Bruksel. Dhe të gjithë e dinë se Serbia po përparon më shpejt. Kjo është arsyeja pse ishte e rëndësishme që Serbia të mos ishte pjesë e gjithë historisë me Berlinin dhe Parisin. Kjo është arsyeja pse ata donin të bënin të njëjtën skemë si një vit më parë, pasi të mërkurën do të merret një vendim nëse do të hapen kapitujt për ne apo jo.  

3-Deri në datën 12 mbyllen listat për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt. Është e nevojshme që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste që të mos marrin pjesë në zgjedhje.

4-Po flasim për përfitime zgjedhore personale, me pretendimin që ai të mbronte pavarësinë e Kosovës nga serbët e këqij.

5-Dhe e pesta është një përpjekje për të shtypur më tej komunitetin serb, duke bastisur shtëpitë dhe duke ua bërë jetën njerëzve ferr.” 

7 Komente

  1. M
    Makiaveli

    Me këtë "shfajësim" të pastër nga ana e vuçiç jam i sigurtë që e ka bërë Serbia pa ndihmën e GRU-së

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      Gjithcka eshte e mundur me nje qelbesire si Kurti, por te 5 arsyet qe rreshton Vucic, asnjera nuk eshte bindese. Perkundrazi ato vertetojne se krimin e kane bere serbet.

      Përgjigjjuni
      1. s
        sali

        Deliranti dhe karieristi Kurti per kariere e per tu mbushur mendjen analfabeteve kosovare se vetem ai i shpeton nga Serbija mund te beje gjithcka,

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rama Vučić

          Kurti e organizoi edhe Radojçiçin dhe qindra terroristë serb në Banjskë, vitin e kaluar. Kjo quhet shkërdhatizim i mendjes së shëndoshë nga propaganda ruso-serbe.

          Përgjigjjuni
        2. H
          Hetimi nderkombetar....

          Hetimi nderkombetar, pa pjesemarrje ne te prej Serbise dhe Kosoves, e zgjidh cili ka fajin. Pike!

          Përgjigjjuni
          1. F
            Flamur Struga

            Kjo nenkupton se : gjarperi qe kafshon ,fshihet nder gur.Kjo loje e ndyre te cilet e luajne pjellat e shkirave,nuk eshte rastesi .Historia te cilen e kane len hienat serboruse,jane te shumta,keto vrasin naten dhe vajtojne diten.Eshte veti e ketyre bishave.Prandaj ,opinioni nderkombetar duhet te bindet mire ,se ka te bej me nje plejade armiqesh qe kurr nuk largohen nga vetit e tyre te dinakerise,i hartojne i zbatojne dhe gurin ta hedhin ne oborrin e shtepise.Keto veprime armiqesore ne gjuhen tone ,ne traditen e kombit tone thuhet edhe; ta ben kopilin kurva ,dhe mbae me shendet.Por te gjitha ketyre prapaskenave u eshte vjeteruar fillimi,armiku keto metoda i ka shum te persosura dhe jo pa ndonje qellim.Vet konfiskimi i nje sasie tjeter te armatimit,uniformave te armikut,brenfa nje perimetri kohor prej shtate ditesh,tre sulme terroriste,kjo eshte nje fakt bindes qe armiku eshte dinak por eshte edhe i pregatitur me kusdro profesionalistesh.Bota perparimtare,duhet te bashkoj forcat e veta qe nga siperfaqja e dheut ,hiena te ketilla te zhduken.Per kete proces,bota ka plote fakte.Krimet ne Kroaci,ne Bosnje e Hercegovine ,ne Republiken e Kosoves,dhe cmenduria se ata demonet rusoserb nuk jane fajtor!eshte nje alibi ne vetvehte.Ne gjithmone themi se: qofte me kaq,por zullumi eshte teperuar.Aktet e ketilla nuk viren ne shenjester te Brukselit as lajcakur dhe borellit,ketu atje ngrihen disa zera te gjermanise ,per pasojat qe munden te zbatohen.Prandaj edhe kjo Qeveri,prioritet i ka ven furnixiit me arme vdekje prurese per armikun...E verteta do dali mbi rrezet e diellit,tek kjo tek NATO!USA ANGLI GJERMANI populli yne ka besim per fitore kunder ketyre bandave te cmendura terroristes rusoserb...

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vlesht

              Keshtu si flet ky, flet sala nga kati 8. Albin nuk te ka akuzue me emer! Ka akuzuar Serbin dhe institucione qe ti si komandon dot. Sepse ti e di mire we Vulin dhe Radojcic taking pie langun! Dhe bej e cfare t' ju dore k....!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje