
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se dita e sotme ishte më e vështira prejse është president i Serbisë. Madje, ditë më të vështirë tha se nuk kishte as kur udhëhiqte si kryeministër.
“Kjo që po ndodh në Kosovë është një përpjekje për t’i dhënë fund problemit serb, në të cilin marrin pjesë Albin Kurti dhe autoritetet e Prishtinës, si dhe një pjesë e mirë e bashkësisë ndërkombëtare”, tha Vuçiç në njoftimin për media pas përfundimit të mbledhjes në Këshillin e Sigurisë në Serbi.,
“Gjithçka që kemi njoftuar dje, në ditët e mëparshme dhe në javët e kaluara po ndodh, para së gjithash nga aspekti ndërkombëtar, në të cilin keni të pavërteta të panumërta, falsifikime të plota, madje edhe gënjeshtra të zhveshura të asaj që po ndodh në terren”, deklaroi.
“Sot për shkak të situatës në veri të Kosovës ka qenë dita më e vështirë për mua që kur jam president i shtetit dhe që kur isha kryeministër dhe ndoshta do të ketë edhe shumë ditë e net të vështira, sepse jemi të shtyrë pas murit”.
“Jemi të shtypur pas murit, për mua kjo është sigurisht dita më e vështirë, ndoshta edhe nata më e vështirë më pret,” tha Vuçiç për Radio Televizionin e Serbisë.
Vuçiç që para dy ditësh fliste për rikthim të forcave të armatosura serbe në Kosovës përmes rezolutës 1244, deklaroi se është i interesuar për paqe e jo për dhunë.
“Ne kemi garanci nga KFOR-i dhe Evropa se nuk do të ndërmarrin veprime të dhunshme ndaj demonstruesve, shpresojmë se do të shkojë kështu. Ne do të vazhdojmë të bisedojmë me ta, kjo është puna jonë, do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, deklaroi presidenti serb.
Në fund të konferencës, Vuçiç u ka bërë thirrje serbëve që të besojnë në të dhe politikat e tij.
I duket vetja Enver Hoxha, por pastaj zbythet, qurravitet dhe i lepin loqet Perendimit. Enver Hoxha nuk pati aleate askend, kur vinte puna per Kosoven! As Europen! As Rusine! As Ameriken! Ishte ne krye te vendit me te Vogel dhe te izoluar te botes nga te gjithe. Por kurre nuk u thye! Kurre nuk u qurravit! Kurre nuk ushqeu iluzione! Kurre nuk genjeu dhe mashtroi! Luftoi si luan ne ate pozicion te tmerrshem vetmie ku e kishte hedhur Lufta e Ftohte. Ishte konseguent. Parashikoi para gjithkujt ne bote psikopatine serbe, fundin e Jugosllavise te zhytur ne gjak dhe me armet e tij, me celulat e tij te emigracjonit kosovar, me strategjite e tij guerrilase, Kosova luftoi dhe fitoi pavarsine duke terhequr edhe Perendimin drejt kauzes se saj. Enver Hoxha i qiù serbet edhe i vdekur. Pasi Kosova fitoi lirine me gjak, Serbia ngordhi, e perbuzur, depresive dhe e izoluar me armiq qe lau me gjak dhe gjithe Perendimi perfundoi ta shohe si Enver Hoxha shovinizmin e semure serb.