Vuçiç: Perëndimorët kërcënuan me pasoja nëse nuk nënshkruajmë marrëveshje me Kosovën

2 Shkurt 2023, 17:05Rajoni TEMA

Vuçiç: Perëndimorët kërcënuan me pasoja

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, paralajmëroi të enjten se vendi i tij do të përballet me pasoja të rënda nëse refuzon një plan perëndimor për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ai i bëri këto komente në një seancë të trazuar të parlamentit serb në të cilin raportoi për propozimin evropian që u bë i njohur si nisma franko-gjermane.

“Jemi në një moment të vështirë dhe shumë të ndjeshëm. Nga njëra anë duhet të ndihmojmë njerëzit tanë në Kosovë, duhet t’i shmangemi dënimit dhe ndëshkimit dhe në të kujdesemi për interesat jetike kombëtare”, tha ai.

Muajin e kaluar, të dërguarit e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara si dhe të Gjermanisë, Francës dhe Italisë qëndruan në Prishtinë dhe në Beograd për të nxitur një marrëveshje Kosovë – Serbi.

Presidenti serb u tha ligjvënësve se të dërguarit paralajmëruan se nëse Serbia nuk e pranon propozimin, pasojat do të jenë të rënda.

“Pastaj në fjalinë e tretë ata thanë, citoj: zoti president, nëse nuk pranohet puna për këtë nismë dhe zbatimin e saj, do të jeni përballë, citoj, pezullimit të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, jo vetëm me ndërprerjen e investimeve të mëtejshme nga bota perëndimore në Serbi, por edhe me tërheqjen e të gjitha investimeve nga vendi juaj dhe me masa të tjera gjithëpërfshirëse që duhet të tregojnë se si duhet të përfundojnë ata që nuk janë dakord me Bashkimin Evropian”, tha zoti Vuçiç.

Ai tha se në propozimin evropian ka gjëra të mira, por edhe të rënda.

“Shumë më i rrezikshëm është neni i katërt i propozimit. Në paragrafin e dytë thuhet se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Pavarësisht nëse kundërshtojmë apo jo, ata e kanë shumicën në Këshillin e Evropës kur ata vendosin ta bëjnë këtë. Kundërshtojmë apo jo, ata kanë shumicën për NATO-n, kundërshtojmë apo jo, për Bashkimin Evropian, ky është vendimi i tyre”, tha ai.

Presidenti serb tha se tashmë ka një pajtim që të ecet përpara me detyrimin që del nga marrëveshja e Brukselit, që është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Siç mund ta shihni, shqiptarët nuk duan ta zbatojnë atë. Asociacioni i komunave serbe nuk mund të jetë ndonjë organizate joqeveritare, asociacioni duhet të jetë ashtu siç është nënshkruar në Bruksel. Nuk ka asgjë më shumë për të diskutuar, këto janë marrëveshje nënshkruara, por ajo që mua më brengos është që ata do të provojnë sërish që të negociojnë, apo bisedojmë për të provuar që të pakësojnë kompetencat e Asociacionit të komunave serbe sepse nuk janë të gatshëm atë që e kanë pranuar dhe nënshkruar ta zbatojnë. Dhe kjo do të shkaktojë probleme të reja”, tha zoti Vuçiç.

Fjalimi i tij në parlamentin e Serbisë u ndërpre në disa raste nga deputetët e opozitës që e akuzuan presidentin serb për tradhti dhe kërkuan dorëheqjen e tij. Senaca u përfshi edhe nga përplasjet ndërmjet deputetëve të opozitës dhe atyre të partisë së presidenti serb.

Duke kritikuar partitë opozitare për siç tha mosveprim ndaj çështjes së Kosovës derisa ishin në pushtet, presidenti serb tha se do t’i kundërvihet çdo përpjekjeje për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Presidenti serb, ka lënë të kuptohet se do të pranojë propozimin evropian një qasje që u vlerësua nga Shtetet e Bashkuara. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se në një bisedë telefonike e ka falënderuar presidentin serb për angazhimin e tij konstruktiv me ekipin amerikan dhe evropian dhe për qasjen e hapur ndaj propozimit të Bashkimit Evropian për sigurimin e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon, që është thelbësor për sigurimin e së ardhmes evropiane të Serbisë./VOA

4 Komente

  1. D
    Denisa

    Ky politikan dhelper, dikur dora e djathte e Kasapit Milloshevic, sot e Putin Hitlerit, eshte shume i rrezikshem dhe do t'ia hedhe diplomacise se degjeneruar te kopese pa bari te Bashkimit Europian.

    1. I
      Ilirjan

      Me ke mund te flitet ne Serbi SOT, ndonje burre a grua, me te mire se Vucic, me te cilin te diskutohet e zbatohet plani euro amerikan?! Me thuaj nje emer, me ke do te bashkebisedohet?

      1. C
        Ceni

        Ti lexo dhe mundou te kuptosh nonje gje se ata jane burra shteti qe i dine mire punet e tyre.

      2. A
        Ashtu Kot

        Perendimi ja ka vene kembet ne nje kepuce Vuciqit dhe ai nuk ka nga levize. Perendimi ka bere te njejten gje edhe me pare, por Albini hapur ka dale kunder planeve perendimore. Kete rradhe perendimi ka bere nje presion "orgjinal" ndaj Serbise sepse ajo e ka paralajmeruar se pavaresisht nga qendrimi Kosovar, ai duhet te japi viston per planin, ndryshe do sanksionohet me masa. Bile ata i kane bere te njohur qe ai te heqi dore nga orjentimet qe i jep Kurtit per te dale si "kerrici para gomarit" dhe ta udhezoje ate qe te mos kundershtoje. Eshte pikerisht ky kercenim direkt ndaj Vuciqit qe Kurti ka reflektuar dhe me ne fund pranon se asociacioni duhet bere. Me kete levizje Vuciqi del i 'lare ' me perendimin por jo plotesisht sepse e ka urdheruar Kurtin qe ai te pranoje asociacionin por te beje "kakerdhi" ne realizimin e tij. Sic thote Daj Sami "djalli eshte ne detaje". Pikerisht ketu eshte perqendruar puna armiqesore e Kurtit. Ai thote se asociacioni eshte i 'mire' si "baklavaja e Qazim Mulletit", por me disa kushte. Pra ne thelb Vuciqi i ka thene Albinit ta pranoje ne pamje asociacionin por ta sabotoje ne praktike. Me kete levizje ai ja 'hedh" edhe kete here perendimit ne sanksionet e tyre kunder Serbise. Ai medemek i thote perendimit se ai i dha orjentim pozitiv Kurtit, por Kurti po saboton me koken e vet. Ne thelb Kurti po ben te njejten pune armiqesore kunder Kosoves, por ne kushte te reja. Ai kete qe thote sot se do e realizoje asociacioni, duhej ta kish thene qe ne fillim. Veshtiresite qe ai nxjerr sot kunder asociacionit ai po te ishte shqiptar i mire, duhej ti kish shfrytezuar me pare dhe asociacionin ta kantandiste si "kaposhi nje thele". Pra Albini nuk eshte budall. Ai ka vepruar sipas urdherave te agjentures serbe dhe si gomari ngulte kembe dhe thoshte se ai nuk do e beje asociacionin sepse ai eshte njeetnik...etj. Tashme ai thote se do e realizoje asociacionin por me kusht qe ai te mos jete njetnik. Ne te dy rastet ai ndihmon Serbine ti shpetoje kudhres perendimore. Tashme eshte e qarte qe asociacioni eshte detyre e Kosoves dhe Kurtit nuk i kerkohet asnje gje, pervec qe ai ta realizoje sipas praktikes perendimore dhe kushtetutes se Kosoves. Albini si kur thoshte se nuk do e realizoje edhe sot qe thote se do e realizoje, niset nga idete e Vuciqit dhe jo te perendimit. Albini po te mos ishte ai qe seshte, do e realizonte kete asociacion per te miren e Kosoves dhe nuk kish pse ti jepte llogari askujt. Bile Kurtit nuk i takon te flasi per ato qe nuk do beje(qe une i mbeshtese) por te flasi per ato qe do beje. Per ato qe nuk do beje dhe qe jane kunder interesit tone, Kurti po qe se ka "presion" nga perendimi, gje qe nuk eshte e vertete, duhet te luaje me komisionet dhe Kuvendin dhe organet e tjera per ta "katandisur kapushin nje thele". Kurti gabimisht, sepse eshte idjot, apo me qellim, si nje kulish i Vuciqit, flet sikur eshte mbret dhe di gjithcka, duke marre persiper procesin perfundimtar te asociacionit. Ai kete proces duhet ta konsideroje ne dinamike. Duhet te jete pozitiv gjithe kohen dhe te shrytezoje organet kompetente per ta realizuar ashu sic duhet te jete nje asociacion dhe jo apriori te flasi per ato qe nuk do....ETJ...

        Lini një Përgjigje