
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vlerësoi angazhimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Në një bisedë telefonike ai tha se e falënderoi presidentin serb për angazhimin e tij konstruktiv me ekipin amerikan dhe evropian dhe për qasjen e hapur ndaj propozimit të BE-së për sigurimin e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon, që është thelbësor për sigurimin e së ardhmes evropiane të Serbisë.
I spoke with @predsednikrs Aleksandar Vucic today to thank him for his constructive engagement with the U.S.-EU team last week and for his openness to the EU proposal for securing peace and stability in the region, which is essential for securing Serbia’s European future.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 1, 2023
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, shkroi ndërkaq se pas bisedës ndërmjet sekretarit Blinken dhe presidentit serb Vuçiç, priti në takim ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç. “Rikonfirmova miqësinë e kahershme ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë dhe shpreha mbështetjen për angazhimin e Serbisë në dialogun me Kosovën dhe përpjekjet për të nxitur paqen dhe sigurinë më të madhe në rajon”, shkroi Chollet.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë vënë në përpjekje për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre në dritën e një propozimi evropian, i cili nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por zotimin e palëve se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në procesin e integrimeve.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka lënë të kuptohet se do të pranojë propozimin, duke paralajmëruar për pasojat që mund të ketë Serbia nëse e refuzon atë. Të enjten në parlamentin serb diskutohet mbi procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.
Following @SecBlinken-Pres Vucic @predsednikrs call, great meeting w/ @MFASerbia FM Dačić today. Reaffirmed long-standing friendship between ???????? ???????? and expressed support for Serbia’s engagement on Dialogue with Kosovo and efforts to promote greater peace/security in the region. pic.twitter.com/I59R88s14p
— Derek Chollet (@CounselorDOS) February 1, 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar propozimin si “bazë të mirë për diskutime”. Por, kryeministri Kurti është duke sfiduar trysninë diplomatike perëndimore për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Të mërkurën ai tha se “Asociacioni një etnik në Kosovën me kushtetutë shumë etnike, nuk është i mundshëm”, ndërsa u shpreh i gatshëm të ulet në bisedime për propozimin evropian.
“Le t’i hapim diskutimet në Bruksel në nivelin e lartë dhe le të diskutojmë për të gjitha çështjet. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është i domosdoshëm por njohja reciproke është në qendër. Unë nuk po them që vetëm njohja reciproke është marrëveshja, marrëveshja do të ketë edhe gjëra të tjera, por qendra është njohja reciproke, për këtë më kanë votuar mua qytetarët dhe kështu e thotë Kushtetuta, kështu e thotë ligji, Republika dhe demokracia”, tha ai të mërkurën.
Prishtina ka hezituar të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe nga frika se ai mund të shndërrohet në një shtet brenda shtetit, ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnje e Hercegovinë.
Shtetet e Bashkuara kanë siguruar Kosovën se nuk do të mbështesin krijimin e një mekanizmi si në Bosnjë, ndërsa kanë theksuar se koha për themelimin e asociacionit është tani.
Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është arritur ne Bruksel në vitin 2013 dhe është miratuar në parlamentin e Kosovës. Në gusht të vitit 2015 është arritur një marrëveshje mbi parimet e themelimit të Asociacionit, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës më vonë gjeti shkelje ndërsa theksoi se Asociacioni duhet të themelohet sipas marrëveshjes së vitit 2013.
Marrëveshja ishte pjesë e një game të gjerë marrëveshjesh të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, të cilat dështuan të sigurojnë normalizimin ndërmjet palëve.
Për pak ditë Kosova shënon përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj që është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, ndërsa kundërshtohet nga Beogradi me mbështetjen e Moskës. Qasja e Kremlinit ndaj Kosovës është në qendër të refuzimit të Beogradit që t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.
Nuk po e llaston por fale veprimeve te Kurtit dhe Osmanit po e paraqesin Serbine si viktime dhe po e ulin Serbine ne preherin e Amerikes vend te cilit i takon Kosoves.
Tema,beni kujdes me Titujt qe vendosni ! Nje deklarate dhe "fjalori" diplomatik teper korrekt (duke konsideruar historine dhe rrethanat aktuale te marredhenieve Serbi-Kosove),i vendoset nje titull qe ngjall nje fryme anti amerikane ! Kohet e fundit verej qe shume shpesh titujt jane shume larg ose tentojne ti shmangen thelbit ! Mos ushqeni frymen anti amerikane,sikurse grupimi Berisha-Meta,qe tashme eshte i deklaruar.Lymi Tutit
Keta jane me keq se ato kurvat e rrugeve
Une nuk kam pasur simpati per Albin Kurtin, por kesaj radhe ka te drejte. Kosova eshte shtet i pavarur multietnik, serbet s'kane pse kerkojne Asociacion nonoetnik. Diplomacia ameriakne eshte plakur. A. Vucic eshte dhelper, kujdes perj tij.
ata e ćliruan kosoven se ndryshe serbi do i kishte degdisur prandaj ata vendosin.kosovaret po te mos kishin ikur refugjat po ta kishin çliruar vet vendin po u takonte te vendosnin.
Tani Kurti nuk bie dakord me planin e amerikaneve dhe EU-së dhe situata mbetet njëlloj, kështu që Vuçiç është në rregull me amerikanët dhe me kundërshtarët e tij. Po me Kosovën ç’do të bëhet?!