"Kosova i është rrëmbyer Serbisë", Milanoviç sqaron deklaratën që shkaktoi valë reagimesh

1 Shkurt 2023, 15:43Rajoni TEMA

"Kosova i është rrëmbyer Serbisë",

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç deklaroi se është keqkuptuar në deklaratat kur tha se “Kosova i është rrëmbyer Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare”.

Gjatë një konference për mediat së bashku me presidenten e re sllovene, Natasha Pirc Musar ka sqaruar deklaratën e tij, e cila ngjalli reagime të ashpra.

“Serbia mbeti pa Kosovën, nuk e dha vullnetarisht, e humbi në luftë. Unë mund të kisha thënë ndryshe, se Serbia ka mbetur Kosovën, por supozoj se të gjithë jemi dakord se Kosova ishte pjesë e Serbisë”, ka thënë Milanoviç”, tha ai.

Ai tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën në njëfarë mënyrë dhe ka shtuar se me politikanët e Kosovës ka miqësi të mirë. Në lidhje me Asociacionin e  komunave me shumicë serbe, Milanoviç ka thënë se duhet të themelohet, pasi është nënshkruar dhe miratuar ajo. 

13 Komente

  1. d
    dardan

    Ore plere Kosova ka qene pjese e Shqiperise dhe u rrembye nga Serbia ashtu sic u rrembye dhe Kroacia.... Injorant president...

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      Po Shqiperia kur ka qene shtet o dardan?

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sam

        Gjithmonë ka qene shtet ne formen e vet deri sa erdhen turqit ,pastaj ra ne ne harresë nga barbaret e azise duke na mohur gjithçka qe ishte shqiptare dhe duke perdorur trojet shqiptare si monedhë kembimi kundrejt slaveve sa here qe humbte luftrat ,,,ps lexojeni historinë e mesjetes

        Përgjigjjuni
        1. R
          Roland

          Sam. Dmth para turqeve Shqiperia paska qene shtet. Po 1500 vjet nen Bizant ku e cove apo Bizanti nuk quhet . Idiot.

          Përgjigjjuni
          1. a
            albaniafirst

            Roland-nen Bizantin ka qene edhe Serbia, apo jo? eshte e vertete se Shqiperia, ashtu si Serbia apo te tjera shtete nuk kane ekzistuar ne kohen e Bizantit, pao sic quhej atehere Perandoria Romake e Lindjes". Sodoqofte ne ate kohe nuk ekzistonte termi "komb", qe u krijua se pari prej portugezeve ne shkullin e XVIII. Ne kohen e Bizantit, shteti nuk funksiononte sic e dime se funksionojne shtetet sot. Ne ate kohe ka patur sundimtare lokale, qe paguanin taksat shtetit qendror te perandorise. Keshtu ne Shqiperi ekzistonin sundimtare shqiptare, per te cilet dime shume gjera nga historia jone. Kur Perandoria e Bizantit ra, erdhen Osmanet qe qendruan ne rrajonin tone per mese 500 vjet. Edhe ne ate kohe Gadishulli yne ishte i ndare ne vilajete dhe sundohej nga sundimtare lokale, qe ishin besnike te Sulltanit osman dhe i paguanin atij taksa vjetore. Kur Perandoria Osmane u debesua ne fundin e shekullit te XIX, fuqite e medha Europiane filluan qe te shkepusnin territore prej tyre duke krijuar shtete te reja per ti patur si vasale te tyre. Keshtu u krijua Mbreteria Greke ne 1831-shin, nen ndikimin e Mbretit te Bavarise, qe vuri te birin, Otto-n si Mbret te Greqise, apo te Serbise ne 1832, Bullgaria, ne 1908-ten, apo Mali i Zi ne 1910-ten, gjithmone nen suportin e Rusise. Keto shtete nuk u formuan duke ndjekur kriterin e kombit, por thjesht nisur nga interesat e fuqive te medha qe i krijuan, duke marre nen kontrollin e tyre territore qe nuk kishin popullsi te ketyre kombeve. Keshtu, ne ate kohe Kosova, packa se perbehej prej shqiptareve, ju dha Serbise. Plava e Gucia ju dhane Malit te Zi, por nen presionin e malesoreve Shqiptare, qe luftuan kunder aneksimit, disa territore te tjera ju dhane atij shteti, ku me i vecanti eshte Ulqini. Nese doni te mesoni se sa te verteta jane ato qe kam shkrua me siper, lexoni historine se si fuqite e medha sulmuan luftaret shqiptare, mbrojtes te qytetit te Ulqinit nga deti per te mbeshtetur marrjen e ketij qyteti teresisht shqiptar nga Mali i Zi. Shkurt, jane fuqite e medha shkaktaret e problemeve dhe lufterave qe kane vazhduar per dekada dhe me gjasa do vazhdojne edhe ne te ardhmen ne Ballkanin perendimor.

            Përgjigjjuni
    2. K
      Kapterri

      Laje mutin me shurrë

      Përgjigjjuni
      1. P
        Palaco president!

        Kete nuk e le geni sllav qe te jete objektiv dhe te flase drejt. Serbise ju dha Kosova dhe mjaft toka te tjera shqiptare nga ish fuqite e medha raciste dhe megalomane te asaj kohe. Serbia e perdori Kosoven si koloni per 100 vjet, duke e shfrytezuar barbarisht, duke e vrare dhe deportuar nga tokat e saj. Ato toka ju rrembyen Shqiperise me nje te rene te lapsit, nga kolonizatoret angleze, franceze, ruse dhe gjermane. Ju moren ne menyre arbitrare Shqiperise dhe me forcen e armeve te fuqive te shplara te asaj kohe. Ky m.t mu.ti e di shume mire hstorine por nuk i intereson te thote te verteten. Kosova kishte auutonomi brenda ish Jugosllavise dhe me referendum shpalli pavaresine nga ishb Jugosllavia, ashtu sic beri edhe Kroacia dhe shtete e tjera te ish Jugosllavise.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Genti

          Shqipëria nuk ekzistonte fare asokohe. Turqia trojet arbërore i ndau në 4 vilajete dhe kur po shpërbëhej i lëshonte si copa mishi për fqinjët dhe fuqive që ja tundën themelet. Kosova ju Serbisë si plaçkë lufte e kështu me rradhë. Kur u ngritën fqinjët tanë për pavarsi në 1800 e canë ne flinim gjumë. Biles edhe kur u zgjuam në 1878 në lidhjen e Prizrenit Perandoria dërgoi ushtritë dhe e theu kryengritjen që donte bashkimin e troheve shqiptare në një vilajet atë Shqiptar. Mos i lëmë Evropës faje që si ka. Po mo ishte Evropa dhe SHBA biles edhe Lenini që denoncoi Traktatin e fshehtë të Londrës sot nuk do kishte Shqipëri fare. Doishim katandisur si kurdët e shkretë 40 milionë pa një shtet.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Teuta

            Shqipëria ekzistonte por jo si shtet. Naimi dhe rilindësit i këndonin Shqipërisë para se të bëhej shtet.

            Përgjigjjuni
            1. b
              ben

              Genti-po te mos ishte per Rusine, fqinjet tane veriore do vazhdonin qe te ishin nen Turqine. E njejta gje me Greqine, ku i ashtuquajturi "Revolucioni grek i 1821-1831" u be nga shqiptaret. Lexo se cfare thote profesoresha greke e historise Maria Efthimiou per rolin jetesor qe paten shqiptaret ne ate revolucion. Mjafton qe te permend se te tere heronjte e atij revolucioni, duke filluar me Marko Bocarin, ishin pa perjashtim shqiptare 24 karatsh.

              Përgjigjjuni
          2. S
            Shkodrani

            Nuk eshte problemi te associacioni si term, por te kompetencat qe serbia kerkon t'i jape. Serbia kerkon te kontrolloje Kosoven me 50 mije nenshtetas te etnise serbe. Formula serbe eshte e ndertuar per te mbajtur konfliktin e hapur dhe nuk ka asnje qellim te mire.

            Përgjigjjuni
            1. v
              vezhguesi

              Me shkurt dhe sakte se e keni thene juve nuk behet. Eshte pikerisht ky fare asosacioni si puna e asaj perralles me gozhden e Nastradinit. Per ato qe nuk e kane degjuar kete perralle, po perpiqem ta them shkurt me poshte dhe sejcili te beje vete analogjine me asosacionet serbe ne Kosove. Nastradini nxorri ne shitje shtepine me nje cmim shume te ulur, por me nje kusht, qe shtepia shitej sic ishte, me perjashtim te nje gozhde ne dhomen e gjumit. Dikush, pa u menduar gjate, duke pare cmimin e pranoi kete kusht. Qe ne naten e pare, kur familja e re u sistemua ne shtepine e Nastradinit, ky i fundit trokiti tek porta ne mesnate. I zoti i ri i shtepise hapi porten dhe pa Nastradinin. -Cfare ka ndodhur?-e pyeti ai. -Asgje-i pergjigjet Nastradini. -Desha vetem qe te var pallton ke gozhda ime. Heret ne mengjez, pa zbardhur akoma dita, trokiti perseri dera dhe kur i zoti i ri i shtepise hapi porten, perseri ishte Nastradini qe kerkonte te merrte pallton e tij. Me pak fjale, kjo histori vazhdoi cdo dite e nate, deri sa ai qe bleu shtepine e la ate pa kerkuar parate e tija mbrapsh. E njejta gje me Serbine, qe kerkon keto asosacione ne Kosove qe ti perdore si gozhde te Nastradinit, nderkohe qe ne Luginen e Presheves, shqiptaret atje nuk kane as te drejtat me elementare dhe popullata shqiptare po largohet cdo dite nga trojet e tyre, pasi shteti serb nuk ka bere asnje investim per te krijuar vende pune atje. Fajin ne kete rast nuk e ka Serbia, qe kerkon te perfitoje per interesat e veta, por kurva Europe, qe i ferkon brinjet asaj duke perdorur standarte te dyfishta; njeren per Serbine pa kushte dhe tjetren per Kosoven me detyrime pa asnje benefit per te.

              Përgjigjjuni
            2. L
              Lani

              Po pse ke “miqesi te mire” me politikanet e Kosoves nuk do te thote se mund te nxjerresh nga goja çfarë të vjen prej bythe o koqe me lëng zogu.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje