
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka deklaruar se propozimi evropian (i njohur si franko-gjerman) nuk përbën një ultimatum nga perëndimi për Kosovën dhe Serbinë, por një mundësi për përparim në dialog.
“Nuk ka pasur ultimatume”, tha Von Cramon në një intervistë për gazetën serbe Vreme.
Në përgjigjen e saj, euro-deputetja po i përgjigjej komentit të presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili pas takimit me top-pesë diplomatët perëndimorë deklaroi se Serbisë tashmë i është vënë një ultimatum për ta pranuar propozimin.
“Të jeni të sigurt se ne nuk jemi këtu për të lëshuar ultimatume. Përfaqësuesit perëndimorë kanë ardhur me mirëbesim për të nisur gjërat dhe për t’i ofruar Serbisë dhe Kosovës një rrugë përpara”, tha deputetja gjermane e Parlamentit Evropian.
Duke theksuar se dialogu i Brukselit ka 12 vjet që vazhdon, ajo deklaroi se bisedimet duhet të vazhdojnë “për thelbin, atë që është në diskutim në planin e BE-së”.
“Është e qartë se të gjithë në Serbi e dinë se pa një marrëveshje për Kosovën nuk do të ketë integrim në BE. Integrimi evropian nuk do të përparojë nëse marrëveshja dështon – kjo është e qartë”, tha Von Cramon.
Nqs Kosova i shpal Shtet i Pamvarur atehere eshte shume e thjeshte dhe e Kuptueshme se Srbia duhet te rrespektoj Ligjet Nderkombetare dhe njohi ate si Shtet dhe jo te vazhdoj Poilitikat e saja kunder Shtetit te Kososves duke financuar ne Shtete qe kan Njohur Kosoven HEQJEN E NJOHJES e cila perben nji Skandal te Paprecende e papare deri me sot ne Bote _ qe kundershton hapur Ligjet Nderkombetare dhe per cudi ,asnji nga Politika Nderkombetare nuk SHIKON e Politiken Serbe qe saboton Hapur Shtetin e Ksoves dhe Reagoje ! Pra Heshtja e Nderkombetareve nga gjithe kjo Politike Kriminale serbe vs Shtetit te Kosoves siedhe Nxitja e popullsise serbe qe jeton brenda Teritorit te Kosoves te Sulmojne me arme , bllokojne rrugen me Bartikada ,te destabilizojne Kosoven per CUDI nuk e shikon asnji Nderkombetare ,duke tregiuar qarte me kte Heshtje se Miratojne kto Sulme Serbe mbi nji Shtet Sovran ,pra lejojne serbine qe artificialishte t'ja arrije qellimit me inskenime te tilla ,te pretendoje Teritorin e nji Shteti tjeter dhe kjo perseri nuk SHIKOHET nga Nderkombetaret dhe i behet Presion Qeverrise Kosovare me te tilla Politika Shantazhimi , te Plotesoje kerkesat e Serbise ne Teritorin e vet ! Nuk ndryshin Politika e Europes nga ajo e 1913 - Coptimi i Teritorreve Shqiptare vazhdon ala sot pro me Metoda te tjera jo me Force si benin dikur ,pasi c'armatosin Shqiptaret e nxisnin serbet te benin gjenocide . Edhe ky sot eshte nji Politike Gjenocidi kunder shqiptareve . Shkofshi ne djall fare Bestiale
Hahaha, cfare komenti! Po te jete si thu ti, pse nuk behet kosova anetare e okb- se?
Nga qenat skemi frike