Vuçiç: Serbia nuk do të marrë pjesë në histerinë anti-ruse

31 Mars 2022, 09:28Rajoni TEMA

Vuçiç: Serbia nuk do të marrë pjesë në

Serbia mbetet në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Europian, por nuk do të marrë pjesë në atë që ajo e quan “histeri kundër Rusisë” që po zhvillohet.

Kështu tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç, duke folur në një tubim elektoral në Nish.

Vuçiç deri tani favoriti në zgjedhjet presidenciale të së dielës së ardhshme nënvizoi angazhimin e tij të fortë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, veçanërisht në këtë fazë të tensionit të lartë ndërkombëtar.

“Serbia synon të ruajë dinjitetin dhe krenarinë e saj. Serbia ka qenë dhe do të mbetet një vend liridashës. Unë jam krenar që qytetarët serbë e kuptojnë këtë”, u shpreh ai.

Serbia, tha ai, bashkëpunon me NATO-n, veçanërisht në Kosovë, por nuk do të jetë kurrë pjesë e aleancës pasi nuk mund t’i harrojë “krimet e bërë me bombardimin e Jugosllavisë në vitin 1999”.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    "Serbia ka qenë dhe do të mbetet një vend liridashës." ky ka humor për kokë të lindës së palloshit!! i fortë është!!vënd liridashës që po bën gjithçka kundër lirisë?? as ky joni nuk do ishte kaq i pacipë se ky buzviçi i sërbisë!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje