
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë, me dëshirën që ta kryeni me sukses këtë detyrë të përgjegjshme.Jam i bindur që do të zhvillojmë marrëdhënie të mira e miqësore dhe madje bashkëpunim më të mirë ekonomik në fusha të ndryshe në dobi të qytetarëve të vendeve tona”, mësohet të ketë thënë Vuçiç.
Presidenti i Serbisë, sipas mediave serbe në mesazhin e urimit ka thënë se së bashku mund t’ia dalin me sukses në zhvillimin e të gjitha potencialeve të nismës “Ballkani i Hapur”.
“Besoj gjithashtu se së bashku do të arrijmë të zhvillojmë të gjitha potencialet e nismës “Ballkani i Hapur”, e cila do të përmirësojë shumë standardet në rajonin tonë”, ka thënë Vuçiç në mesazhin e tij të urimit.
Rrespekte per popullin Serbe rrespekte per présidentin Vucic me ne funde vendet e ballkanit e kuptuan qe lufta nuk i sherben askujte vetem ballkan i hapur bashkone nacionet
Burre shteti vizionar qe do ta krahesoja me presidentin legjendar te Jugosllavise dhe udheheqesin e vendeve te paangazhuara Josif Broz Titon. Bravo Z. Vucic keshtu duhet te ecin shtetet fqinje perkrah njeri tjetrit drejt prosperitetit te perbashket dhe zhvillimit te panderprere te bashkepunimit ekonomiko politik.
"Ballkan i Hapur" do te thote qe Serbia t'i jape dyert Kosoves dhe ta mireprese si shtet te barabarte me veten.
President largpames ,forcon shtetin e tij dhe mbrojtjen pavaresisht presioneve ,ndersa neve na ben peshqesh amerikanet reformen e te korruptuarve me ne krye Kraja gruashkerdhyerin