Tahiri krahason Kurtin me Zelenskyn: Njëri nga një politikan u shndërrua në komedian, tjetri nga humorist në politikan

4 Qershor 2022, 13:49Rajoni TEMA

Tahiri krahason Kurtin me Zelenskyn: Njëri nga një politikan u

Shefi i Grupit Parlamentarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në një konferencë për media ka adresuar disa nga problemet të cilët sipas tij po shfaqen gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

Tahiri, përveç se ka kritikuar punën e disa prej ministrave të Qeverisë Kurti 2, ka qenë i zëshëm edhe për punën dhe jo-seriozitetin e vetë të parit të ekzekutivit.

Tahiri, madje ka krahasuar kryeministrin e vendit me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pasi sipas tij Kurti me jo-seriozitetin e tij nga një politikan e aktivistë është shndërruar në një komedien, e ndërsa Zelensky nga një komedian është transformuar në një lider inspirues që po udhëheqë një luftë fisnike.


“Albin Kurti si kryeministrit i Kosovës ka arritur në këtë funksion duke qenë një aktivist i suksesshëm dhe një politikan që ka marrë mbi 50 për qind të votave, tash prej një politikani është kthyer në një komedian i cili na fletë me fjalime me rima, për bojlera e filtera dhe nuk merret me çështjet jetike të vendit”, ka thënë Tahiri.

Deputeti i AAK-së ka qenë i zëshëm edhe për punën e ministrave duke i quajtur ata arrogantë dhe jo-serioz.

Sipas Tahirit, ministrja e Tregtisë flet për investime strategjike dhe mburret me sistemin fiskal dhe tatimor të Kosovës, për të cilin nuk ka bërë asgjë dhe në fakt mburret me një investim të një rrjeti të supermarketeve “LIDL”, duke mos e ditur se sa është numri i madh i supermarketeve në tërë Kosovën.

“Sot investitor strategjik në Kosovë është dikush që krijon vende të punës që investon në energji dhe prodhim, por jo në një rrjet të supermarketeve”, ka thënë ai.


Tahiri, ka qenë kritik edhe me deklaratën e zëvendëskryeministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili ditë më parë në një paraqitje televizive ka krahasuar shpejtësinë e punës së ministrisë në fjalë me shpejtësinë e shtrirjes së vajit në tepsi.

“Ai flet për shpejtësinë e punës në Qeveri, bile edhe për shpërndarjen e vajit në tepsi dhe arrijnë të ofendojë rënd deputetët e Kuvendit të Kosovës duke i quajtur pronarë të budallakis, dhe nuk kthehet prapa dhe të shikojë shpejtësinë e vendimeve të Qeverisë. Është hera e tretë që shtyhet Ligji i Pagave, asnjë ligj që ndikon në jetën e qytetarëve nuk është miratuar”, ka shtuar ai.

Ndërsa çështja e tretë të cilën e ka ngritur si shqetësim, Tahiri, në raport me punën e Qeverisë është, çështja e afera korruptive, në të cilat po dyshohet se janë përfshirë zyrtarë të ndryshëm të ministrive, por edhe vetë ministrat.

“Këtë javë janë denoncuar disa ministri, nuk ka asnjë shpjegim as një qartësim asnjë deklaratë sqaruese rreth këtyre aferave, ka neglizhim, arrogancë dhe trajtim tepër joserioz. Qeveria nëse nuk reagon së paku duhej të merrte një vendim për shkarkimin e zyrtarëve të përmendur nëpër afera”.

5 Komente

  1. A
    Aron

    Gjetje e goditur.

    Përgjigjjuni
    1. d
      dajlan

      E dhimbeshme por e vertete, ketu perfshihet dhe presidentja Lopa Osmani.

      Përgjigjjuni
      1. p
        per Shmilin

        E ke gabim or Tahir. Kurti eshte person me detyre te percaktuar. Ai jo vetem komedian qe behet por edhe shejtan, po qe se e urdherojne. Ti ke shembullin e Saliut qe asnjehere nuk ka qene karagjoz por shejtan qe te beje Shqiprine rrumpalle sepse keshtu ja kerkonte detyra. Njerzit e medhenj bejne cudira sepse ata komandohen nga aljenet qe kane zaptuar Mosken. Ne tru ata kane nje mikroaparature qe zevendeson trurin e njeriut. Kjo aparature ben cudira. Te ben jo vetem shejtan por edhe komedjan. Te ben edhe gjenial sic eshte bere Albini qe cdo mengjes hedh ne treg nga nje ide te re per bisedimet duke sfiduar idjotet e Amerikes. Shume nga ne keto ide i quajme pordhet e qelbura te Albinit, por Visi nuk mendon keshtu …

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ilir

          Hahahhah kur tahiri flet per politikanin me te mir te kombit shqipar eshte fundi i botes, me komedijan te lindur se kryetarin e partis se tahir nuk do te ket ma hahhahahhahah, po te ishin vetem 10 perqind poltikanet shqiptar si albin kurti kombi shqitar do te ishte ndrryshe shume me i zhvilluar dhe me i fort

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Albini eshte politikani me i dobet deri tani dhe per te mbuluar dobesine, ben si patriot. Ka vijuar me teper vijen e Gjermanise, se ate te Amerikes. Mirepo sic e pame Gjermania beri edhe gjendjen kaotike qe eshte tani ne Ukraine me politikat qe bente Merkel ne favor to Rusise, ashtu sic bente edhe ato ne favor te Serbise.

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje