
“Çështja e ardhjes së ministrit Sergej Lavrov në Beograd po bëhet më e ndërlikuar”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
Ai tha këtë në Bratislavë, ku po merr pjesë në Forumin vjetor “GLOBSEC 2022”.
Vuçiç i është përgjigjur kështu pyetjes së mediave për ardhjen e kryediplomatit rus në Beograd, për të shënuar Ditën e Rusisë pikërisht në kryeqytetin serb, ndërkohë që Moska është nën një izolim të plotë ndërkombëtar.
“Situata rreth ardhjes së Lavrovit është e komplikuar në çdo kuptim, por unë nuk jam gati të flas ende për këtë, por është e komplikuar në çdo kuptim. Pyetjet janë se si do të vijë Lavrov, çfarë … dhe të tjera … do të shohim”, tha Vuçiç.
I pyetur nëse ka mundësi që kancelari gjerman Olaf Scholz të mos e vizitojë Serbinë më 10 qershor për shkak të ardhjes së Lavrovit dhe nëse ky do të ishte një lajm i keq për Serbinë, Vuçiç tha se sigurisht që do të ishte një lajm i keq.
Imagjinoni, thotë ai, “nëse Scholz thotë se nuk mund të vinte, do të ishte një lajm i keq”.
“Por shpresoj se nuk do të ndodhë. Fillimisht të shohim nëse Lavrov do të vijë… Ka reagim edhe nga vendet e tjera”, tha Vuçiç.
Sipas njoftimeve, ministri i Jashtëm rus duhet të vizitojë Serbinë më 7 korrik.
or vuç, njeriu mendon o me budallallëk o me mënçuri!! që të dyja janë brënda tij,që të dyja presin urdhërin për të dalë në shesh!! mënyra e parë e të menduarit quhet miopi,e dyta largpamësi!! e para të çon në greminë,si ty dhe atë që ti mbështet,e dyta të shpëton si ty dhe atë që ke dëshirë të mbështesës,atë që "ta do zemra"!! vuç,mua si shqipo po të mendoja me budallallëk,pra me metodën e parë,do të thosha "prit me të shtëna topash lavrovin dhe pështy në surrat sholsin",por po të mendoja me mënçuri do të të thosha të kundërtën"përzi lavrovin dhe prit me lule sholsin"!! pritja e lavrovit me lule të dëmton ty dhe më jep mundësinë mua shqipos të përfitoj nga gomarllëqet e tua,por në të njëjtën kohë tensionon dhe shkatërron situatën politike në rajonin tonë! pritja e sholsit me lule dhe bojkotimi i lavrovit,të ço ty drejt arsyes dhe arsyeja sjell stabilitet,dhe në rajonin tonë,por dhe atje ku po luftohet!!i pret krahët diktatorit të rusisë dhe armikut tënd e timit,pavarsisht se ty të duket miku tënd dhe armiku jonë!!