Kancelari austriak: Jo Ukraina para Ballkanit Perëndimor

2 Qershor 2022, 21:40Rajoni TEMA

Kancelari austriak: Jo Ukraina para Ballkanit Perëndimor

Kancelari austriak Karl Nechamer ka deklaruar gjatë takimit të Partive Popullore Europiane se propozimi i presidentit francez, Emmanuel Macron për krijimin e një këshilli politik me vendet që presin të anëtarësohen në BE, mund të provokojë dëme të karakterit strategjik. 

Propozimi i Macron ishte refleks i situatës në Ukrainë dhe duke qenë se anëtarësimi i këtij vendi u kërkua menjëherë, lideri francez bëri atë që di të bëjë më mirë: dha iluzionin e shpresës me një marifet burokratik.

Për Nechamer vendosja e përparësive mund të sjellë probleme strategjike.

"Nëse kandidaturës së Ukrainës i jepet perspektiva e shpresës dhe hezitohet për Ballkanin Perëndimor, atëherë rajoni nuk do ta kuptojë këtë. Ka shumë angazhim në rajon dhe ne duhet ta marrim seriozisht atë. 

Unë jam kryeminstri i parë nga një vend i BE-së që vizitoj Ballkanin pas një kohe të gjatë. Kjo duhet të ndryshojë, për shkak se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm gjeopolitikisht po aq sa Ukraina", ka thënë ai.

6 Komente

  1. A
    Austria eshte Shteti me i Ekujlibruar ne BE

    Gjithe Shtetet e tjera te BE-s jane pjes e Pazareve te qelbura te Klubit te Brukselit . KM i Shqiperise nqs do kishte vertet nji VIZION si edhe shpesh permendet ne komente nga shqiptaret - do ti mjaftonte nji Lidhje e Forte bashkeopunimi me Shtetin Austriake dhe Italine ,dy Shtete qe Historikishte kan len Gjurme Pozitive ne Krijimin e Shtetit Shqiptare , qe ishin pro Shqiperise Natyrale kur ( Rest der Welt ) Fuqite e Medha kerkuan Coptimin e Kombit Shqiptare . Bashkpunim ne te gjitha fushat me Austrine ne Institucione ,Ushtri,Turizem , dhe ne pak vite Shqiperia hipte ne shinat e Njerezimit Dinjitoze , sepse Austria eshte nji nder vendet me te zhvilluara sot ne BE dhe simbol i Kualitetit ne cdo Produkt qe konkuron majat e Botes . Por KM -Shqiptare i pelqen ndoshta avnetura Politike dhe shetitja mbi kalin e Kaubysit i veshur me shallvare turku . - Gabim fatal. Keshtu nuk shkohet ne Europe _ Pa Vizion !!!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      vizioni vetem i skiperise eshte anetaresimi ne islam dhe kthim te baba turkia. nuk behet evropian mbetja turke ne Arberi.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetari Shqipetar ...

        Detari ,,, ndoshta ke te drejte , por ktu s'kemi te bejme aspak Direkt me Vullnetin e Shqiptareve -kur dihet Boterishte qe Dhjetoristet thirren me 90 - gjate ndryshimit te Sistemit -"E duam Shqiperine si Europa " - Kjo mbetet Theni Lapidare per Shoqerine Shqiptare kur u zbyth Shteti IshKomunist -(erdhe pse do duhej ne Me te Tiranes nji Permendore me kte -Text Identiteti i perkatsise Europiane te Shqiptareve - shkruan me shkronja te Arta ne Kujtim te Dhjetoristeve 1 dhe nga ana tjeter ,si nji Deshmi te Epokes Historise - edhe si nji Shuplake e Forte - atyre Te Forteve - qe moren Frenat e Shtetit Shqiptare dhe mbasi ja lane nji Karrosieri Malok Shpelle ,qe s'ja kishte iden se ku ishte rruga per ne Europe - I forti e drejtoj per ne Arabistan Konf.Islam !!!!!!! - Pra Te Fortet - injoruan Thirjjet e Shqiptareve per Europe (ku ata historikishte bejne pjes ) dhe e Hodhen Shqiperine ne Arabistan - Ky ishte Miku jone i Madhe edhe Europa - e cila cuditerishte - edhe pas 1913-es - nuk kishte hequr dore nga Politikat e saja per Coptimin deri ne zhdukje nga Harta e Europes - Shqiperine dhe Perse_n ne shqiptaret e dijme mire Sot -sepse i njohim tashme mir Si Tik-t Europa

        Përgjigjjuni
        1. D
          Detari

          sado i forte te ishte saliu populli po te kishte ndjenja evropiane nuk do pranonte misione arabesh ne vend, xhami pa fund, pellitje arabisth nga minaret etj. Pse nuk ndodh ne vendet afer nesh? Sepse kane identitet dhe kulture dicka qe ne skemi sepse sic po vertetohet gjysma e popullsise jane mbetje turke.

          Përgjigjjuni
    2. M
      Mos e beso po deshe, por eshte e vertete.

      Austriaket kane qene historikisht te paret prane Shqiperise dhe popullit te saj. Vendeve te tjera politikanet tane u thurrin lavde per interesat e tyre, nje here thone te paret jane amerikanet, heren tjeter thone italianet, ..... grekeqiret e me rradhe. Historia flet qarte, eshte e pagabuar me mbeshtetjen qe na ka dhene dhe na jep Austria.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Genti

        Deklaratat per antarasimin e shpejte te Ukraines ishin thjeshte emocionale e te nxitura nga konflikti me Rusine e sidomos nga "frika" e nje zgjerimi te ketij konflikti ne vendet e tjera te evropes. Frike e hiperbolizuar nga SHBA ne menyre qe te shtohen sanksionet ndaj Rusise e qe Evropa e trembur te kthehet ne nje zone teresisht e varur nga prodhimet dhe importet amerikane nderkohe qe politikisht eshte nen varesine e plote te tyre. Ukraina edhe perpara konfliktik ka qene nje kandidature teper e zbehte per ne BE dhe sidomos pas konfliktit duhet te jete edhe me teper per vete pasojat qe merr me vete nese nje dite antarsohet. Vendet e Ballkanit duhet te ishin antarsuar nderkohe dhe procesi i njehsimit te tyre ekonomik dhe politik me BE duhet te behej progresivisht duke qene antare te saj. BE nga frika i hap dyert Ukraines ndersa jua mban mbyllur vendeve te ballkanit nderkohe qe Kina dhe Azia per interesa te tyret nuk kane dyer fare dhe mund te na pranojne ne c'do moment dhe pa asnje kusht ne iniciativat e tyre Euro-Aziatike.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje