Presidentit të Serbisë ende nuk i ka dalë zemërimi për atë që e konsideron një kurth të fuqive të mëdha dhe Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Aleksandër Vuçiç ka nisur që të fantazojë, siç duket, duke thurur skenarë të pakonfirmuar për mënyrën se si 4 heroinat, të cilat e vendosën në vështirësi, të jenë futur në sallë.
“Bënë një marrëveshje me anglezët dhe amerikanët dhe hynë. Dikush që ishte i ndërgjegjshëm nuk donte t'i lejonte të hynin dhe më pas erdhi një telefonatë. Mendoni se nga mund të vinte ajo telefonatë. Pastaj Vjosa gënjeu se ishin anëtare të kabinetit pasi nuk janë të tilla”, tha Vuçiç në Nju-Jork.
Prania e 4 grave të mbijetuara nga dhuna dhe torturat e forcave serbe në Kosovë bënë që presidenti serb shpesh të ulte kokën në ulësen e tij në shenjë turpi.
Gjithe kurioziteti im eshte se kush ishte iniciator per kete aksion dhe ne se Albini ishte ne dijeni. Eshte nje levizje e zgjuar dhe plot elegance...
Ku e gjeti turpin Vucic? Minister I Sllobos dhe me turp,nuk shkon..
Ky në vënd të kërkoj falje e të dënoj përgjegjësit fajin ja kanë ata që sollën ato vajza në sallën e kombeve të bashkuara... pafytyrësia e Serbëve ska fund
PËR CFARË ARSYE, os SHKAKU emërohen HEROINA këto fatzeza. U bëmë si shkiet serbë. Viktima fatzeza.