Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut - Shqiptarët humbin komunën e Kërçovës pas 16 vitesh, edhe pse janë shumicë

3 Nëntor 2025, 07:42Rajoni TEMA
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut - Shqiptarët humbin

Pas 16 vitesh nën drejtimin kualicionit të shqiptarëve AKI, Kërçova kthehet sërish në duart e VMRO-DPMNE-së.

Kandidati i kësaj partie, Aleksandar Jovanovski, ka fituar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, duke mposhtur Fatmir Deharin, kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) dhe kryetarin aktual të komunës.

Sipas rezultateve të para jozyrtare, Jovanovski ka siguruar një epërsi prej rreth 2.000 votash, duke arritur kështu një fitore të thellë që shënon një ndryshim historik në balancat politike të kësaj komune.

Në zgjedhjet e kaluara, në vitin 2021, Dehari kishte mposhtur pikërisht Jovanovskin, duke e ruajtur atëherë Kërçovën në duart e shqiptarëve. Por këtë herë, përmbysja e rezultatit reflekton një mobilizim të madh të elektoratit maqedonas dhe një pjesëmarrje më të ulët të votuesve shqiptarë, përfshirë edhe ata nga diaspora.

Burime nga terreni theksojnë se pjesa më e madhe e votave vendimtare për Jovanovskin erdhën nga vendbanimet maqedonase të komunës, ndërsa votat shqiptare nuk arritën të balancojnë diferencën.

Fitorja e Aleksandar Jovanovskit shënon fundin e një periudhe 16-vjeçare të drejtimit shqiptar në Kërçovë, që filloi me udhëheqjen e Fatmir Deharit dhe vazhdoi me mbështetjen e elektoratit shqiptar në zgjedhje të njëpasnjëshme.

Kështu, në katër vitet e ardhshme, Komuna e Kërçovës do të udhëhiqet nga një kuadër i VMRO-DPMNE-së, ndërsa rezultati pritet të ndikojë ndjeshëm në raportet politike mes komuniteteve dhe partive kryesore në vend.

7 Komente

  1. V
    Vala

    Mire t'ju behet. E meritojne poshterimin slla., se ndersa guxojne ti japin mesime botes shqiptare, harrojne zbuluar bythen e tyre..

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ali Ahm uti

      E hengsgin mu.t in BDI qe e menderosi gjith faktorin edhe besimin e Shqiptareve ne RMV me brroçkulla te Ali Ahmu tit filluer me gruevskin, perfunduer me kumanoven 2015.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti anarkisti

        Jo shqiptarët nuk humben ata votuan kombin e tyre por fituan argat e Mexhitit - VLEN dhe Mickovskit- VMRO që janë kundër shqiptar të përbetuar dhe për interesa personale. Përkatësisht shqipfolësit e shpirtshitur që tradhtuan interesin kombëtar u bashkon kundër kombëtarëve dhe atdhetarëve shqiptar.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bosssi

          Dhender tek shqiptaret eshte Jovanoski, nusen shqiptare e kishte, vete dinte shqip , mbase do bej ndonje gje me mire se vete shqiptare , nuk shoh ndonje shqetesim. T'ju sherbej si leksion shqiptareve, pak pause u bene mire

          Përgjigjjuni
          1. P
            Papa

            Nuk del dikush me votu ata qe ju japin pune veq njerve te partise tjert shqiptar pa pune nuk shkon ashtu pse me votu

            Përgjigjjuni
            1. D
              Detari

              shumice muslimane doni te thoni? ne FYROM ka vetem sllave dhe turq.

              Përgjigjjuni
              1. d
                drin

                Kjo tregon se shqipëtarët në rajon historikisht nuk dinë të bashkohen ....

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje