A janë infeksionet virale shkak i sëmundjes së Parkinson, Alzheimer apo demencës? Çfarë zbuloi studimi i fundit

22 Janar 2023, 12:50Shëndeti TEMA

A janë infeksionet virale shkak i sëmundjes së Parkinson,

Një studim i fundit amerikan ka zbuluar lidhjet e shumta mes infeksioneve virale dhe sëmundjeve neurodegjenerative: Alzheimer, Parkinson, ALS, sklerozë e shumëfishtë dhe demencës. Sipas të dhënave mjekësore, viruset janë një faktor i rëndësishëm për dëmtime në tru.


Ndër lidhjet që janë gjetur janë midis virusit herpes dhe sëmundjes Alzheimer, midis gripit dhe sëmundjes së Parkinsonit, Virusi i herpesit lidhet në mënyrë direkte me sëmundjen e Alzheimer, gripi me Parkinsonin, HPV (virusi përgjegjës për shfaqjen e kancerit në qafën e mitrës) ndikon tek demenca, virusi “Epstein-Barr” tek skleroza e shumëfishtë, etj.

Nga të gjitha sëmundjet neurologjike, demenca është ajo që  shoqërohet më shpesh me infeksione virale. Studimi i ri mbështetet në të dhënat mjekësore nga Britania dhe Finlanda, ku janë analizuar rreth 132 mijë njerëz që ishin të prekur nga një prej sëmundjeve dhe rezultoi që kishin më shumë gjasa se njerëzit e tjerë për t’u prekur nga infeksionet virale.

Nga ana tjetër, shkencëtarët theksuan se veç viruseve, ka dhe faktorë gjenetikë që i bëjnë disa njerëz më pak imunë ndaj infeksioneve virale, ashtu edhe ndaj sëmundjeve neurologjike. Gjithashtu faktorë të ndryshëm mjedisorë mund të shkaktojnë sëmundjet neurodegjenerative.

“Duhet ende shumë punë për të bërë lidhjen direkte mes ekspozimit ndaj ndaj viruseve me rrezikun e sëmundjeve neurodegjenerative,” tha studiuesi kryesor Dr. Andreë Singleton i Qendrës për Alzheimer dhe Demenca të ngjashme në Institutin Kombëtar të Shëndetit të SHBA.

Epidemiologia gjenetike Cornelia van Duyn e Universitetit të Oksfordit theksoi se infeksioni viral nuk e shkakton këtë lloj sëmundjeje por rrjedh prej saj. Njerëzit që janë të prekur nga sëmundje të tilla kanë shanse shumë të larta të infektohen dhe rrjedhimisht të rëndohet gjendja e trurit.

Lini një Përgjigje