Virusi RSV mbërrin në Shqipëri, rasti i parë te një 16-vjeçar

16 Janar 2023, 20:47Shëndeti TEMA

Virusi RSV mbërrin në Shqipëri, rasti i parë te një

Virusi sincicial ose i njohur ndryshe si “RSV” ka mbërritur dhe po qarkullon edhe në Shqipëri. Edhe pse ky virus prek kryesisht moshat e vogla duke i shkaktuar probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe në sistemin nervor qendror, së fundmi në vendin tonë është shënuar dhe një rast i rrallë. 2 javë më parë është konfirmuar se i infektuar ka qenë edhe një 16-vjeçar, gjendja e së cilit është përkeqësuar brenda ditës, çka e ka futur në intubim.

Detajet për gjendjen e adoleshentit i ka dhënë drejtoresha e spitalit Infektiv, Najada Çomo, e cila tregoi në një intervistë për ReportTv, se gjendja e adoleshentit ishte rënduar brenda pak orësh, ndërsa simptomat që i ishin shfaqur ishin temperatura e lartë, kolla dhe dhimbja e kokës.

“Natyrisht kemi pasur një djalë në moshë 16 vjeçare që ka ardhur në spital në gjendje të rënduar. I rënduar brenda pak orësh. Me temperaturë të lartë, dhimbje koke të fortë, kollë dhe e percipopetoj situatën dhe u fut menjëherë në intubim mekanik. Probleme me trurin, mushkëritë, të zemrës.

Një moshë e re të hyje kaq shpejt në intubim, ishte një situatë jo e mirë. Gjykuam se është një situatë gripi, por në sajë të analizave të bëra  në ISHP u evidentua shkaktari që ishte RSV. Për ne në shërbimin infektiv është rast i rrallë, tek një adult.

Ishte në një situatë të re. sot gjendja e djalit ështe e mirë. Ishte hera e parë që ne kishim një rast të tillë dhe kaq të rënduar.  Gripi ka temperaturë, dhimbje muskujsh, kollë.

E veçanta është se kur je  në sezon gripi është e vështirë të mendosh që është dhe ky virus dhe tek të rriturit është situatë e rrallë. Mushkëria ishte e dëmtuar dhe tamponët dolën negativë dhe duke marrë analizën u pa që ishte RSV.

Është një gjë e rrallë për t'u evidentuar në këto mosha. Ishte i rënduar në mënyrë të pa pritur dhe tek një moshe e madhe dhe pa asnjë sëmundje tjetër”, tha Çomo.

Drejtoresha e spitalit infektiv, Najada Çomo tha se konstatimi i këtij virusi, që ka simptoma të njëjta me gripin bëhet vetëm me anë të analizave laboratorike në ISHP,

“Një pjesë e moshave të reja janë shtruar në spital sepse temperature ka qenë e lartë. Shenjat kryesore kanë ngjashmëri me gripin dhe simptomat janë rrufa, kolla, dhimbja e gjoksit.

Kanë ngjashmëri me natyrë bakteriale dhe diferenca nuk bëhet dot në bazë të shenjave klinike, por diferenca bëhet nëse pacienti është i shtruar në spital dhe i bëhen në spital. Rasti u konstatua para 2 javëve dhe askush nuk e mendoi se është kjo”, u shpreh Çomo.

Një virus sincicial respirator (#Rsv, akronimi i “virusit respirator syncytial”), është një agjent viral i aftë të infektojë sistemin e frymëmarrjes të pacientëve të çdo moshe, por kryesisht fëmijëve në vitet e para të jetës. Repartet e pediatrisë dhe repartet e kujdesit intensiv në spitale po hasin vështirësi për shkak të pranisë së foshnjave me bronkiolit dhe pneumoni, të shkaktuar pikërisht nga ky virus.

Deri më sot, për këtë virus nuk ka një vaksinë specifike, por “tre prova të fazës III të vaksinave për nënat dhe terapitë me antitrupa monoklonalë janë duke u zhvilluar, megjithatë, janë të indikuara vetëm për foshnjat e parakohshme dhe veçanërisht të brishta. Virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV) mund të shkaktojë pneumoni dhe bronkiolit (inflamacion të rrugëve të frymëmarrjes), i cili prek shumë fëmijë.

1 Komente

  1. B
    Baliu

    Po na vjen, po na vjen, bota zjen, bota zjen ...

    Lini një Përgjigje