Estetikë në moshë të mitur: Kirurgu Panajot Papa rrëfen rastin tronditës të 17-vjeçares

3 Korrik 2025, 18:24Shëndeti TEMA
Estetikë në moshë të mitur: Kirurgu Panajot Papa rrëfen

Në një kohë kur kufiri mes fëmijërisë dhe rritjes sa vjen dhe zbehet, gjithnjë e më shumë të rinj kërkojnë të ndryshojnë fytyrën e tyre, shpesh herë përpara se ta kenë njohur veten.

I ftuar në episodin e 25-të të Apostrof Podcast, kirurgu estetik Panajot Papa rrëfen një rast tronditës që ilustron ankthin e heshtur t një brezi që kërkon të modifikojë veten që në fillesat e jetës:

“Një vajzë rreth 17 vjeçe kërkonte të zmadhonte pjesën e buzëve sepse do të shkonte në vit të fundit në gjimnaz. Në këtë rast, pas një orë vizite, vajzës nuk i është bërë ky lloj trajtimi. Kjo gjë ndodhte në periudhën e korrikut dhe vajza është kthyer në fillim të shtatorit, ku për fat të keq kishte vajtur diku tjetër dhe jo vetëm nuk i ishte bërë acid hialuronik – që është një produkt që në shumicën e rasteve amortizohet ose eliminohet nga trupi – por për fat të keq i kishin prerë buzën në hapësirën mes buzës dhe hundës, duke i bërë një operacion që quhet Lip Lift, që sigurisht bëhet vetëm në mosha më të mëdha, pasi një 17-vjeçare nuk ka formuar akoma karakteristikat e fytyrës.

Në këtë lloj rasti, vajzës i ishte prerë zona e lëkurës midis buzës dhe hundës, duke kërkuar të arrijë atë që quhet Lip Lift ose kthim i buzës, që të duket pak më e mbushur. Por në këtë gjë që ishte arritur ishte një gabim total, sepse vajzës vetëm i ishte shkurtuar distanca dhe nuk kishte arritur të merrte asnjë benefit tjetër."

Rasti ngre një sërë pikëpyetjesh: Çfarë ndodh me një shoqëri ku të rinjtë ndihen të paplotësuar që në adoleshencë? Ku bukuria e jashtme kthehet në diçka që duhet kërkuar me çdo kusht? Dhe çfarë ndodh kur bisturia nuk përdoret më për të shëruar, por për të përmbushur një pasiguri që shoqëria vetë e ka ushqyer?

Episodi i plotë i Apostrof Podcast publikohet të dielën, ora 17:00 

https://www.youtube.com/playlist?list=PLg4y_a3lI08B8NCWY01VAH1ETuA97hqVN

 

Lini një Përgjigje