Të gjithë kemi opinionet tona kur flitet për ushqimin. Nga dieta keto, tek ushqimet detoks, apo moskonsumimi i karbohidrateve në darkë. Mbajmë leksione morale në lidhje me ushqimet që duhen konsumuar ose jo, debatojmë rreth proteinave, ndërsa shkëmbejmë plane ushqimore me njëri-tjetrin si të ishin ideologji.
Por, po sikur pjesa më e madhe e gjithë kësaj zhurme të mos lidhet realisht me shëndetin? Po sikur, e gjithë kjo të mos jetë tjetër veçse shpërqëndrim?
Në episodin e 22-të të Apostrof Podcast, bisedoj me mjeken Albana Daka, në një përpjekje për të shkaur përtej zhurmës. Ndërsa ndalemi tek arsyet përse shumicën e kohës nuk arrijmë të ushqehemi shëndetshëm, argumenti i saj, që vjen mjaft thjeshtë dhe qartë, është se kjo vjen për shkak të një sistemi ushqimor të ndërtuar për të na shtyrë drejt jetesës së pashëndetshme. Një sistem, i cili na ofron ushqime të gatshme dhe të shpejta, duke i marketuar si stil jetese, për të përfituar më pas nga sëmundjet që na shkakton.
Le t’ia nisim me pyetjen bazë: Përse stili i jetesës përfshihet pak – për të mos thënë aspak – në fakultetet e shkencave mjekësore? Përse mjekët e ardhshëm trajnohen më tepër për të maanxhuar simptoma, se sa për të parandaluar sëmundje dhe ç’rregullime përmes ushqyerjes dhe jetesës së shëndetshme? Përgjigjia, siç del edhe nga biseda në Apostrof, nuk ka të bëjë me akademinë, por me ekonominë. Një individ që ushqehet mirë dhe ka një stil jetese të shëndetshëm, nënkupton humbje si për industrinë ushqimore, ashtu edhe për atë ekonomike. Thënë ndryshe, parandalimi nuk shet, por sëmundjet kronike po.
Pasojat e gjithë kësaj? Një sistema shëndetësor që di si të trajtojë sëmundjet, por jo si t’i parandalojë ato dhe një shoqëri që shhet produkte për të humbur peshë në të njëjtat rafte me ushqimet ultra të përpunuara.
Po shija? Siç Dr. Daka shpjegon gjatë bisedës në Apostrof, shija është kthyer sot në formën më efikase të kontrollit. Ushqimet e përpunuara krijohen për të patur gjithmonë të njëjtën shije, për të anashkaluar urinë dhe për të na bërë gjithnjë e më të varur ndaj tyre. Çfarë shancesh ka truri njerëzor t’i rezistojë kësaj? Pothuajse asnjë. Kur është fjala për ushqimet e përpunuar, apo ushqimin e shpejtë, ajo që shpesh e mendojmë si çështje “preferencash”, s’është tjetër veçse varësi e krijuar në mënyrë të qëllimshme.
Ndërsa na shitet iluzioni i lirisë së zgjedhjes, opsionet mbeten të kuruara dhe të përzgjedhuura nga tjetërkush. Por, teksa ushqimi kthehet dita-ditës në komoditet dhe komoditeti në nevojë, bashkë me shëndetin, humbasim edhe lirinë për të zgjedhur. Ndaj, pyetja që nevojitet t’i drejtojmë vetes, nuk është më vetëm “çfarë është e shëndetshme,” por kush vendos se çfarë do jetë më e aksesueshme, më e dëshirueshme dhe e pashmangshme?
Ushqimi sot nuk shërben më vetëm për të na dhënë fuqi, dhe as çështje kulture, por biznes. Dhe, kur shijet standardizohen, shëndetësia privatizohet dhe truri stërvitet për të ndjekur vetëm kënaqësi, ushqyerja kthehet nga zgjedhje në nënshtrim.
Deri kur të reshtim së trajtuari ushqimin si çështje personale dhe të fillojëm ta shohim si problema politik, do të vazhdojmë të bëjmë pyetjet e gabuara, ndërsa industria ushqimore do të vijojë të na ofrojë të njëjtën përgjigje.
Ajo çfarë hamë formësohet nga të njëjtat forca që formësojnë gjithçka tjetër në kapitalizëm: efikasitet, kontroll dhe përfitim.
NE. BISNES. FITON. GJITHMONE. AI. QE. SHET USHQIM. BIO. S, KA. ME. LLAFOLLOGJITE. PER. USHQIM. NUK. KANE. ASNJE. VLERE
fol me ata qe dynden tek kfc,burger king,sufllaqerite etj or mik.Derisa ato jane hapur dhe punojne do te thote qe ai popull dendet keqazi me mut ....
keto qe shkrujne keta siper mua nuk me hyn ne pune, une gatuaj cdo gje nga skraci dmth asnje gje e gatshme, edhe djathin, edhe birren edhe veren edhe salcen edhe kosin edhe salcicet, edhe bozen, edhe cokoladen, edhe pete e byrekut, edhe salmonin e tymosur edhe rakine, edhe veren edhe proshutenn dmth cdo gje qe hame e bej vet por lodhem shume, por ja vlen, nuk semuremi kurre ne familje., dhe fundit po te ishte per mua te gjithe resoratet ne bote do te ishin mbyllur
Artikull i denjë për Alfred Cakon. Ca njerëz thonë dhe shkruajnë lliqe të tilla sepse nuk e konsiderojnë veten popull. Sipas tyre populli përdoret, manipulohet në çdo hap dhe këta janë misionarët megalomanë që duan ti "hapin" sytë" popullit dhe ta mësojnë si të hajë, si të pijë ujë, si të marrë frymë, se populli helbete nuk di ti bëjë mirë këto. Disa njerëz hanë fast food, por këta misionarët i fusin në thesin popull. Faktet flasin që ky popull "që s'di të pijë ujë" e ka jetëgjatësinë mesatare 79,96 vjet sot kundrejt 74 vjet që ishte para fast food, pra populli në shumicë kujdeset sa mundet dhe ia ka dalë. Ah autor se mos harroj, ti je pjellë e po këtij populli "injorant që s'di as të hajë" e nga dreqin dole i mençur ti?? Hiq dorë nga teoria komuniste dhe konspirative Bjorn se është qorrsokak. Do t'i biesh murit me kokë.