“Trupi dhe Shëndeti” - Emisioni Rekordeve

26 Prill 2025, 12:00Shëndeti TEMA
“Trupi dhe Shëndeti” - Emisioni Rekordeve

Në zhurmën e fushatës elektorale, nuk desha të kalonte pa u dëgjuar lajmi për një përvjetor unik në llojin e vet. “Trupi dhe Shëndeti”, emisioni që ka si qëllim informimin dhe edukimin shëndetësor të shqiptarëve, në datën 10 prill, mbushi plot 64vjec.

Ndonjë i ri mund të pyes se cfarë ka të vecantë ky emision që ju dashka dedikuar një artikull në një nga gazetat më të lexuara tëvendit?

“Trupi dhe Shëndeti” është shembull i përkushtimit, seriozitetit, besnikërisë, ndershmërisë dhe pasionit. Fjalë që nuk para i dëgjojmë shpesh në vendin tonë, apo jo?

Në 64 vite, janë ndërruar sistemet, kanë ardhur dhe kanë rënënga pushteti parti, janë emëruar drejtorë të rinj të RTSH, janëhapur dhjetëra televizione private, interesat dhe mënyra e jetesës kanë ndryshuar, në fakt, pothuajse gjithcka, ka qenë në njëproces transformimi, tranzicioni e megjithatë emisioni mbeti po aty, në të njëjtin television, me të njëjtin qëllim. Një monument igjallë ngritur në vitin 1961, i ruajtur me kujdes dhe dashuri deri më sot.

Emisioni i rekordeve

“Trupi dhe Shëndeti” mban disa rekorde mbresëlënëse: Ështëemisioni më jetëgjatë në Shqipëri dhe nga më jetëgjatët në botë. Madje, për sa i përket emisioneve me fokus mjekësinë, mban vendin e parë në të gjithë mediat botërore. Imagjinoni sa vite janë... Më shumë se gjysëm shekulli! 6 dekada!

Një tjetër record, i përket autorit dhe moderatorit të tij, dr.Flamur Topi, që më shumë se cdo koleg tjetër në botë, ka mundur të drejtojë, cdo javë, për 60 vite pa ndërprerje, të njëjtin emision, në të njëjtin kanal televiziv.

Por më shumë se shifrat, është përmbajtja, ajo që i jep vlerë këtyre viteve. Kur ka nisur “Trupi dhe Shëndeti”, burimet e informacionit nuk ishin kaq të shumta sa sot. Të informohesh për shëndetin përmes Google, është një fenomen i viteve tëfundit. Ndaj emisioni ka qenë një burim i pasur dijesh mjekësore për popullatën. Por edhe sot, në epokën dixhitale, jo gjithcka qëlexohet në ekranet e celularëvë apo kompjuterave ështëshkencërisht e saktë, përkundrazi, shpeshherë jepeninformacione të dëmshme për shëndetin. Prandaj një emision ku ftohen të flasin mjekët më të mirë të vendit dhe personalitete tëmjekësisë botërore, i ndihmon njerëzit të dallojnë të vërtetat nga të dhënat e rreme.

Jo një relike por një produkt ende i vlefshëm

Dikush, mund të mendojë se po shkruhet për një relike që i ka ardhur koha për tu vënë në muze. Nga futja në treg e shumëtelevizioneve private dhe më pas e “Dr.Google-it”, mund tëlindë pyetja “A e sheh ndokush këtë emision”?

Në vendin tone, pak flitet me evidence, por me përshtypje individuale që bazohen në këndvështrime të ngushta dhe paragjykime të përhapura si: E reja është gjithmonë më e mirë se e vjetra, publiku i të rinjve, është më i rëndësishëm se ai tëmoshuarve, gjithcka rrotullohet rreth Tiranës.

Por kur bëhet fjalë për një emision shkencor, që ka të bëjë me jetën dhe shëndetin e njerëzve, përvoja dhe vazhdimësia janë një garanci besueshmërie. Të moshuarit (750 mijë pensionistë), që përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë, kanë interesa të ndryshme nga të rinjtë. Ata janë më të lidhur me çështjet e shëndetit dhe shpesh më të shkëputur nga interneti. Për osteoporozën, gonartrozën, hipertensionin apo infarktin e miokardit nuk ka përse të ketë interes një 15 apo 20 vjecar por ky fakt nuk e zbeh rëndësinë e trajtimit të temave të tilla.

Gjithcka nuk matet vetëm me audiencën e Tiranës. Emisioni shihet mjaft përvec se në qendër edhe në periferi, në rrethe, nëfshatra të humbura, ku pak televizione kanë mundur të shtrijnësinjalin e tyre.

Ndaj studimi i bërë nga Fakulteti i Gazetarisë vite më parë,drejtuar nga personalitete të shquara si Artan Fuga dhe Mark Marku, nuk më erdhi si surprizë. Në studim u mat shikueshmëria e Televizionit Publik Shqiptar dhe ajo dilte goxha e lartë. Rreth 30% e shqiptarëve e ndiqnin cdo ditë dhe në mes emisioneve tëkëtij televizioni, më i shikuari ishte “Trupi dhe Shëndeti”. Matësit e tjerë të audiences, janë kompani private dhe janëakuzuar se e masin shikueshmërinë në bazë të interesave tëtelevizioneve private. Rtsh fare padrejtësisht është nxjerrë sikur ka një audiencë të ulët se edhe televizionet lokale, aq sa dikur,dilte që finalja e Kampionatit Evropian të futbollit, transmetuarasokohe nga Rtsh, shihej nga një numër i papërfillshëmshikuesish e që shumica, gjoja, po shikonin një film të dorës sëdytë në një televizion tjetër. Kam prirjen të besoj më shumë njëpunë të kryer nga Fakulteti i Gazetarise se sa një kompani private që niset nga interesa të tjera.

Emisioni si një institucion më vete në fushën e shëndetit publik.

Të japësh informacion dhe të edukosh në të njëjtën kohë njënumër mjaft të madh njërëzish, është e pamundur të bëhet me personel mjekësor dhe vullnetarë në terren. “Trupi dhe Shëndeti” ka folur për cdo lloj sëmundjeje, janë dhënë mesazhe mjaft të rëndësishme për shëndetin dhe jetën, është mbajtur publiku i informuar për teoritë dhe të dhënat më të fundit shkencore.

Sa shoqata jo qeveritare ka në Shqipëri që synojnë përkrahjen e grupeve më vulnerabël të shoqërisë? Përmes antenave tëtelevizionit, informacioni i është përcuar të gjithëve pa dallime rajoni, arsimi, pasurie, etnie, etj dhe është dhënë në mënyrën mëtë thjeshtë e më të kuptueshmë për të gjithë. Ndaj “Trupi dhe Shëndeti” ka bërë një punë që shoqatave do tu duheshin fonde me miliona.

Publiku nuk ka qenë gjkthmonë marrës pasiv i informacionit. Përmes rubrikës “Ju pyesni, ne përgjigjemi”, teleshikuesve uështë dhënë mundësia të hyjnë drejpërdrejtë në komunikim me mjekët përmes telefonatave të cilat i solli për herë të parë si risi, pikërisht ky emission, që në sistemin e kaluar, në një kohë kur cdo program kontrollohej reptësisht, ku edhe një shprehje e “papërshtatshme” mund të të kushtonte shumë. E si risi mund tëlistojmë edhe të tjera si edukimi seksual, edukimi shëndetësor për fëmijët, dokumentarë shkencorë mjekësorë, rubrika “Stres-antistres”, të reja nga mjekësia, aktualitet mjekësor, etj, etj.

Flamur Topi

Të drejtosh një emision për dekada me rradhë, kërkon një pasiontë pashterrshëm dhe një përkushtim të jashtëzakonshëm. Ndaj do të kish qenë e pamundur që “Trupi dhe Shëndeti” të zgjaste kaqgjatë, nëse nuk do të qe puna vetëmohuese e dr.Flamur Topit, icili si asnjë tjëtër në botë, drejtoi pa ndërprerje një emision, cdo javë, për 6 dekada. Madje emisioni nuk u ndërpre as në vitin e errët 1997, kur godina e televizionit qe braktisur edhe nga forcat e rendit, që e kishin për detyrë mbrojtjen e tij.

U bëfsh 100 vjec!

Nuk do të mund të matet kurrë me saktësi, sa sëmundje janë parandaluar, sa njerëz janë shëruar, apo sa jetë janë shpëtuar falë këtij emisioni. Por jam i bindur se janë shumë. Parandalimi ështëthelbi i mjekësisë moderne. Siç thotë shpesh dr. Flamuri: “Tëndalosh dikë të hidhet nga shkëmbi, është më e rëndësishme se sa t’ia kurosh plagët pasi është hedhur – nëse mbijeton.”Sigurisht që jo gjithcka lidhet me informimin dhe edukimin. Ka njerëz që sado i paralajmëron për rreziqet, përsëri do të sillen pakujdes por cdokush bën pjesën e vet në luftën me sëmundjet dhe vdekjen. “Trupi dhe Shëndeti” e ka bërë dhe do të vazhdojë tabëjë misionin e tij. Si në cdo përvjetor të shënuar, i uroj emisionit: Gëzuar 64 vjetorin e ditëlindjes, Trupi dhe Shëndeti – u bëfsh 100 vjeç!

*Ilir Topi - Autor dhe moderator i emisionit Trupi dhe Shëndeti që nga viti 2022

2 Komente

  1. J
    Jimny

    Z.Ilir, Faleminderit qe e dhate kete informacion. Ajo qe ka bere dr.Flamuri, eshte unikale. Te japesh nje informacion kaq te dobishem, me kaq profesionalizem dhe vullnet, per nje kohe kaq te gjate, eshte vetem cilesi e njerezve qe duan popullin dhe profesionin e tyre. Ne fakt, dr Flamuri dukej sikur lexonte mendjen e cdo shikuesi, dhe bente gjithmone zgjedhjen e duhur te temes se emisionit dhe pyetjet per te ftuarit. Ishte vertet i jashtezakonshem. Sigurisht ka merite edhe RTSh dhe drejtuesit e tij ne vite, qe kane kuotuar rendesine e ketij emisioni dhe e kane mbeshtetur ate. I uroj babait tuaj, doktor Flamurit, shendet e jete te gjate! Besoj se ai eshte krenar per ju qe po e drejtoni aktualisht kete emision, gjithashtu me shume deshire e profesionalizem. Urime!

    Përgjigjjuni
    1. 1
      100 vjeç

      Shkrim i bukur dhe i dobishëm.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje