Mjekët kundër “mjekëve mashtrues”, apeli: Mjekësia tradicionale po sulmohet nga mjekësia e deformuar

28 Qershor 2025, 08:59Shëndeti TEMA
Mjekët kundër “mjekëve mashtrues”, apeli:

Fenomeni i vendosjes së diagnozave dhe trajtimeve medikamentoze nga individë të palicensuar dhe të padiplomuar në mjekësi ka sjellë reagimin e shoqatave mjekësore dhe Urdhrit të Mjekut.

Skënder Brataj, i shqetësuar, flet për intervistat e tij të tjetërsuara në rrjetet sociale përmes Inteligjencës Artificiale, ndërsa fenomeni, sipas mjekëve, është më i gjerë se kaq. Në medie kombëtare reklamohen medikamente dhe individë pa lidhje me mjekësinë.

Mjekësia pa licensë… Ne një mjeku që nuk merr kredite i heqim licensën. Këta pa licensë fare e kanë fushë me lule që të bëjnë çfarë të duan,” deklaroi Dr. Brataj.

Drejtoresha e Autoritetit të Medieve Audiovizive (AMA) iu referua ligjit aktual, duke thënë se ai ka boshllëqe në këtë drejtim.

Kemi trajtuar 5 raste të tilla. Kanë qenë 9 ankesa, në fakt. Doktori përmendi a ka vakum ligjor? Unë besoj që ka! Në momentin që nuk e ke të ndaluar, e ke të lejuar,” tha drejtoresha e AMA-s, Armela Krasniqi.

Vetë fakti që një person që është askush, del dhe propagandon kundër sistemit shëndetësor,” shtoi Dr. Brataj.

Mjekët kërkuan rregullim ligjor të situatës, që të diktojë se kush kontroll kë, pasi fenomeni po ndikon drejpërsëdrejti në shëndetin publik të popullatës, e cila bie pre e mashtrimeve.

Këtë duhet ta rregullojë Ministria e Shëndetësisë dhe Urdhri i Mjekut. Me çfarë license punohet?! Pra, janë shumë ndryshime ligjore, të cilat kërkojnë futjen në lojë të Ministrisë së Shëndetësisë, futjen në lojë të Policisë dhe mbikëqyrjes së rrjeteve sociale, sepse vërtet mund të bëjë një reklamë dhe të shesë një ilaç, por kjo reflektohet në humbjen dhe shkatërrimin e jetës së njerëzve,” u shpreh Dr. Arben Gjata.

Aktualisht ankesat dhe denoncimet e rasteve të mashtrimeve mjekësore janë rritur, por penalitet janë shumë të pakta.

1 Komente

  1. T
    Thjesht xhelozi

    Thjesht xhelozi se mos u marrin pacientët dhe nuk fitojnë sa duan. Gjithmonë ka pasur edhe mjekë popullorë, pa diplomë, por me përvojë. Një i tillë psh ka qênê Ceni i kockave te kinema 17 Nëntori. Ka edhe njerëz që merren me fitoterapi ose me akupunturë, të cilat mjekët e parasê i injorojnë. Pacienti duhet të ketë të drejtë të shkojê ku të dojë. Dhe këtu nuk ka punë policia.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje