Çfarë po planifikon Pfizer? Kompania rrit çmimin e vaksinës me 10,000%

25 Tetor 2022, 21:50Shëndeti TEMA

Çfarë po planifikon Pfizer? Kompania rrit çmimin e

Pfizer rrit çmimin e vaksinës me 10,000%, dhe ata nuk janë të vetmit – pse vjen kjo lëvizje pikërisht tani?

Kjo lëvizje e Pfizer po quhet nga shumë kritikë si një ‘vjedhje në mes të ditës’.

Pse pikërisht tani, kur dimri po afrohet dhe SHBA po përgatitet për një rritje të rasteve të të infektuarve me COVID, Pfizer vendos ta bëjë këtë lëvizje?

Dhe jo vetëm Pfizer por përfaqësues të Moderna dhe Novavax kanë sugjeruar gjithashtu se kompanitë e tyre do të ndjekin në po të njëjtat hapa si Pfizer duke rritur çmimin e vaksinave të tyre.

Pfizer planifikon të shesë vaksinën e tij kundër COVID me një rritje prej 10,000% në vitin 2023.

Për më shumë se 2 vjet, qeveria amerikane ka blerë të gjitha vaksinat kundër Covid të administruara në vend, në atë që është quajtur fushata më e madhe e vaksinimit publik në historinë amerikane.

Këto blerje kanë përfshirë më shumë se 500 milionë doza nga Pfizer. 100 milionët e para kushtuan rreth 20 dollarë për dozë, falë një marrëveshjeje të mëparshme në të cilën qeveria amerikane investoi $1.95 miliardë dollarë në prodhimin e vaksinave. Dozat e mbetura u blenë për rreth $30 dollarë secila.

Por sapo furnizimet e qeverisë amerikane të mbarojnë (me gjasë në tremujorin e parë të vitit 2023) dhe vaksinat dhe terapitë kundër Covid të zhvendosen në platformat shëndetësore komerciale çmimet prite të rriten.

Kompania njoftoi më 20 tetor se synon të shesë vaksinën kundër Covid, të tregtuar me emrin e markës COMIRNATY, për $110 deri në 130 dollarë për dozë.

Kushton rreth $1.18 dollarë për të prodhuar një shishe vaksine.

Sipas The People’s Vaccine Alliance, një koalicion prej mbi 100 organizatash që punojnë për t’i dhënë fund pabarazisë së vaksinave, Pfizer shpenzon më pak se 1.20 dollarë për të prodhuar çdo dozë vaksine. Ky vlerësim është nxjerrë nga një analizë e kryer nga organizata jofitimprurëse Oxfam, bazuar në të dhënat nga avokatia e konsumatorëve Publik Citizen dhe Imperial College, Londër.

Pfizer nuk e ka kundërshtuar vlerësimin, që do të nënkuptonte se çmimi i vitit 2023 përfaqëson një rritje prej 10,000% mbi koston e prodhimit. Por kompania dha një shpjegim për rritjen e çmimit.

“Ka dallime kryesore midis një modeli urgjent dhe atij tradicional që rrisin kostot e prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinës së COVID-19,” tha Pfizer Quartz përmes emailit. Këto kosto, thotë kompania, përfshijnë shpërndarjen përmes kanaleve të shumta dhe paguesve të ndryshëm në vend të njërit, si dhe prodhimin e dozave në shishe të vetme, të cilat mund të jenë deri në tre herë më të shtrenjta dhe të shkaktojnë kosto më të larta transporti.

Pfizer tha gjithashtu se është pritshmëria e kompanisë që shumica e pacientëve të siguruar privatisht nuk do të shohin një rritje të kostos së vaksinës së tyre por ata nuk kanë dhënë shpjegim për dhjetëra miliona amerikanët të cilët nuk janë të siguruar apo edhe për qytetarë të vendeve të tjera të botës të cilat kanë një sistem shëndetësor shtetëror dhe nuk janë të siguruar privatisht. Mbetet për t’u parë se si kjo do të ndikojë në mbarë globin nëse pandemia vijon dhe rastet me COVID përkeqësohen këtë dimër.

2 Komente

  1. N
    Nick

    Çfare bolesh jane,10,000% dmth nje vaksine do te kushtoje 20000$ tani.

    1. e
      enter""

      Kompani kriminale dhe te gjithe ata qe autorizuan vaksinimin e popullsise me nje vaksine qe ka ZERO efekt ndaj kovid. Kompania a pranoi vete qe nuk kishte bere asnje testim per vaksinat. Miliona njerez tashme po vuajne nga ekeftet anesore te ketij kimikati.

      Lini një Përgjigje