"Vdekja e Zezë" 700 vjet më parë ndikon në shëndetin tonë tani

20 Tetor 2022, 09:21Shëndeti TEMA

"Vdekja e Zezë" 700 vjet më parë ndikon në

Shkatërrimi i pandemisë së murtajës la një shenjë gjenetike kaq të pabesueshme në njerëzimin, saqë ende po ndikon në shëndetin tonë gati 700 vjet më vonë.

Rreth gjysma e njerëzve vdiqën kur Vdekja e Zezë përfshiu Evropën në mesin e viteve 1300.

Një studim pionier që analizoi ADN-në e skeleteve shekullore gjeti mutacione që i ndihmuan njerëzit të mbijetonin nga murtaja, shkruan BBC.

Por të njëjtat mutacione janë të lidhura me sëmundjet auto-imune që prekin njerëzit sot.

Vdekja e Zezë është një nga momentet më domethënëse, më vdekjeprurëse dhe më të zymta në historinë njerëzore. Vlerësohet se deri në 200 milionë njerëz vdiqën.

Studiuesit dyshuan se një ngjarje e tillë e madhe duhet të ketë formuar evolucionin njerëzor. Ata analizuan ADN-në e marrë nga dhëmbët e 206 skeleteve të lashtë dhe ishin në gjendje të datonin saktësisht mbetjet njerëzore para, gjatë ose pas Vdekjes së Zezë.

Analiza përfshinte eshtra nga gropat e murtajës East Smithfield të cilat u përdorën për varrime masive në Londër me më shumë mostra që vinin nga Danimarka.

1 Komente

  1. a
    abc

    "Vdekja e zeze" nuk eshte fjale shqip, por sajese e perkthimit fjale per fjale nga anglishtja. Ne shqip mund te jete "murtaja e zeze". "Murtaja e bardhe" eshte turbekulozi.

    Lini një Përgjigje