‘Tronditëse, kriminale!’ reagoi euro-deputeti holandez pasi Pfizer pranoi se nuk e kishte testuar aftësinë e vaksinës për parandalim para se ta hidhte në treg, gjatë një dëshmie para Parlamentit Europian.
Gjatë një seance parlamentare në Parlamentin Europian, një drejtuese e lartë e Pfizer ka pranuar me sinqeritet se kompania nuk e kishte testuar aftësinë e vaksinës së tyre për sa i përket parandalimit të transmetimit të virusit COVID-19.
Drejtuesja e lartë e Pfizer ka pranuar se kompania e barnave nuk e dinte nëse vaksina e saj kundër Covid ishte e aftë të parandalonte transmetimin e virusit kur filloi të shpërndante vaksinat globalisht.
Janine Small, presidentja e Pfizer për tregjet e zhvilluara ndërkombëtare, po dëshmonte para Parlamentit të Bashkimit Evropian të hënën kur iu drejtua pyetja nga eurodeputeti holandez Rob Roos.
“A u testua vaksina Pfizer Covid në ndalimin e transmetimit të virusit përpara se të dilte në treg?” pyeti z.Roos.
“Nëse jo, ju lutemi thojeni qartë. Nëse po, a jeni i gatshëm t’i ndani të dhënat tuaja me këtë komitet? Dhe unë me të vërtetë dua një përgjigje të drejtpërdrejtë, po ose jo, dhe mezi po e pres atë.”
Zonja Small – duke u shfaqur në vend të shefit ekzekutiv të Pfizer, Albert Bourla, i cili ishte thirrur për të dëshmuar, por u tërhoq nga seanca në fillim të këtij muaji – u përgjigj se kompania duhej të “lëvizte me shpejtësinë e shkencës”.
“Lidhur me pyetjen rreth… nëse ne ishim në dijeni për ndalimin e transmetimit përpara se të hynte në treg? Jo.” tha ajo duke buzëqeshur.
‘Ëh. Ju e dini, ne duhej të lëviznim vërtet me shpejtësinë e shkencës për të kuptuar me të vërtetë se çfarë po ndodhte në treg, dhe nga ky këndvështrim ne duhej të bënim gjithçka nën rrezik. Unë mendoj se Dr Bourla, edhe pse ai nuk është këtu, do të kthehej dhe do të të thoshte vetë: “Nëse jo ne, atëherë kush?””
Zonja Small tha gjithashtu se Dr Bourla “në të vërtetë ndjeu rëndësinë e asaj që po ndodhte në botë, dhe për këtë arsye, si rezultat i kësaj, ne në fakt, shpenzuam 2 miliardë dollarë, duke rrezikuar para të vetëfinancuara nga Pfizer, për të qenë në gjendje të hulumtonim, zhvillonim dhe prodhonim me rrezik të lartë, për të qenë në gjendje të siguroheshim që ishim në gjendje të ndihmonim me pandeminë”.
Euro-deputeti Roos ndau një video të shkurtër të përgjigjes së zonjës Small në Twitter, duke e përshkruar përgjigjen si “skandaloze”.
“Miliona njerëz në mbarë botën u ndjenë të detyruar të vaksinohen për shkak të mitit se ‘ti duhet ta bësh vaksinën për të ndihmuar të tjerët, që mos ua ngjisësh virusin të tjerëve’”, tha ai në videon e postuar në Twitter, e cila është parë më shumë se 5 milionë herë.
“Tani kjo rezultoi të ishte një gënjeshtër,” shkroi ai.
Roos tha gjithashtu se ky pranim rrëzoi të gjithë bazën e argumentimit të mandateve të vaksinave dhe pasaportave që “çuan në një diskriminim masiv institucional pasi njerëzit humbën aksesin në pjesët thelbësore të shoqërisë”.
“Më duket se kjo është tronditëse, madje edhe kriminale,” tha ai.
Në fazat e hershme të përhapjes globale, prodhuesit e ilaçeve dhe autoritetet e shëndetit publik pretenduan se vaksinat do të parandalonin transmetimin e virusit, dhe vetë Dr Bourla deklaroi në prill 2021 se të dhënat e hershme të provës treguan se vaksina e saj ishte “100 për qind efektive kundër rasteve të rënda të Covid-19”.
Zyrtarët shëndetësorë në vendet përfshirë Australinë thonë tani se megjithëse vaksinat nuk parandalojnë plotësisht transmetimin, ato zvogëlojnë ashpërsinë e sëmundjes dhe kështu lehtësojnë ngarkesën në spitale.
Gjithashtu, në fillim të këtij viti, këshilltari kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, Dr Anthony Fauci pranoi se vaksinat Covid “nuk mbrojnë shumë mirë kundër infeksionit, por ato mbrojnë mjaft mirë kundër sëmundjeve të rënda që çojnë në shtrimin në spital dhe vdekjen”.
Ky është lajm i pa vërtete. FakeNews.
Kur disa shkenctare thoshin kete,I quanit trumpist, white supremacist etj etj. E njerezit u vune ne rradhe si dele per petulla falas.
Tregim suksesi, miliardat u arketuan, e per kritikat vlene ajo thenja epike e Konrad Adenauer: Nuk me intereson fare se qfar kam thene dje.
Pfizer, Fauci, Bill Gate e compani qe parashikuan , keshilluan dhe krijuan vaksina per fitime duhen te paditen per krime kunder njerezimit...dhe ma pafytyresi dalin ne TV dhe japin leksione per viruse te tjera qe do te vijne...!!!!!
Ik more trap, qeke dhe eurodeputet... Po as haber spaske, para se te hedhesh akuza te paketen meso se si funksionon vaksina. Vaksina s'mund te parandaloj transmetimin e virusit dhe as qe ka vaksine qe mund te parandaloj transmetimin e virusit, vaksina nxit dhe permison sistemin imunitar per t'a ber te afte ate t'a njohi virusin dhe t'a luftoj. Vaksina shpetoj me mijra jete dhe tani dalin e bejn shkenctarin keta karat e Parlamentit Europian... How much will you be asking for damages from Pfizer...??? Pse se nxjerr koken mor tyc, pa leri pallavrat.
Nje mut shpetoi vaksina. Kush ka bere vaksinen ka vene ne rrezik imunitetin natyral
Vaksina nxit sistemin imunitar po nuk e permireson. Vaksina e con sistemin imunitar ne pi** te sames.
Sa hale Breshkari. Propoganda u be sikur vaksina e parandalonte dhe virusin. Dhe ato qe hidhnin variantin tend qe po shkruan ketu ne koment. Akuzoheshin si njerez kunder shkences dhe njerzimit. Dhe ato qe nuk benin vaksinen akuzoneshin se po perhapnin virusin. Por paske kujtese te shkurter
Kete e ka thene Alfred Cako gjithe vitin 2021 ... 2022 etj etj etj