Indeks matës për kënaqshmërinë e pacientëve, Manastirliu: Forcojmë mbrojtjen e shëndeti publik, mbërrijnë edhe 600 mijë vaksina të adaptuara anticovid

30 Nëntor 2022, 14:07Shëndeti TEMA

Indeks matës për kënaqshmërinë e pacientëve,

Realizohet studimi i parë mbi matjen e kënaqshmërisë së pacientëve në shërbimin shëndetësor parësor. Studimi u prezantua në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me pjesëmarrjen e Ministres Ogerta Manastirliu dhe Ministres për Standardet dhe Shërbimet Milva Ekonomi.

Duke folur për indeksin e kënaqshmërisë së pacientëve, Ministrja Manastirliu tha: “Qytetari është në qendër të të gjithë strategjisë së zhvillimit të kujdesit shëndetësor. Në duam që përpos faktit që drejt mbulimit shëndetësor universal ne kemi objektiva në lidhje me aksesin në shërbim, në lidhje me cilësinë në shërbime, të  kemi dhe aspektin tjetër që lidhet me sa mirë ndihen qytetarët nga shërbimet që ata marrin në strukturat tona të shëndetësisë, qofshin në parësor, qofshin edhe në spitalor. E filluam me kujdesin parësor sepse është porta e parë e shërbimit dhe në fakt është ruajtësi i shëndetit. Unë jam e kënaqur që ne kemi arritur sot të kemi këtë indeks të parë të kënaqshmërisë të pacientëve në shërbimin e kujdesit parësor në Shqipëri dhe indikatorët janë pozitivë. Qytetarët janë të kënaqur nga shërbimet në kujdesin parësor, sepse, nëse do të ktheheshim do të bënim krahasim me disa vite më parë, ka patur mangësi në infrastrukturën e vetë qendrave shëndetësore. Sepse ato kanë qenë të pa investuara, nga pikëpamja infrastrukturore por mbi të gjitha të pa investuara nga pikëpamja e shërbimeve dhe programeve të parandalimit për sëmundjet”, tha Manastirliu.

Duke u ndalur tek programet në qendrat e kujdesit parësor, Ministrja Manastirliu u shpreh:

“Sot, pas rreth 5-6 vitesh ne mund të themi që kemi tashmë një shërbim shumë të më mirë strukturuar të shërbimeve të kujdesit parandalues. Nëpërmjet programit të kontrollit mjekësor bazë garantojmë analizat bazë një herë në vit falas për të gjithë këta qytetarët 35-70 vjeç, me një target kryesor prej 475 mijë qytetarësh që përfitojnë çdo vit falas këtë paketë të analizave. Kemi zgjeruar programin tonë të vaksinimit për fëmijët, duke shtuar vaksinën e rotavirusit por tashmë duke vijuar prej këtij muaji edhe me përfshirjen në kalendar të vaksinës së human papiloma virusit”.

Ministrja Manastirliu foli gjithashtu për procesin e vaksinimit anticovid.

“Ne kemi bërë të mundur në marrëveshjen me kompaninë Pfizer që të kemi dhe vaksina të adaptuara. Dhe tashmë kanë mbërritur të gjitha sasitë të cilat sipas kontratës, janë mbi 600 mijë vaksina që kanë mbërritur këto ditë të vaksinës së adaptuar anticovid. Dhe çdo qytetar e ka të garantuar vaksinën booster, pra vaksinën përforcuese në qendrën shëndetësore të tij”-tha Manastirliu.

Në fund të fjalës së saj Ministrja Manastirliu foli edhe për vijimin e planit për rehabilitimin e qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, duke rehabilituar edhe 60 qendra të tjera shëndetësore me buxhetin e vitit 2023.

Ministrja Milva Ekonomi u shpreh: “Është e rëndësishme që ka filluar një proces i tillë i vrojtimit të kënaqshmërisë së pacientëve, për sistemin vetë, për të përmirësuar punën e përditshme, për të parë edhe shkallën e mbulimit shëndetësor në popullatë por edhe për kostot e shërbimeve në mënyrë që të rritet efikasiteti i shërbimit ndaj pacientit”.

Përcaktimi i indeksit të kënaqshmërisë së pacientit është objekti i studimit të kryer nga projekti “Shëndet për të Gjithë” për shërbimet e ofruara në sistemin e kujdesit shëndetësor parësor. Gjatë muajve Korrik-Nëntor 2022, 1500 qytetarë nga 54 qendra shëndetësore morën pjesë në këtë studim.

91% e të anketuarve janë shprehur si të kënaqur me shërbimin në kujdesin parësor. Ndërsa përsa i përket kënaqshmërisë nga shërbimi i urgjencës në kujdesin shëndetësor parësor, 93% e të anketuarve u shprehën të kënaqur. Ndërkaq, 95% e të anketuarve u shprehen të kënaqur me shërbimin e dhënë nga stafi mjekësor. Në raport me aksesueshmërinë e infrastrukturave të kujdesit parësor, 89% shprehën kënaqshmëri me afërsinë gjeografike të qendrave shëndetësore. Ndërkohë, kur janë pyetur për aksesin e vaksinës kundër COVID-19, 97% e të anketuarve janë shprehur të kënaqur nga aksesi në vaksinë. Si përfundim nëpërmjet anketës, pjesëmarrësit u pyetën mbi kënaqshmërinë ndaj vlerës së kontrollit mjekësor bazë dhe rekomandimit për vazhdimësinë, për të cilën 97% u shprehën të kënaqur nga ky shërbim.

5 Komente

  1. B
    Baliu

    Me qmim te adaptuar?!!!

    1. A
      Arditi nga Torino

      Mjaft me keto vaksina te panevojshme. Pasi njerezit e kane kaluar Covid19 nga 2 ose 3 here , per cfare duhen vaksinat? Nuk ka me kovid tani. Tani ka rene nje grip me i keq se sa Covidi. Te gjitha qeverite jane bere shume Fanatike me kete Covidin. Se ca kane qe e kane mendjen te Covid edhe kur nuk ka Covid me. Shpenzojne leket per vaksina qe nuk i do njeri. Ca kane qe jane fiksuar me kete Covidin ? Do kete ndonje gje tek ato vaksinat qe jane kaq te rendesishme per qeverite europiane dhe shqiptare. Po si tia bejme qe ta gjejme se ca ka brenda ne vaksina? Vete Pfizeri e ka ndaluar me kontrate qe shtetet te kontrollojne vaksinen e Pfizerit ne microskop qe te shofin ca ka brenda. Po pse valle , nuk duhet ta dime ne njerezit se ca po na fusin ne trup. Dmth ne jemi si bagetia , se bagetia nuk e di ca vaksine i behet. Vazhdoni beni busterin e 3 , te 4 te 5 .... kur te arrini te busteri i 7 do ju dale nje bisht nga pas dhe atehere do ta kuptoni se ca ka brenda ne vaksina. Pra jane blere 600 mije vaksina. Me cmimin e rritur tani qe eshte 120 euro per vaksine , del qe qeveria shqiptare te paguaje 72 milione euro per ca vaksina qe vetem nga Covidi nuk te mbron. Leket e taksapaguesve shqiptare harxhohen per nje serum qe nuk eshte as vaksine dhe as te mbron nga ndonje semundje , por ka shume te ngjare qe te ndryshoje kodin gjenetik te njerezve qe jane vaksinuar. Keto nuk jane as vaksina , se po te ishin vaksina atehere duhet te mbronin nga ndonje semundje. Pra po harxhohet gjithe keto leke qe mund te perdoreshin per spitale e shkolla dhe po i harxhojme per te blere nje serum qe gjoja eshte vaksine qe nuk ka asnje perfitim shendetesor. Kete e dine te gjithe. Sapo ben busterin e trete, direkt te ze Covidi dhe ne kete rast ku eshte efekti i vaksines ketu? E di per cfare me vjen keq, me vjen keq per mjeket qe jane hipnotizuar dhe thone qe kjo vaksine te mbron nga Covidi. Mjeket jane njerezit me psikopate ne bote. Edhe une qe nuk jam mjek e kuptova qe ne fillim te vitit 2021 qe kjo vaksine nuk ka lidhje fare me Covidin. Kjo vaksine ka komplet nje qellim tjeter. Kjo kuptohet. Nese nuk ka qellim qe te mbroje nga Covidi, atehere perse vazhdohet akoma ? Qellimin kuptojeni vete. o Ju Mjeke psikopate. Ju nuk dini fare ca eshte mjekesia. Ju jeni njerezit me te trashe qe ka pare njerezimi. Ju duhet ta kishit bllokuar kete vaksinim te shpifur dhe te mos pranonit te beni gjilpera me substanca te panjohura , qe as ju vete nuk i dini ca jane.... Nga ta dine njerezit e thjeshte qe kjo vaksine mund ti shkaterroje jeten pas disa viteve. Nga ta dine njerezit qe kjo vaksine shkakton kancer pas disa vjetesh. Juve mjeket psikopater , pse nuk i dini keto gjera. Le te dale nje mjek dhe te thote se ca ka brenda ne vaksinen e Pfizerit.

      1. T
        Tironci

        Mos e pyet hic fare. Kta Mjeket tane jane shume te zote. Jane te gjithe te vaksinuar nga 3 kater here se aq dine te shkretet. Ne vitin 2024 , kur te shkosh ne spital , do degjosh mjeket ne korridore qe bejne : Beeee Beeee Baaaaaa ........ U mbush spitali plot me Dele ... ha ha ha Dhe diku atje pertej , eshte drejtori i spitalit qe i thote nje Doktori me bluze te bardhe: Do me besh kakerdhi do me besh .... por ketu vendos une ... Beeeee Beeeee Baaaaaa.

        1. B
          Benisi

          Kurse keto infermieret do bejne si dhi te egra : Meeeeh Meeeeh Meeeehh qe me google translate do me thene : dhjete mije leke futi ketu te xhepi Hajt mo se nuk u fryne me leke keto dhite e egra

          1. f
            fortnite

            E forte kjo me keto dhite e egra

          Lini një Përgjigje