Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar sot në rrjetet sociale një histori të veçantë të stafit të Njësisë së Radioterapisë në Spitalin Onkologjik, që ka surprizuar një djalë të vogël 7-vjeçar, pasi përfundoi seancën e fundit të radioterapisë.
Statusi i plotë i Ministres Ogerta Manastirliu:
Emocion i papërshkruar për Dionisin e vogël, i cili sapo përfundoi me sukses seancën e fundit të radioterapisë, u surprizua nga stafi i Njësisë së Radioterapisë në Spitalin Onkologjik, me një dhuratë që e ëndërronte një top me firmën e Cristiano Ronaldos CR7.
Emocion i veçantë dhe për super ekipin e drejtuar nga dr. Orges Spahiu për përfundimin me sukses të trajtimit të Dionisit me teknologjinë më të avancuar përmes akseleratorit linear, të cilët japin jo vetëm më të mirën për trajtimin e pacientëve me sëmundje onkologjike por edhe përkujdes e dashuri të pakursyer, si në një familje
Shërim të shpejtë Dionis dhe kthim të shpejtë mes shokësh në shkollë
Për të tillë mjekë ka nevojë vendi ynë , që bëjnë të lumtur pacientët dhe familjet e tyre . Këto mjek janë krenaria e vendit dhe duhen respektuar për punën shembullore që bëjnë në shërbim të pupullit të vet . Gëzofshi sa më shumë pacientë me përkushtimin tuaj në spitalet tona .
Ju lumte! Se perballeni me te keqen cdo cast dhe beteja per triumfin e jetes eshte ne doren doren tuaj ne saje te ushtrimit te kompetencave por edhe humanizmit si ne kete rast. Mirenjohje!