Njerëzit e shëruar nga COVID rrezikohen nga zhvillimi i problemeve neurologjike

9 Nëntor 2022, 22:26Shëndeti TEMA

Njerëzit e shëruar nga COVID rrezikohen nga zhvillimi i problemeve

Përveçse shkakton probleme serioze në frymëmarrje, COVID mund të ndikojë edhe në funksionimin e trurit.

Rreth 80 për qind e pacientëve të shtruar në spital kishin probleme neurologjike gjatë sëmundjes së tyre, shkruan KosovaPress.

Pacientët me COVID vuajnë nga sëmundje neurologjike si goditja në tru, encefalopatia (sjellja jonormale), sindroma Guillain-Barre (sëmundja nervore që shkakton paralizë) dhe dëmtimi i kujtesës (mjegulla e trurit), shkruan Times of India.

Gjithashtu, pacientët raportuan pasoja të ndryshme neurologjike, pra komplikime që përfshijnë dëmtim të sistemit nervor qendror.

Për më tepër, probleme me kujtesën raportojnë edhe pacientët me sindromën post-COVID, veçanërisht të moshuarit që kanë sëmundje të tjera përveç diabetit dhe presionit të lartë të gjakut.

Përkatësisht, COVID-i dhe hipertensioni janë të ndërlidhura sepse studiuesit zbuluan se pandemia mund të jetë shkaku i ndryshimit të presionit të gjakut.

Njerëzit që kanë pasur COVID mund të zhvillojnë gjithashtu neuropati dhe depresion.

5 Komente

  1. .
    ...

    Kjo eshte e vertete vetem per ata qe jane varikarsinuar me helmin e kompanive farmaceutike

    1. A
      Atdheu

      Pyesni sa nga keta ka qene te vaksinuar?

      1. B
        Baliu

        "Studimet" vazhdojne!

        1. F
          Fshatari

          Kejo eshte me se e sakte. Ata qe besuan apo akoma besojne ne rrufen sezionale se u duhet vaksine jane absolutisht te semur psikologjikisht. S'eshte shkencore, por fakt i padiskutueshem.

          1. ✔✔✔

            Me pak fjale, vetem te vaksinuarit si gjithmone kane dhe do ken probleme pa fund. Te pa vaksinuarit jane shendoshe e mire sic kane qene dhe do jene,

            Lini një Përgjigje