Kirurgu plastik Panajot Papa në Apostrof Podcast: Këta pacientë nuk kanë nevojë për ndërhyrje, por duhen mbrojtur

5 Korrik 2025, 13:27Shëndeti TEMA
Kirurgu plastik Panajot Papa në Apostrof Podcast: Këta pacientë

I ftuar në episodin e 25-të të Apostrof Podcast, kirurgu plastik Panajot Papa flet edhe për një nga aspektet jo shumë të diskutuara të kirurgjisë estetike, që lidhet me ata pacientë, të cilët përmes ndërhyrjeve estetike, mendojnë se mund të ndryshojnë edhe perceptimin që kanë për veten.

Dr. Papa shprehet se këta pacientë, janë ata të cilët duhet të ndezin një alarm të kuq te ]do mjek dhe kirurg estetik, pasi në vend të ndërhyrjes, kanë nevojë për mbrojtje sepse po kërkojnë një ndërhyrje mjekësore për shkak të pasigurive që mund të kenë, ose për shkak të presionit social.

“Pacienti që shikon shpesh veten në pasqyrë është, në shumicën e rasteve, i pasigurt. Ai ose ajo, mendon se, po të modifikojë diçka, do e shohë veten më të bukur. Por kjo nuk është reale. Në kirurgjinë plastike, kjo quhet pacienti i kuq – pacienti që kërkon të ndryshojë karakteristikat e vetes me shpresën se do ndryshojë trurin, identitetin, mënyrën si ndihet. Ata janë pacientë që mjeku duhet t’i mbrojë. Nuk duhet t’i kënaqë.”

Papa thekson se një pjesë e ndërhyrjeve estetike nuk janë nevojë mjekësore, por pasojë e pasigurive të thella emocionale, shpesh të ushqyera nga presioni social dhe idealet e papërballueshme të bukurisë dhe në vend që të ndjekin çdo kërkesë të pacientëve, kirurgët duhet të luajnë edhe rolin e një filtri etik: të dallojnë kur ndërhyrja është realisht ndihmë, dhe kur është thjesht një përpjekje për të ndryshuar – përmes estetikës – perceptimin që një paciente ka për veten.

Episodi i plotë publikohet të dielën, ora 17:00
https://youtu.be/7_lYRzFWIo8

 

1 Komente

  1. C
    Cfurku

    I kam dhënë borxhë një shoku per kirurgji plastike, tani nuk po njoh më.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje