Mjekët: Varianti BA.5 më agresiv se Omicron

12 Korrik 2022, 15:25Shëndeti TEMA

Mjekët: Varianti BA.5 më agresiv se Omicron

Javët e fundit po rritet gjithnjë e më shume trendi i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë. Një gjë të tillë e evidentojnë edhe mjekët e familjes në poliklinika e grupmoshat janë të ndryshme, por të rinjtë janë më dominues.


“Ka një numër në rritje të rasteve që diagnostikohen si të infektuar me Covid. Numri vazhdon të rritet, të infektuarit janë nga të gjitha grupmoshat. Janë grupmoshat e reja me predominancë dhe të pavaksinuarit që po bëhen burim infektimi për pjesën tjetër të popullatës, edhe ata që kanë marrë 3 apo 4 vaksina, ku nuk përjashtohet infektimi”.

Varianti BA.5 sipas specialistëve po tregohet më agresiv se variantet e tjera të Omicron dhe shfaq temperaturë të lartë mbi 5 ditë.

“Intensiteti i shenjave është realitivisht më i rëndë nga format e tjera të Omicron. Temperatura zgjat mbi 5 ditë dhe nuk ka një simptomatikë të lehtë”.

Mjekët bëjnë thirrje për vaksinim për të qenë sa më të mbrojtur, e veçanërisht doza përforcuese është  e rëndësishme.

Pak ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve e cilësoi si emergjente vaksinimin me dozën e tretë të të moshuarve, si dhe rekomandoi vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura.

2 Komente

  1. B
    Baliu

    Limoni i shtrydhur ende po shtrydhet!

    1. F
      Firmat e themeluesve të PD-së 1991

      Gjermania nazi përpiqet të vjedh 2000 miliard euro (prej dy vitesh në emër të BE-së), por nuk po e ha bota këtë sapun për djath.

      Lini një Përgjigje