Për herë të parë në spitalin e Gjirokastrës, realizohet procedura moderne e ekzaminimit me bronkoskopi

9 Tetor 2025, 08:20Shëndeti TEMA
Për herë të parë në spitalin e Gjirokastrës,

Një procedurë moderne diagnostikuese është realizuar për herë të parë në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se ekzaminimi me bronkoskopi, shënon një hap të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend dhe rajon.

Nga ky shërbim i përparuar, kanë përfituar deri më tani 30 pacientë me probleme respiratore.

“MIRËMËNGJES

dhe nga Spitali Rajonal i Gjirokastrës, ku për herë të parë është realizuar ekzaminimi me bronkoskopi, një procedurë moderne diagnostikuese dhe terapeutike që shënon një hap të rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në rajon, ku vetëm në pak ditë 30 pacientë me probleme respiratore kanë përfituar nga ky shërbim të avancuar, pa pasur nevojë të udhëtojnë drejt qendrave terciare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 

3 Komente

  1. L
    Luzati

    Bronkoskopia nuk eshte moderne ka 50 vite qe behet ne vending tone,por si eshte katandisur ai Spital eshte vertet "SukseS"

    Përgjigjjuni
    1. D
      Doktori

      Historikisht bronkoskopia eshte bere ne spitalin e Gjirokastres, Permetit e Sarandes. Mos ndoshta behet fjale per fibrobronkoskopi qe per te paren here eshte kryer ne sanatoriumin e Tiranes nga Dr. Albert Sotiri ne vitet 70-te te shek. te kaluar.

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        Sigurisht falas?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje