Numri i përgjithshëm i shtrimeve në spitale në vend ka pësuar rënie për periudhën janar-gusht 2025.
Sipas të dhënave të raportit të 8-mujorit “Për realizimin e treguesve të monitorimit financiar” të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë”, në total për periudhën në spitale numri i pacientëve të shtruar arriti 209,7 mijë të shtruar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i shtrimeve ra 3%.
Por sipas të dhënave disa shërbime të specializuara kanë shënuar rritje të dukshme të shtrimeve, veçanërisht psikiatria dhe kardiologjia.
Në vitin 2025 janë trajtuar 7,543 pacientë në repartet e kardiologjisë, krahasuar me 6,419 pacientë një vit më parë. Numri i pacientëve të trajtuar nga paketat e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë u rrit 17.5%.
Mjekët vjet paralajmëruan se për shkak të nivelit të lartë të ndotjes, mungesës të aktivitetit fizik dhe dëmeve të kequshqyerjes do të ketë tendencë rritëse për simptomat kardiake dhe neurologjike. Faktorë të tjerë sipas Ilir Allkja mjek urgjence, që po ndikojnë në shtimin e numrit të rasteve me simptoma kardiake është rritja e moshës mesatare të popullsisë, por edhe mospërmirësimi i diagnozave të hershme në rrethe.
“Në spitalet universitare të Tiranës, por edhe ato private ka një kërkesë të rritur për trajtime pacientësh me probleme kardiake qoftë ambulatorisht apo edhe në shtrime, kujdes spitalor.
Faktor i parë është plakja e popullatës, e cila bashkëshoqërohet me sëmundshmëri të rritur.
Faktor i dytë është rentabiliteti i ulët i spitaleve bashkiake e ndoshta edhe atyre rajonale. Është fakt që shumë pacientë trajtohen në mënyrë të gabuar nëpër rrethe dhe kjo ndodh për shkak të mungesës së stafit klinik dhe pajisjeve.
Faktor shtesë mbetet fakti që në shumë zona mungon mjeku bazë, ai të familjes, pasi pacientët mbeten të pamjekuar afatgjatë dhe drejtohen tek specialisti në momentet kur problemet janë kronikizuar, përkeqësuar e shpesh janë të pamundura për t’u trajtuar në shtëpi”, thotë mjeku Allkja.
Edhe shërbimi psikiatrik ka shënuar rritje. Për periudhën janar-gusht 2025 numri i pacientëve të trajtuar në spitalet psikiatrike arriti në 1,129 pacientë. Numri i të shtruarve në spitalet psikiatrike është rritur 36%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
Përtej shërbimeve të specializuara, të dhënat për janar-gusht 2025 tregojnë një rritje të numrit të pacientëve edhe në disa shërbime të rëndësishme mbështetëse.
“Në lidhje me rritjen e shtrimeve në psikiatri mendoj se arsyeja kryesore është mungesa e një strategjie kombëtare për të trajtuar ambulatorisht përdoruesit e shumtë të hashashit, alkoolit, drogave më të rënda etj. Jo rastësisht kemi kaq shumë dhunë në rrugë, në familje apo edhe në institucione. Trajtimi i njerëzve që kanë varësi nga alkooli, drogërat duhet të kthehet në emergjencë kombëtare, sipas opinionit tim, pasi vetëm kështu mund të kemi një shoqëri më të sigurt deri në qelizën e saj, në familje”, nënvizon mjeku Ilir Allkja.
Numri i pacientëve që kanë marrë trajtim me dializë është rritur nga 136,986 në 140,509 apo 2.5% krahasuar me 8 mujorin e 2024. Ndërsa njësitë e urgjencës kanë përballuar 97,273 raste apo 3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s.
Po ashtu, është shënuar një rritje edhe në ndërhyrjet për katarakt (kirurgjia e syve), me 2,876 pacientë të trajtuar për janar-gusht 2025, nga 2,497 që ishte numri i tyre në 8 mujorin e 2024-s. Ndërhyrjet në kirurgjinë e syve janë rritur 15%
Depistimi për kancerin e gjirit është rritur rreth 61%. Numri i grave që kanë kryer depistime për janar-gusht 2025 arritur në 3,401 gra. Ndërsa numri i depistimeve për kancerin e qafës së mitrës ka nga 4,706 në 3,225 gra apo rreth 32% më pak se janar-gushti i vitit paraardhës. Teksa numri i pacientëve të trajtuar me radioterapi u ul 4.5%.
Perjshato ato qe pijne droge ! shumica e njerezve ne shqiperi e kane te veshtire ti largohen stresit nga hallet qe ju bien ne jeten e tyre , personale dhe familiare ...normal me ato te ardhura qe marin dhe me jeten e perditshme jo Sociale shoqerore te miresjedhjes ! kalojne ne depresion ! Mungesa e " Humanizmit " ndaj njeri tjetrit eshte nje faktore kryesore ne jete aty ... Ku nje pjese edhe pse e kane ngritur perandorine e pasurive ne kurriz te secilit mund te thuash ! Nuk kane aspak Respekt dhe dhimbshuri per njerzit... por i shohin vetem si " Skllever "

Shume e thjeshte. Varferi e skajshme. Be letrat per kemp - doktori thote nuk e perfiton se fo kafen. Merr ilacet me rimbursim- doktori thote nuk jam ne dijeni: te pyes. Don te blesh nje prone me kredi- hipoteka te merr te pakten dy muaj kohe te kaloje dokumentat he emrin tend derisa kush te shet pronen merzitet. Nafta 1700. Faturistat e dritave dhe ujit jane analfabete, shtojne 0 pa dashje ne fature dhe nga 35 mije shkon 350 mije fatura e dritave. Plus e fundit qe shumica e prinderve jane vetem, kane ik gjith ne emigracion ndersa zotria i gjate po mendon per fatet e botes. Eshte shume i zene te mendoje per fatet e popullit te tij
Po pse do mend pse rritet nr?I cmendi ky kari njerezit,i pashpirti dhe delirant.Fundi botes del ben te zgjuarin ne Londer ketu nuk ka uje ne rubineta me shume se 1/2 vendit plus tjerat
Mos valle e ka fajin vaksina e Covidit?
Shshsht mos i zgjo nga gjumi se do te hidhen ne fyt.
Çfare pret kur shikon çdo dite surratin e Ramiut dhe Saliut.
Un jetoj jasht kur vij ne shqiperi behem me zemer.pse sepse ka nje pabarazi shum Te madhe midis shtrresave.
Nga studimet e fundit eshte dal ne konkluzjon se semundjet e zemres cfaqen nga dy arsyje kryesore ,pa nenvleftsuar edhe disa te dores se dyte . E para stresi qe ne Shqiperi nuk i shmangesh dote, sado mire te jesh ekonomikishte . E dyta mos ushqyerja me produkte efikase . Shqiptaret ushqehen me produkte importi te kategorise se tret . Shkoni ne fshat e bisedoni me ta . Pyeteni cfare konsumoni . Vetem prodhime te fshatit . Pyeteni, a u ka ardhur ndonjehere ambulanca ne fshat per urgjenca me te semur nga zemra . Nuk dim ndonje bashkfshatar tonin ,por per raste te tjera ne shkojme vete per vizita . I kini pare se cfare fytyre kane . Plot shendet e shkelqim .
Patsaj po te shikoshe se kush eshte ne Parlament ketu e 35 vite ! Kriminelet me kryesore ne Parlament ! ne vend te ishin ne Burg te perjetshem.... per vrasjet - vjedhjet qe i beni shqipetareve me Firmat piraidale - pse harohet viti 1997 ! pse haron se sa Familie varosen njerezit e tyre qe u vrane dhe sa jane vrare deri me sote - dhe sa po vriten dita dites me Armet e penecilines qe dha urdher te hapen depot e Armeve ! dhe vete Ciceron dhe ligjeron dhe kerkon Drejtesi ! popull i mbaruar komplete.... perjasht nej pakice qe mundohen te hiqen se po jetojne mire....mos flasim per miliarderet kriminele qe i vune pasurite nga gjaku i secilit shqiptare.....po me ata ish Politikane qe jane larguar nga Politika apo i kane larguar ! si jetojne si sheik ..... me pasurite qe i kane vene.....por gjumin se bejne rehat, se ne jastekun ku vene koken dhe flene mban hera gjake dhe gjake i shqiptareve ..... i shqiptareve qe punuan tere jeten dhe mezi mbyllin fundin e muajt .... dhe me broxhe.... Pastaj thoen shqiperia do behet..... po se Caucesku eshte akoam gjalle ! Sadami po ashtu dhe Kadafi akoma gjalle jane ne shqiperi.....

Kalojne 200 betoniere ne dite. Ndertime kullash pafund. Makina plehra rrangalle hyjne ne vend dhe kam pare jevg qe mblidhte plehrat dhe me pas hypte ne makinen e parkuar dysh me kazanin. Motorra papaq pa fund. Ndotje akustike tmerr. Ca prisni? Normal qe do kene probleme njerezit se nuk jetojne ne Surrel te gjithe.