Shqiptarja e suksesshme në fushën e mjekësisë në Kanada fiton çmimin "Hall of Fame"(CMHF)

29 Gusht 2022, 18:06Shëndeti TEMA

Shqiptarja e suksesshme në fushën e mjekësisë në Kanada

Qendresa Sahiti, studentja shqiptare nga Prishtina, është vlerësuar me çmimin kanadez Mjekësor ‘Hall of Fame’ (CMHF), më 25 gusht 2022.

Ky çmim vlerëson studentët e mjekësisë që tregojnë potencial të jashtëzakonshëm si liderë dhe novatorë të ardhshëm të kujdesit shëndetësor në Kanada.

“Është një nder i jashtëzakonshëm të jesh në mesin e kaq shumë udhëheqësve frymëzues që krijojnë ndryshime pozitive në mjekësi dhe më gjerë”, thotë Qendresa Sahiti, fituesja e çmimit 2022 të Hall of Fame Mjekësore Kanadeze nga Dalhousie.

“Jam e frymëzuar dhe e motivuar nga kontributet e tyre dhe pres me padurim mundësitë unike për lidhje dhe mentorim të paraqitura nga ky çmim. Jam shumë mirënjohës që jam njohur për punën time dhe shpresoj ta përdor këtë çmim jo si një trofe, por si një burim motivimi për të vazhduar punën e përdorimit të privilegjit tonë për të ngritur lart të tjerët”.

E lindur në Prishtinë, Kosovë, Qendresa është e apasionuar pas barazisë shëndetësore, përfshirjes dhe avokimit të komunitetit, si dhe përmirësimit të mjedisit post-sekondar

Ajo ka një diplomë ‘Bachelor’ në Neuroshkence dhe një certifikatë në Lidership dhe Komunikim në Shkencë nga Universiteti Dalhousie.

Po ashtu, ajo ka botuar dhe paraqitur kërkime në traumat dhe paraardhësit e sëmundjeve mendore, edukimin mjekësor dhe mjedisin e të mësuarit, dhe kryqëzimin e artit dhe shkencës.

Si një emigrante dhe ish-refugjate, ajo është veçanërisht e interesuar për shëndetin e të sapoardhurve dhe ka qenë e përfshirë shumë në organizata që mbrojnë mirëqenien e popullatave të margjinalizuara.

“Udhëheqja e kujdesit shëndetësor paraqet mundësinë për të identifikuar jo vetëm nevojat e popullatave të margjinalizuara, por për të ndërmarrë veprime dhe punë për të mbështetur këto grupe".

Qendresa Sahiti, është ndër 10 fituesit e Çmimit Kombëtar të Ekselencës për të diplomuarit e vitit 2020 në Kanada.

Duhet theksuar se ajo është e diplomuar me titull nderi nga dega e Shkencave neurologjike, nga Dalhousie University, Kanada.

Qendresa sapo është certifikuar dhe në “Udhëheqje Shkencore dhe Komunikim”. Ajo është vlerësuar si një rast suksesi nga Shoqata për Arsimin e Lartë, si brezi i parë në Kanada e ardhur me familjen e saj si refugjatë.

Qendresa u rrit me vlerat e rëndësisë së komunitetit. Ajo kontribuon në forcimin e lidhjeve në komunitetin e saj, duke shërbyer si mentore dhe vullnetare në organizatat e shëndetësisë dhe avokatisë.

Qëndresa është përfituese e Bursës Studentore Kombëtare 3M dhe Bursës TD për Lidership në Komunitet. Si një anëtare e 3M, ajo ndihmoi në krijimin e CANnect, një qendër kombëtare e burimeve për mbrojtjen e studentëve në internet.

9 Komente

  1. S
    Sara

    te lumte Qendrese!

    1. v
      vang

      Na behet zemra mal kur degjojme per suksese te shqiptareve kudo ne bote,sepse boll turperohemi nga emra qe vec na ulin koken dhe na turperojne.Uroj suksese te metejshme Z SAHITAJ.

      1. T
        Totololi

        Krahasoheni me Vildanen icik po ju a mbajti. As sa gjysma asaj nuk eshte. Kot fare. Ne dum byth, gjoks, kokboshe, jo si kjo.

        1. E
          Ernesta

          Bravo! Kenaqesi!

          1. U
            Uda

            Bravo! Terheqte kemben dhe per femijet e mi!

            1. S
              Spiuni IM

              Hall of fame ose wall of fame student në disa universitete eshte thjesht nje pergezim ne forme stimulimi qe i behet nje studenti te mire. Keto tituj jepen nje here në muaj tek studentet qe plotesojne kriteret.

              1. S
                Shkodrani

                Sa per dijenine tende nga me shume se 266 mije studente te dipllomuar ne Kanada ne 2020, kjo Vajza "jone" eshte ne 10 me te miret. Duhet te dish qe te arrish aty eshte pothuajse e pamundur. Konkurrenca eshte e tejskajshme dhe puna fillon qe kur je ne kopesht dhe e gjith kjo e bashkuar me nje intelekt me te cilin me pak se 1% e njerezve kane. Ndoshta xhelozia te nxe syte dhe te erreson logjiken, prandaj dhe flet keshtu. Ajo eshte krenari dhe nder i kombit. Keto jane vlerat qe duhet te edukojme brezin e ri. Mjaft me me kriminalitet e prostitucion dhe propaganden skandaloze ne te gjitha mediat.

              2. d
                dallaveri

                o spiun sa nxjer zeher mundohu te nxeresh sheqer mor vllai

                1. K
                  Këshilltari Presidentit BEGAJ

                  Mjeksia nuk bënë për këta të bukurat, shi në plazh.

                  Lini një Përgjigje