Një nga format më vdekjeprurëse të kancerit është tumori i trurit Glioblastoma Multiforme (GBM). Është një sëmundje e rrallë, me rreth 28.000 raste të diagnostikuara çdo vit në Bashkimin Evropian dhe SHBA, mbijetesa mesatare ndaj të cilit nuk e kalon 1 vit, pavarësisht nga trajtimi.
Më pak se 30 për qind e të rriturve të diagnostikuar me GBM, mbijetojnë 1 vit pas diagnozës, dhe vetëm 3 për qind e pacientëve jetojnë më shumë se 5 vjet. Trajtimi standard aktual për GBM përbëhet nga operacioni kirurgjikal, i pasuar nga radioterapia dhe kimioterapia.
Ndërhyrja kirurgjikale ndaj GBM, ndihmohet nga përdorimi i barnave fluoreshente fotosensibile (PS), të cilat përdoren në mënyrë konvencionale për terapinë fotodinamike.
Një i tillë është Protoporfirina IX (PpIX), një metailaç i Acidit 5-aminolevulinik (5-ALA) që merret gjatë ciklit të trajtimit biokimik.
Tani kjo është një praktikë standarde, e miratuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe Agjencia Evropiane e Barnave. Goditja e saktë me rreze e tumorit mund të rrisë ndjeshëm mbijetesën e pacientit.
Por shkencëtarët në Institutin e Kërkimeve të Kancerit në Spitalin Universitar të Oslos Norvegji, së bashku me kolegët e spitalit Demokritos në Athinë, Greqi, kanë zbuluar se përveç të qenit një ilaç fotosensiv, 5-ALA është gjithashtu një frenues i fuqishëm i glikolitit, enzima laktat dehidrogjenaza (LDH).
Ky është një zbulim shumë i rëndësishëm, pasi shumica e qelizave tumorale marrin energji nga glikoliza, apo zbërthimi i glukozës, në kontrast me qelizat e shëndetshme të cilat kryesisht e marrin energjinë e tyre nga frymëmarrja.
Ndërprerja e glikolizës në qelizat e kancerit, mund t’i detyrojë ato të vdesin, pasi nuk janë në gjendje të mbulojnë nevojat e tyre për energji nga burime të tjera. Kjo është një qasje e mirë në terapinë ndaj kancerit, dhe LDH është identifikuar si një objektiv i vlefshëm në shumë strategji kundër kancerit.
Avantazhi i 5-ALA si frenues i LDH, dhe rrjedhimisht i glikolizës, është se akumulohet në mënyrë specifike në tumoret GBM, pra dhjetëra herë më shumë sesa tek qelizat normale. Prandaj ndodh prishja e procesit zbërthimit të “sheqerit” në qelizat GBM, dhe kjo mund të çojë në vdekjen e tyre.
Ky zhvillim hap rrugë të reja për trajtimin e GBM dhe gjithashtu potencialisht për llojet e tjera të kancerit. Dr.Teodosis Teodosiu, udhëheqës i ekipit studimor tha: “Ne jemi të kënaqur që e kemi zbuluar këtë veçori alternative të 5-ALA. Fakti që 5-ALA është miratuar për zbulimin e gliomave malinje dhe GBM i bën gjetjet tona më të vlefshme dhe më të lehta për t’u përdorur gjatë terapive.
Për qëllime gjurmimi, 5-ALA përdoret tek pacientët për disa orë, gjë që nuk është e mjaftueshme për të vrarë qelizat kancerogjene nga ndërprerja e glikolizës. Megjithatë, përdorimi i zgjatur për një ose disa ditë mund të çojë në rezultate befasuese, madje edhe kuruese për një sëmundje që është aktualisht e pashërueshme dhe vdekjeprurëse.CNA.al
Shkenca nuk shëron kancerin, e dëmton me Chimiothérapie, duke cënuar dhe organe tjerra deri sa sistemi nervor pëson hemoragjie cérébrale.
Nese ndalohet ai SALA ne mes te trurit po u sherojka kanceri, ky qenka nje zbulim gjenital!!!