Sindroma e rrallë që shfaqet pas të 30-ave dhe “bllokon” lëvizjen

13 Dhjetor 2022, 19:51Shëndeti TEMA

Sindroma e rrallë që shfaqet pas të 30-ave dhe

Një në 1 milion persona preken nga një sindromë e veçantë pasi kalojnë të 30-at.

Bëhet fjalë për sindromën St-Person”ose ndryshe “Njeriu i ngurtë”,  që është një sëmundje neurologjike që ngurtëson lëvizjet e gjymtyrëve. Sindroma zakonisht shfaqet midis moshës 30 dhe 60 vjeç , ndërsa simptomat mund të ndryshojnë nga pacienti në pacient. 

Disa pacientë mund të përfundojnë deri në paralizë pasi muskujt ngurtësohen dhe ecja vështirësohet. Megjithatë simptomat prekin dhe pjesën e trurit, pasi gjendja shkakton ulje të niveleve të aminoacidit që vepron si neurotransmetues, gjë që më pas sjell një fazë të agravuar të depresionit.

Duke qenë se është e rrallë si sëmundje, diagnostifikimi i sindromës “Stiff-Person” mund të marrë kohë. Fatkeqësisht, nuk ka shërim për sëmundjen dhe medikamente të tilla si qetësuesit, relaksuesit e muskujve dhe kortikosteroidet mund të ndihmojnë në lehtësimin e ngurtësimit dhe simptomave të tjera. Terapia profesionale , fizioterapia  dhe hidroterapia gjithashtu mund të kenë efekte pozitive.

Lini një Përgjigje