Gripi stinor dhe koronavirusi, si të mbroni veten nga pandemitë këtë dimër?

1 Dhjetor 2022, 12:48Shëndeti TEMA

Gripi stinor dhe koronavirusi, si të mbroni veten nga pandemitë

Në një kohë kur Britania e Madhe po përballet me një dopio-pandemi të Covid-19 dhe rrufës në dimër, jini të sigurt që të jenë vaksinuar për të dyja.


Në një kohë kur moti sa po vjen dhe po bëhet më i ftohtë, vihet re një rritje e ndjeshme e numrit të të prekurve me gripin stinor dhe koronavirusin.

Sipas statistikave zyrtare, miliona britanikë kanë marrë tanimë të tria dozat e vaksinës, që i mbron ata nga këto viruse, por gjithashtu ul edhe rrezikun që të sëmuren rëndë prej tyre.


Mbrojtja juaj më e mirë

Të dyja viruset janë kërcënuese për jetën. Gripi vret rreth 11 mijë persona në një vit në Angli dhe hospitalizon me mijëra të tjerë.


Dhe shumë prej tyre, infektohen me të dyja viruset në të njëjtën kohë.

Rrisni mbrojtjen nëse jeni tashmë të sëmurë

Për ata, të cilët vuajnë nga sëmundje të sistemit imunitar dhe ato kronike, është e këshillueshme të marrin masa, pasi koronavirusi dhe gripi përbëjnë rrezik të shtuar për shëndetin e tyre.

Mbroni beben tuaj

Nënat shtatzëna janë të këshilluara që të marrin të dyja vaksinat për të mbrojtur jo vetëm veten e tyre, por edhe fëmijën në bark.


Vaksinat në fjalë ulin rrezikun e komplikimeve serioze gjatë shtatzënisë. Gratë shtatzëna, të cilat preken nga koronavirusi dhe nuk janë të vaksinuara, janë të destinuara që të kryejnë lindje të parakohshme.


Kujdes edhe fëmijët e rritur
Fëmijët 2-3 vjeçarë gjithashtu duhet të jenë të mbrojtur nga gripi, çka mund të sjellë komplikime serioze në aparatin respirator, gjë që vihet re më së shumti në dimër.

1 Komente

  1. U
    Uaaa

    Uaaa gripi erdhi perseri pasi u zhduk per 2 vite. Cudi te gjitha gazetat e botes thone te njejtin lajm.

    Lini një Përgjigje