Varësia rrallëherë shfaqet në mënyrë dramatike. Në të shumtën e rasteve ajo nis pa u kuptuar: një gotë verë për t’u shplodhur pas pune, një ritual i padëmshëm e që, madje e shohim si diçka që e meritojmë pas një dite të lodhshme. Dr. Sonila Bitri – mjete toksikologe dhe adiktologe – shpjegon në episodin e radhës të Apostrof Podcast se problemi nuk është te pija në vetvete, por tek momenti kur konsumimi i saj fillon të kushtëzojë ritmin e ditës tonë.
Ajo çfarë ka rëndësi është momenti i ndryshimit kur një substancë e caktuar nuk është më diçka që ne zgjedhim ta konsumojmë, por fillon ajo vetë të na komandojë dëshirat tona. Nëse alkooli kthehet në përcaktues të një mbrëmjeje me miqtë në vend që të shërbejë thjesht si shoqërues i saj, duhet kuptuar se diçka ka ndryshuar në ekuilibrin tonë të brendshëm.
Sipas Dr. Bitrit, kjo fazë e hershme është thelbësore sepse jemi ende në kohë për ta manaxhuar me përpjekje minimale si: vetëdijësimi, biseda, ndryshime të vogla të rutinës, ndoshta psikoterapi për një kohë të shkurtër, duke shmangur nevojën për përdorimin e medikamenteve.
Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast: Çfarë e shkakton varësinë dhe si mund të dalim prej saj? | Dr. Sonila Tivari | Apostrof #46